RSS

Delegacioni nga Medvegja,Bujanoci e Presheva njofton kryenegociatoren Tahiri për problemet e shqiptarëve

9 Prill 2011

-Lajmet-

Delegacioni nga Medvegja,Bujanoci e Presheva njofton kryenegociatoren Tahiri për problemet e shqiptarëve në këto komuna
 
Prishtinë,8 prill(medvegja.net)
 

 

 
Riza Halimi deputet popullor ne parlamentin republikan,Galip Beqiri Kryetar i Këshillit kombëtar shqiptar,Shaip Kamberi Kryetar i Komunës së Bujanocit,Rami Zulfiu Kryetar i Unionit Demokratik shqiptar,Fehmi Beha përfaqësues nga Komuna e Medvegjës dhe Arbnora Ahmedi Sekretare e Këshillit Kombëtar u takuan me Zv.Kryeministren Edita Tahiri.

Në takim u bisedua për gjendjen aktuale në Luginë të Preshevës. Delegacioni nga Lugina njoftoi z.Tahiri në hollësi me të gjitha problemet me të cilat përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës siç janë: njohja e diplomave nga Republika e Kosovës e që u konsiderua si çështje prioritare, qarkullimi i lirë i qytetarëve, pranimi i dokumenteve të ndryshme nga Serbia, që lëshohen nga organet zyrtare të Kosovës e të tjera, mundësia për investime simbolike në Luginë, problemet e ndryshme rreth pensioneve, çështja e shqiptarve të shpërngulur nga Medvegja ku Qeveria e Serbisë nuk i krijoi kushte për kthim në vendlindje.
Ndërkohë që Riza Halimi e potencoi edhe çështjen e disa personave të vrarë dhe të varrosur në Luginë gjatë kohës së bombardimeve ku familjarët kërkojnë që të bëhet rivarrimi i tyre në vendlindje, zv.kryeministrja Tahiri i’a ofroi mundësinë të jenë në kontakt me personat kompetent për zgjidhjen e këtij problemi. Pjesëtarët e këtij delegacioni potencuan se “angazhimi ynë është që të mos jemi të harruar, ti mbajmë shqiptarët atje, po mundohemi me qenë realist, duke u angazhuar atje dhe duke bashkpunuar mes vete”.

Kryesuesja e delegacionit për bisedime teknike me Serbinë theksoi se dialogu është me karakter teknik dhe jopolitik, natyra e bisedimeve është teknike. Duke zgjedhur probleme teknike mund të ketë pozitivitet.Ne si Qeveri në mbështetje të SHBA-ve dhe BE-së për arsye të integrimeve evropiane kemi pranuar të dialogojmë me Serbinë, temat janë praktike. Nëse hapim tema për reciprocitetin, për ata është e mirëseardhur me qëllim që të vihet në diskutim statusi i Kosovës për arsye se Serbia ka skenaret e veta për shkëmbim territoresh, territoret shqiptare nuk mund të shkëmbehen, por nëse dëshirojnë të preken kufijtë edhe kanë mbështetje ndërkombëtare ne mezi presim. Unë iu kam thënë: ”Prekja e kufijve, bëhuni gati për tërë Ballkanin”. Nëse një përqindje shumë e ulët e serbëve kërkojnë autonomi, atëherë shqiptarët e Maqedonisë me mbi 30% do të kërkojnë Republikë.

Krejt në fund të takimit Zv.Kryeministrja Tahiri i falenderoi për vizitën duke thënë se një bashkpunim i ndërsjelltë është i mirëseardhur si për ne ashtu edhe për shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Takimi u mbajt disa ditë para fillimit të raundit të dytë të bisedimeve mes dy delegacioneve negociuese, kosovare dhe serbe. /presheva.com/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

One Response to “Delegacioni nga Medvegja,Bujanoci e Presheva njofton kryenegociatoren Tahiri për problemet e shqiptarëve”

  1. Gurbetqari Says:

    Ne mes te Lugines dhe Kosoves nuk ka me bjeshke qe i ndajne,por, vetem rruge qe i bashkon. Kurse, udheheqsit e tri komunave te Lugines dhe Deputeti Halimi,po e ngritin lavdine e vet duke punuar per lirine dhe dinjitetin e Popullit. Lugina i ka udheheqesit sipas shtatit te vet, por, edhe dy Shtetet Shqiptare qe e perkrahin dhe ndihmojne.

Leave a Reply