Diaspora bujare gjithmonë e më shumë
Diaspora shqiptare, në përgjithësi, e ajo medvegjase, në veçanti, gjithmonë ka treguar se di dhe do t’i ndihmojë vendit të vet. Kjo është dëshmuar gjithmonë, me theks të veçantë në dy dekadat e fundit. Përveç në arsim, diaspora medvegjase po kontribuon edhe në informimin shqip në Medvegjë. Kësisoj, para 2 muajsh, me saktësisht në tetor, tre aktivistë të shquar nga Medvegja, e të cilët përkohësisht jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, e kanë ndihmuar portalin e parë informativ në gjuhën shqipe medvegja.net me një shumë prej 450 Chf, respektivisht 358 euro.
Mjetet janë shfrytëzuar për pagesën e serverit për periudhën kohore tetor 2011 – tetor 2012.

Ps.Një pjes e faturës që dëshmon pagesen,pagesa u egzekutu në valutën e Dollarit pasi që ne këtë pages e kryejm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Jo rastësisht e kemi filluar me sloganin “Me ne më afër Vendlindjes”, dhe ky slogan vazhdon të qëndrojë fuqishëm tash e 5 vjet.
Stafi i portalit informativ medvegja.net i falënderon përzemërsisht të gjithë vizitorët, njëherësh ju shprehim falënderim të gjithë atyre që kontribuuan që fjala shqipe të jetojë dhe jehojë në vendin tonë. Kështu, ne premtojmë se do të vazhdojmë me mundësitë që i kemi të ju informojmë, duke qenë gjithmonë e më profesionalë, të paanshëm dhe gjithmonë të hapur për bashkëpunim me të gjithë ata që dëshirojnë t’i kontribuojnë vendit të tyre në forma të ndryshme.
Vlen të ceket se stafi i portalit tash e 5 vjet punon pa kurrfarë kompensimi, madje edhe serverin disa vjet e kemi paguar me mjetet e tona, ndonëse shumica e anëtarëve të stafit janë studentë.
Nërkoh të gjith emrat e atyre që kontribuan për medvegja.net dhe për projektet e Sh.K.B,,Medvegja Forum” tash e 5 vjet,mund ti gjeni në linkun e më poshtëm të Forumit.Për ti pa duhet të jeni antar i regjistruar i Forumit medvegja.net.Të gjitha jan transparente për të gjithë bashkëvendasit .Faleminderit edhe një her të gjithve.
Me respekt, Staffi



18 Janar 2012
-Lajmet-