Shkruan: prof. Rexhep Abazi
Tupallë-Medvegjë, 06/11/2010 (medvegja.net)
Diçka jo e rëndomtë ndodhë në Medvegjë. Është interesant veprimi i z. Abaz Abazit nga fshati Tupallë, njeriut i cili e ka ndërtuar varrin e vet dhe të bashkëshortes së tij për së gjalli.
Tek shqiptarët deri në këto kohërat e reja as që ishte zakon të ndërtoheshin e të rregulloheshin varrezat, për arsye se, sipas predikimit te fese, një gjë e tillë nuk preferohej nga ana fetare dhe llogaritej ndoshta edhe si mëkat.
Mirëpo në kohërat më të reja edhe shqiptarët kanë filluar të ndërtojnë dhe të rregullojnë varrezat, kuptohet disa prej tyre.
Mirëpo, kjo që ka bërë z. Abazi është diçka interesante, andaj një ditë të bukur vjeshte i bëra një vizitë në shtëpinë e tij për të biseduar se çfar e shtyri ate që para se të vdiste të rregulloj vendin dhe varrin se ku do të varrosej.
Dhe për çudi nga biseda me te dhe me bashkëshorten e tij, doli një gjë shumë interesante që e kishte motivuar ate që të bëj një veprim të tillë.
Në të vërtetë, z. Abazi, akoma është i forte dhe me shëndet të mire, e po kështu edhe bashkëshortja e tij Zejnija ( nga familja Syla e Sfircës), por thiç thot ai… dekën e kemi hak dhe më ngat se këmishën e veshur… andaj ajo na vjen patjetër dhe duhet menduar gjithmonë për te.

Abaz dhe Zejnie Abazi në Tupallë
Unë kam lindur në Tupallë, jam rritur në Tupallë, kam kaluar tërë jetën time këtu. Për mua vend më të mire nuk ka. Kam kaluar shumë vende të tjera, kam qenë edhe në Zvicër e gjetiu, por sikur këtu nuk më duket askund. E pasi që është kështu, e që një ditë duhet vdekur, unë kam dëshirë që vdekja të më gjejë këtu, në vendin tim, ku më jetuan dhe më vdiqën të gjithë të parët e mi. Kjo është dëshira ime dhe e lus All llahun e madhëruar që këtë deshire të ma mundësoj dhe plotësoj. Dua që përgjithmonë të jem në vendin tim. Këtu në këtë vend e kam të varrosur nënën dhe babain, por fatkeqësisht jo edhe gjyshin, të cilit nuk i dihet as varri sepse ka vdekur në Maqedoni si i burgosur dhe do të jipja krejt çka kam sikur të mësoja se ku i kanë mbetur eshtrat, sepse do shkoja do i merrja e do i varrosja në Tupallë, thot me mall xha Abazi.
Pasi që kemi një familje të madhe, thot baca Abaz, sepse i kemi rritur katër djem dhe një vajzë, të cilët nuk jetojnë këtu, njëri djalë dhe vajza jetojnë në Kosovë, kurse dy djemtë me familjet e tyre jetojnë dhe punojnë në Zvicër. Kemi edhe 18 nipa e mbesa të cilët i duam shumë, prandaj i lusim por edhe i obligojmë që këtë amanet tonin ta cojnë në vend, që kur të vdesim të na varrosin në varrezat që vet i rregulluam dhe kur të vijnë në vendlindje, të kujdesen për mirëmbajtjen e tyre. Besojmë se këtë porosi ata do ta kryejnë sepse ne i duam shumë, por edhe ata na duan neve. Kjo është dëshira e jonë e vetme tani pasi që kemi arritur një pleqëri të thellë, nga se ne e deshtëm dhe e duam vetëm vendlindjen tonë, qoftë edhe të vdekur, duam të mbesim në të.
Zonja Zejnije thot …në fillim mu duk kjo punë e plakut si e pa vend, por me të kaluar të kohës kur fillova të mendoj më thellë, e pashë se e kishte mirë andaj në tërësi e mbështeta dhe e mbështes për këtë veprim të mire, por mendoj edhe atdhetar.

Varrezat e,, ndërtuara,, në Tupallë
Përndryshe duhet cekur se kjo grua afro 80 vjeçare, e pashkolluar, sepse siç thot ajo …atëherë as që dinim se ka shkollë …, është shumë intelegjente. Ajo është në gjendje që për një vit në të ardhmen të tregoj çdo festë fetare e tjetër, të llogarisë dhe tregoj datat, të tregoj për ngjarjet e së kaluarës, me një përpikëri dhe precizitet shumë të saktë, pa i pasur të shënuara gjërat askund. Ka një memorie dhe një intelegjencë të cilën rrallë se e sheh tek ndokush tjetër, sidomos për moshën e saj.
Kështu dalëngadal i erdhi fundi kësaj vizite jo të zakonshme tek familja e Abaz Sejdi Abazit dhe bashkëshortes së tij Zejnisë nga Tupalla, pas së cilës edhe tek unë u zgjua një mendim kurreshtar, i cili filloi t’i jepte të drejtë veprimit të xha Abazit, sepse vendlindja ose duhet dashur me zemër e me shpirt ose i mbesim borgj edhe në këtë edhe në jetën tjetër.


