RSS

Christoph Darbelley: Raporti i Martyt është shumë i vështirë

1 Janar 2011

-Lajmet-


Intervistë ekskluzive me Christoph Darbelley, kryetar i Partisë Popullore Demokristiane në Zvicër (CVP), e cila ka dy ministri në qeverinë zvicerane, si dhe 57 deputetë në dhomën e madhe.

Christoph Darbelley: Raporti i Martyt është shumë i vështirë

Raporti i Dick Martyt në këtë fundjavë, ka qenë një ndër temat më bombastike, thuajse në të gjitha mediat tona, si të shkruara dhe në ato elektronike, por edhe në ato zvicerane e ndërkombëtare, janë pasqyruar shumë shkrime në lidhje me këtë raport. Se çka në të vërtetë komentoi pala shqiptare dhe disa nga ato ndërkombëtare, i kemi lexuar, por ne siguruam edhe nga një bashkëbisedim, nga dy personalitete zvicerane me ndikim që janë në këtë shtet mik të kombit tonë, siç është Zvicra. Bashkëbisedi ynë u mundësua kësaj here me z.Darbelley nga z.Zenel Neziri, kryetar i shoqatës “Medvegja” me seli në Valis. Z.Darbelley, edhe pse ishte shumë i zënë me punët e tija, ai pranoi të bashkëbisedoj, në lidhje me kërkesën tonë. Ta përcjellim bashkëbisedimin tonë me këtë personalitet të respektuar.


Zenel Neziri,Christoph Darbelley,Agim Sadiku,,Dashnim Hebibi

“Unë besoj se nuk duhet të fokusohemi në një person. Se çka thuhet në këtë raport, ne duhet ta shohim, nuk mund ta interpretojmë çdo fjali, nuk do të paragjykojmë. Në Zvicër, ky raport, nuk mundet të krijojë një marrëdhënie jo të mirë mes shqiptarëve dhe zviceranëve, pra marrëdhëniet tona janë shumë stabile”-tha ndër të tjera, z.Darbelley gjatë bashkëbisedimit tonë.

Si e komentoni raportin e Dick Martit?

Christoph Darbelley: Unë e kam marrur ashtu si e kam lexuar komplet raportin. Eshtë raport shumë i vështirë, nuk guxoj ta gëzoj këtë raport, e as të flas me paragjykime. Siç dihet, ka pasur luftë nëmes Serbisë dhe Kosovës, kjo ka mundësi që të çoj edhe në një politikë jo stabile, por edhe për mua edhe për kryeministrin Thaqi, nuk është gjendje e mirë, por nuk duhet tani të mendojnë të kaluarën, por të punojnë për të ardhmen, për ekonomi më të mirë, shëndetësi, e të zhvillojnë arsimin. Se çka ka ndodhur, nuk them se është e parëndësishme, por nuk duhet të mirremi gjithmonë me luftën, por të synojmë për të ardhmen e mirë.

Për të njejtat akuza janë zhvilluar disa herë hetime dhe gjithmonë ka rezultuar, se nuk janë gjetur prova. Pse sërish të hapet kjo çështje?

Christoph Darbelley: Kjo është e drejtë, që edhe më vonë të inicohen akuzat, nëse ka ndodhur në të kaluarën. Prokuroria punonë në këtë drejtim dhe ky rast të mos merret me paragjykime. Ky raport nuk ka të bëjë me një person, por me një shoqëri, dhe prandaj, duhet të shkojë në mënyrë të sigurt, por jo me paragjykime.

Për të njejtat akuza janë zhvilluar disa herë hetime dhe gjithmonë ka rezultuar, se nuk janë gjetur prova. Pse sërish të hapet kjo çështje?

Christoph Darbelley: Unë nuk e njoh këtë situatë, por siç ju thashë, këtë raport e kam lexuar, e kam marrur, pra nga gazetat, por këto gjëra sigurisht, se janë një mundësi që të informohem deri diku. Është një rast i mirë, që në rubrikat ndërkombëtare të mediave vizuele, që ata të marrin informacione sa më të sakta, për poltikën kosovare dhe luftën që ishte në Kosovë. Ky raport është diçka e re, deri më tash nuk kemi pasur raporte të ngjajshme për transpatim organesh apo për diçka tjetër. Kjo, që njëra anë nuk është e kënaqur me këtë raport, është shumë normale, por nuk mundem të them, se nuk është ashtu, gjersa të zbardhet në përpikshmëri për atë që përmbanë ai raport.

