Autoritetet serbe paralajmëruan sot se do të shqiptohen dënime për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe ata boshnjak e mysliman që bojkotojnë regjistrimin e popullsisë që ka nisur prej sot në Serbi.
Zëdhënësi i Qeverisë serbe, Sllobodan Homen deklaroi se shteti do të gjobis qytetarët që bojkotojnë regjistrimin me para dhe se dënimet parashihen prej 20 mijë deri në 50 mijë denarë për qytetarë, informon agjencia e lajmeve INA.
“Vlerësojmë se ka kaluar koha kur qëndrimi politik i pakicave kombëtare, në raport me shtetin, pasohej me bojkote ndaj shteti, dhe për këtë ishim dëshmitarë gjatë viteve të 90-ta, sidomos në Kosovë. Serioziteti i një shteti shihet tek zbatimi i plotë i ligjeve, që parasheh edhe masat ndëshkimore. Në këtë aspekt do të sanksionohen të gjithë ata që bojkotojnë regjistrimin dhe nuk përgjigjen në dhënien e informacioneve”, deklaroi Homen.
Ai tha se ata që kanë vërejtje duhet ti drejtohen organeve përgjegjëse të regjistrimit dhe jo të thirrin në bojkot.
Lidhur me këtë kërcënim të autoriteteve shtetërore të Beogradit, deri tani nuk është deklaruar asnjë përfaqësues politik i Luginës së Preshevës, ndërsa qytetarët janë shprehur në huti me kërcënimet e Qeverisë. (INA)


1 Tetor 2011 at 6:07 pm
“Autoritetet serbe”, nese dojne, do te shqyptojne demime per Shqiptaret e Lugines. Dhe… le te shqyptojne. Shqiptaret jane te mesuar me denime te tilla, madje, edhe jane imune ne to. Sepse, ata denohen per cdo gje: “per shkelje drastike” te rregullave ne komubnikacion (sepse, e kane nga maqinen 0,5 kilometra me shume se eshte parapa), denohen per “vepra qe nuk i kane be ose te cilat vet institucionet i montojne- sidomos ne Medvegje,provokohen ne vende publike, kurse, institucionet (policia e gjyqet) denojne jo fajtorin-por Shqiptarin, u mohohet ne menyra me te pacivilizuar diplomat dhe profesioni, u mohohet e drejta ne arsim e ne mesimin e historise e kulktures nacionale… u mohohet e drejta themelore njerezore- e drejta per pune… Per cka krejt nuk denohen Shqiptaret e Lugines?!
Shqptaret e Lugines, duhet te qendrojne pas vendimit per bojkotimin e ketij “regjosttimi”, kete duhet thene shume qarte, sepse Shteti i Serbise, me kete, don te legalizoje gjendejen e tanishme dhe te “beje asimilimin ne leter” te Shqiptareve te Lugines, te cilet i kane debua nga pronat e veta me dhune e presione te ndryshme.
Shqiptaret e Lugines, eshte mencuri, duhet te mos jene pjese e ketij regjistrimi qe behet ne demin e tyre. Por, te respektojne vendimin, pa frik dhe me dinjitet.