7 Nëntor 2010 at 6:29 pm
Dukuria e rregullimit te varreve ne kete form siq po shihet me lart ,eshte nje fenomen ne rritje e siper ne Medvegje.Thujse nuk ke lagje te Tupalles apo Medvegjes ne pergjithesi qe shqipetaret te mos ken filluar ti rregullojn varret ne kete menyr.Askush smund te kontestoj qe ne aspektin fetare keto gjera jan pak me te kufizuara dhe investimet e shumta ne varreza nuk lejohen.
Mirpo ajo pse i ka shtyr ndoshta medvegjasit te veprojn ne kete menyr eshte nga frika se ,pas debimeve dhe zhvendosjeve masive qe jan bere ne vitet 1999/2001,varrezat e te afermeve te tyre mund te zhduken apo te mbulohen dhe te humbin gjurmet e gjithqkaje shqiptare.Me kete rast qe te ju tregohet edhe gjeneratave te ardhshme se ne Medvegje dhe ne keto fshatra gjithmon ka pas shqipetar,dhe se varret per kete jan deshmia me e madhe.
Shikuar nga ky aspekt un jam pro rregullimit te varrezave deri ne masen qe nuk kalon ne mekat,e asesi jam kunder atyre njerzve qe i kan harru varret e prinderve dhe gjyshyreve te tyre dhe ato sod i kan mbulu therrat dhe nuk dihen fare ku jan.E si neser keta njerz do ti tregojn niperve te tyre se ku i kan te varrosun gjyshrit e tyre,kur nga hunraku as qe mund te ju afrohen atyre varreve dhe si neser keta njerz do shkojn ti vizitojn keto varreza dhe te bjen ndonje lutje per ta!.Bie fjala shum te rinj medvegjas pas luftes kan lind ne Kosove dhe ata nuk posedojn kurrfar dokumenti te vendit te prejardhjes se tyre,a mos te din edhe vendin nga e kan prejardhjen.!
Qeshtja e Medvegjes eshte rast i ndishem ndaj edhe kur gjykojm per diqka duhet pas parasysh gjithmon kushtet dhe rrethanat.
Shum prej nesh ka ndegjuar ndoshta nga te paret tan nga gjyshrit tan dhe eshte vertetuar historikisht se deri ne vitet 1909 te gjitha fshatrat ne Medvegje si Gajtani,Retkoceri,Maqedonci,Stublla,Leci,Shillova, Tullari e shum te tjera kan qen krejtesisht fshatra me popullsi shqipetare,nderkaq sod te nderuar vllezer dhe motra ato fshatra jan te banuara vetum me serb,fatekeqesisht nga kujtimi per keto vende kan mbet vetum disa mbiemre qe i kan trasheguar breza te ter dhe shpesh her i hasim neper Kosove ne pergjithesi e ne Prishtine ne veqanti.Te nderuar ne keto vende per keto 100 vite ndonse te rrethuar me shqipetar,sod nuk ka mbet as edhe nje element shqipetar,nuk ka asnje varrez shqipetare dhe te gjitha gjurmet jan zhduk.Uroj qe fatin e njejt te mos e ken edhe fshatrat tjera shqipetare te Medvegjes.
Une e falenderoj edhe autorin e keti shkrimi qe na informoj per kete rast,ndonse per disa nga ne qe jemi te Tupalles rasti i vlllaut te tina ka qen i ditur qysh para luftes.Dhe vet titulli i keti artikulli eshte diqka jo e rendomt…
rrespekt per te gjith
17 Nëntor 2010 at 11:14 am
veq hiqne qat gjysemhenen dhe yllin qitne shqipojne se shqiptar jemi e jo turq
20 Nëntor 2010 at 12:12 am
E pergezoj shum bacen Abaz,ky eshte guxim i vertet qe tregon se nuk i frigohet vdekjes.
Sa i perket hanes dhe yllit kjo ska te bej as ne fejen Islame qaq,po apet mire qe ja ka qit hanen e jo kryqin ,masi shqiponjen spo guxojn me ja qit se po i thejn pllakat.Kjo ka ndodh me heret,serbet po i thejn keto pllaka keshtu qe ma mire hane se me lan that,sa do pak e simbolizon islamin si fe.
Prandaj po mendoj qe ska te keqe kurgjoo,njeri duhet me vepru qysh te jen kushtet dhe rrethanat,me rendesi mos me i perngja armikut .