Mediet kosovare kanë publikuar fakte të fuqishme vizuale që tregojnë, se agjentët e shërbimeve intelegjente serbe kanë tentuar të blejnë dëshmi të rrejshme për kinse shitjen e organeve në shtëpinë e verdhë në Shqipëri. Si e konsideroni këtë?

Christoph Darbelley: Është me rëndësi që në bisedime të flitet për gjëra teknike. Nuk mund të them, se Dick Marty është në njërën anë, por ai është i njohur në politikën normale dhe nuk besoj, që ai mund të ndikojë në njerën anë apo tjetrën, por njeriu mund ta interpretojë ndryshe. Duhet ti japim mundësi Kosovës, kjo është vërtetë një situatë, që të punohet shumë. Koha e luftës ka qenë shumë e vështirë për popullin tuaj.

Pse ky raport vjen tash mu në kohën e pas zgjedhjeve dhe në kohën kur duhet të fillonin bisedimet me Serbinë?

Christoph Darbelley: Nuk besoj që ky raport, mund ta dobësojë njërën palë. Por, kuptohet, se në një bisedim, njëra anë mund të dobësohet, por Kosova nuk duhet ta mbivlerësoj Serbinë, sepse është një shtet i pavarur. Gjithashtu Kosova, është një shtet sovran, e pra Zvicra e ka njohur këtë shtet me kohë, bile është një ndër të parët, që e ka njohur pavarësinë e saj. Ne nuk jemi kundër Kosovës, por jemi për një zhvillim të Kosovës, për një perspektivë të rinisë në Kosovë dhe nuk dëshirojmë që të mendohemi, se a kemi bërë mirë, që e kemi njohur këtë shtet.

A mund te konsiderohet, se kjo është bërë për të dobësuar pozitën e palës kosovare në bisedime karshi palës serbe?

Christoph Darbelley: Natyrisht, se kjo situatë mund të shpije në një tension nëmes Serbisë dhe Kosovës. Kjo ëshë një situatë pas shumë vitesh, pasi ka përfunduar lufta, duhet të jeni të qetë, e nëse dikush ndjehet i ofenduar, atëherë duhet ta kalojnë përmes bisedimeve. Kjo mund të shpije në një komplikim, mirëpo duhet të kalohet përmes dialogut. Nuk dua ta mbivlerësoj. Ka një krahasim mes shqiptarëve dhe zviceranëve, ju jeni të huajt e dytë në Zvicër për nga popullata. Zvicra funksionon ndër të tjerat edhe përmes punëtorëve shqiptarë, që janë të shumtë në të gjitha punët. Shqiptarët kanë njerëz dinamikë dhe Zvicra ka nevojë për këta njerëz . Ka një pakicë e Kosovës që kanë probleme me integrimin, por kjo pakicë është negative edhe për zviceranët, si dhe dhe për shqiptarët në përgjithësi, sepse i japin imazh të keq. Unë besoj në të ardhmen e Zvicrës, besoj te kosovarët që jetojnë në Zvicër. Popullata zvicerane gjithmonë e më shumë po plaket dhe kjo do të thotë, qe neve na nevojitet popullata e re zvicerane. Kosovarët që këtu shkollohen janë të dëshirueshëm për këtë shtet, e respektojnë ligjin dhe janë të sjellshëm. Shumë prej shqiptarëve kanë marrur edhe shtetësinë zvicerane.Ka edhe nga ata që janë të angazhuar në fushën politike të vendit tonë dhe kjo është një pikë shumë e rëndësishme për të dyja palët.

Shqiptarët në Zvicër janë komuniteti i katërt për nga madhësia. Sa i ka tensionuar raportet mes komunitetit kosovar dhe atij zviceran ky raport?

