Liburn Aliu: Qeveritarë, derisa po vazhdoni negociatat,Presheva,Medvegja dhe Bujanoci po zbrazet
Prishtinë,03 qershor(medvegja.net)
Deputetët në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës së sotme ka diskutuar edhe për çështjen e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, për të cilët deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu ka thënë se po përballen me dhunë dhe terror nga pushteti serb, si pasojë e të cilës dhunë po detyrohen të largohen.
“Të nderuar qeveritarë, derisa po vazhdoni negociatat, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci po zbrazen”, ka thënë Aliu në Kuvendin e Kosovës.
![]()
Fjalimi i plotë i Liburn Aliut në Kuvendin e Kosovës:
Të nderuar deputetë,
Do të flas për situatën aktuale në Preshëve, Bujanoc dhe Medvegjë, ku pak ditë më parë, në Preshëvë, u arrestua Belgzim Kamberi, e që është kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut (KMLDNj) për këto tre komuna. U mbajt për disa orë me radhë në stacionin policor të Preshevës si dhe u mor në pyetje nga policia serbe. Pritet të ngrihet padi dhe Belgzimin e kërcënon burgu.
Si pretekst për arrestimin e Belgzimit, u mor demonstrata paqësore e 10 dhjetorit 2010 e mbajtur në Preshëvë, e që u bë kundër mosnjohjes së diplomave të Universitetit te Prishtinës, si jëra nga mjetet në politikën diskriminuese të shtetit të Serbisë mbi shqiptarët, politikë kjo që po rezulton dita ditës me shpërngulje masive të shqiptarëve nga vatrat e tyre dhe më zbrazjen e këtyre tre komunave të banuara më shumicë shqiptare dhe që vazhdojnë të jenë nën pushtimin serb.
Demonstrata godiste qartë, ishte pra kundër “dëbimit të trurit”, siq edhe u quajt nga organizatorët. Kundërshtonte përjashtimit nga e drejta e punësimit shqiptarëve që kanë mbaruar studimet në Prishtinë, e të cilët detyrimisht që janë të detyruar të braktisin vendin. Kjo demonstratë ishtë ndër më masoviket në Preshevë, dhe si e tillë, paraqet problem për Serbinë, por edhe për atë pjesë të diplomacisë që këto tre komuna i do me cdo kusht të jenë të qeta. Të qeta dhe të duruara derisa të zbrazen plotësisht dhe qetësia në këtë pjesë tërritori të jetë akt i kryer.
Dhe ajo që e prishi qetësinë, demonstrata, duhet goditur që të mos përsëritet dhe preteksti u gjet.
Sipas fletarrestit të lëshuar Belgzimi akuzohet për fyerje të ministrit serb të pushtetit lokal.
Banaliteti që normalisht nuk i ndodh askujt tjetër pos jetimit apo në këtë rast të braktisurit.
Të braktisurit nga Prishtina, Tirana, e edhe Brukseli.
Nga ana tjeter po zhvillohen negociata, dhe tani jemi në momentin kur flitet se si nuk do të ndahet Kosova, edhe pse serbia ka filluar ta kërkojë këtë, se si jemi të vendosur të mos japim territor etj. Pra po vazhdon te flitet dhe si gjithmonë vetëm për Kosovën. Pasi në teme është vetëm Kosova por jo edhe Serbia. Kjo është edhe një ndër pikat që Lëvizja Vetëvendosje! i kundërshton negociatat me Serbinë. Ata pra po vazhdojnë të kërkojnë e ne po mburremi që po u japim vetëm pak, larg prej asaj që po kërkojnë.
Serbia edhe përkundër faktit që gjendet të një proces të favorshëm negocimi për veten e saj, pasi ky proces negocimi po ia mundëson futjen në BE, me ndihmën tonë, të Kosovës, të shqiptarëve, që janë njësoj me ata të Preshevës, ajo vazhdon me politikën e saj të terrorit dhe dëbimit të shqiptarëve.
Vazhdon dhe më këtë jep mesazhin e qartë. Se nuk ka ndryshuar aspak. Eshtë po ajo serbi si cdo here. Edhe pse ne vazhdojmë të japim mesazh relaksimi të marrëdhënieve, natyrisht brenda planit të tyre të veprimit.
Ju të nderuar pushtetarë, derisa po vazhdoni negociatat, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci po zbrazen.
Burimi i informacionit : Presheva.com


4 Qershor 2011 at 11:55 am
Esht tragjike :S