Dënim i dhunës në Medvegjë
Prishtinë, 21 nëntor(medvegja.net)
Sot, në Prishtinë, pas zhvillimeve dramatike në komunën e Medvegjës, në veçanti pas keqtrajtimit fizik të Sokol Ismajlit dhe tërë familjes së tij nga dhuna e shfrenuar policore serbe, veprimtarët nga Medvegja – Ajet Duli dhe Jonuz Fetahu, u takuan me Liburn Aliu, Deputet i Parlamentit të Kosovës nga Lëvizja “Vetëvendosje”, me qëllim të analizës së situatës atje dhe për hapat eventualë që duhet të ndërmerren me këtë rast.
Në këtë takim konstruktiv dhe të dobishëm u shpreh gatishmëria për përkrahje dhe mbështetjeje të dyanshme, ndërkaq doli ideja që subjektet politike dhe jopolitike të Medvegjës, në veçanti, por edhe të Kosovës Lindore, në përgjithësi, të ndërmarrin hapa konkretë në sensibilizimin e çështjes, me shprehjen e revoltës, duke mos i përjashtuar as protestat popullore./medvegja.net/



21 Nëntor 2011
-Lajmet-