Christoph Darbelley: Ne kemi shumë marrëdhënie të mira me shqiptarët, përshemebull në rajonin tonë, unë isha i ftuar në një festë të shqiptarëve, konkretisht për ditën e flamurit, kjo ishte për mua një ditë shumë e veçantë, unë para se të shkoja, pritja, se atje do të jetë vetëm një apero me 12 persona, por aty ishin qindra persona, familjarë dhe këtë nuk e kam pritur kështu t’ju them sinqerisht. E këto marrëdhënie, do ti ruaj edhe në të ardhmen, unë e njoh kryetarin e shoqatës « Medvegja » Zenel Neziri, që është i integruar në shoqërinë tonë, ai ruan kulturën e tij dhe kur e shoh këtë kulturë të pasur është shumë me rëndësi që njeriu duhet ta dijë se nga vjen, se çfarë marëdhënie sociale ka dhe kjo është shumë me rëndësi edhe për ne zviceranët. Gjithashtu, edhe në partinë tonë kemi anëtarë nga Kosova. Me anë të kësaj, ne mundemi të njihemi shumë më mirë dhe kjo është shumë me rëndësi, që ne kur nuk njihemi, mundemi të marrim paragjykime negative për kosovarët dhe atëherë nuk do të ketë asnjë problem. Nuk mund të them se ka njerëz që janë të involvuar në dhunë, por ne duhet të punojmë së bashku, që këto gjëra negative ti largojmë.

Marti në raport akuzon edhe SHBA-të për ndihmën që i kanë dhënë Kosovës. A mund të jetë edhe kjo pjesë e prapavijës së këtij raporti që të bëhet presion te SHBA, në mënyrë që roli i saj të dobësohet në proceset e ardhshme në Ballkan dhe posaqërisht në Kosovë?

Christoph Darbelley: Në çdo fjalë dhe periudh mund të jetë ashtu, unë nuk jam zëdhënës i SHBA-ve, por për shumë dekada amerikanët kanë bërë gjëra të mira dhe Zvicra është shtet neutral, pra Zvicra nuk ka të drejtë të paragjykojë dhe amerikanët nuk edhe engjull, e këtë e dinë çdo njeri.

Pala kosovare ka paralajmëruar se do të ngre padi kundër Martit. Si e komentoni?

Christoph Darbelley: Unë besoj, se nuk duhet të fokusohemi në një person. Z.Marti është njeri shumë i zoti, ai ka bërë punët shumë mirë, ai është i respektuar në parlament dhe është person shumë i zoti, se çka thuhet në këtë raport, ne duhet ta shohim, nuk mund ta interpretojmë çdo fjali, nuk do të paragjykojmë. Në Zvicër, ky raport, nuk mundet të krijojë një marrëdhënie jo të mirë mes shqiptarëve dhe zviceranëve, pra marrëdhëniet tona janë shumë stabile.

Ambasadori i Kosovës në Zvicër ka dhënë disa intervista në mediat zvicerane. Sa kanë ndikuar në opinion e këtushëm?

Christoph Darbelley: Unë e kam parë që ështe komentuar shumë, ai e përfaqëson Kosovën në Zvicër. Pasi që kemi shumë shqiptarë në Zvicër, mbi 200.000, ky person tregon në të vërtet se çka ka ndodhur. Kjo është shumë me rëndësi dhe jep një pasqyrë të mirë. E ne këtu në Zvicër, kemi nga disa shtete, që nuk i njohim ambasadorët e tyre. Ai flet për situatën, që të mbretëroj qetësi dhe nuk mundet të ketë mos marrëveshje mes shqiptarëve dhe zviceranëve, ne duhet të shikojmë për të ardhmen. Ai ka një shancë që të jap pasqyrën e qartë të Kosovës. Ne duhet ta pranojmë se është problem i rëndësishëm, por edhe zviceranët pas luftës së dytë botërore nuk mundeshin ta kuptonin, se çfarë roli ka pasur Zvicra. Nuk është e mundur që të ketë ndodhur gjithçka, se çka thuhet në raport pa u vërtetuar.

Flm që keni ndarë kohë për ne për këtë bashkëbisedim. Në emrin tim dhe në emër të stafit tonë, ju falënderojmë dhe ju urojm festat e fundvitit.

Christoph Darbelley: Ju lutem ishte kënaqësi.

Intervistën e realizoi: Dashnim Hebibi, Valis-Zvicer

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply