RSS

Dita e enjte në Medvegjë – nuk i ngjason më ditës së tregut !

11 Mars 2011

-Lajmet-

Dita e enjte në Medvegjë – nuk i ngjason më ditës së tregut !

Medvegjë ,10 mars 2011(medvegja.net)

Dita e enjte – ka qenë e njohur si dita e tregut në Medvegjë. Dikur, në këtë ditë tregu, Medvegja vlonte nga shqiptarët, të cilët grumbulloheshin në qytet për të bërë tregti. Dikush vinte për të blerë, dikush kishte diçka për të shitur… dhe kështu ndihej gjallëria e kësaj komune të vogël. Por, sot situata është krejtësisht ndryshe.

Tregun e mallrave, pemëve dhe perimeve e vizitojnë shume pak njerëz, qe zbresin nga fshatrat e largëta te kësaj komune. E tregu i kafshëve qe dikur ishte i stërmbushur me kafshë të ndryshme , tashme është tërësisht i zbrazet./B.U-medvegja.net/

(më gjerësisht në revistën “Zëri i Medvegjës”)

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

2 Responses to “Dita e enjte në Medvegjë – nuk i ngjason më ditës së tregut !”

  1. Gurbetqari Says:

    Po. Edhe nga teksti dhe fotot e B.U. (dhe Medvegja.Net) shihet se Medvegja nuk i ngjane asaj te dikurshmes.Sepse, Medvegja pa Shqiptare nuk mund te mendohet si ajo e dikurshmja.

    Kurse, dikur, viteve te 70-ta dhe te 80-ta ishte ndryshe. Medvegja, Tupalla, Baja e Sijarines, Svirca, Sijarina, Rama Baja, Baja e Vjeter, Gerbaci, Gjylekreshta Llapashtica si dhe Kapiti perplote me njerez, femije, toke te punuar e bageti. Atekohe, vetem ne Shkollen e Tupalles kishte rreth 400. nxenes, Ne klaset e nalta rreth 280.

    Toka dhe shtepite rrall-here shiteshin. Edhe kur kjo behej e blenin te afermit e shitesit.Te rralla ishin rastet kur e tere familja shperngulej. Nje pjese e familjes gjithemone mbetej ne vendin e vet.Atehere, askush nuk mendonte t’a braktise vatren e gjyshve dhe stergjyshve edhe pse, edhe atekohe, kishte presione dhe diskriminime ndaj Shqiptareve- sidomnos ndaj atyre te arsimuarve.

    Por, si dukej-Dita e enjte, Dita e tregut ne Medvegje?

    Per shumicen e njerezve, dita e enjte ishte sikur dite feste.At dite nuk punohej.Perjashtim ishte vetem koha e korrjeve dhe fshirjeve.Ishte kjo dite per tregeti, per kryerjen e puneve ne administraten komunale, dite per te takua miqet e shoket. Dita e enjte ishte edhe dite kur kontraktoheshin shume miqesi.Sipas rregulles per darke, te enjteve,pergatitej flia ose “vegeshi me pasul”.

    Diten e enjte, Tupalla merrte nje pamje tjeter. Qe nga ora e 8.-te e mengjesit fillonte kolona e “pazargjive” nga Siarina, dhe fshatrat tjera drejt Medvegjes. Pas ores 3.pas dite, po e njejta kolone kthehej mbrapa dhe kjo mbaronte ne oret e vona te mbremjes.

    Por, edhe atehere, syte e Shqiptareve te Medvegjes ishin drejtua kah Prishtina, Kamenica, Gjilane dhe vendet tjera te Kosoves.Shumica per shkollimin e femijve, por, edhe per t’u punesua. Duhet te permendim se dyerte e shkollave te Kosoves, gjithemone, kane qene te hapura per rinine e Shqiptareve te Medvegjes. Per punesim- po ashtu. Kosova i ka pranua dhe perkrah Shqiptaret e Medvegjes.

    Vlene te thuhet, se Medvegjasit (krahas padrejtesive qe kane qene edhe atekohe) kurre nuk kane mendua se Medvegja do te mbetet pa Shqiptare per shkak te presioneve, diskriminimeve dhe ndjekjes qe do t’i bene vet Shteti, ndaj te cilit i kane krye te gjitha obligimet qytetare.

  2. Medvegja.net Says:

    Gurbetqari pershendetje i nderuar ,shpresojm te jeni mire .

    Si gjithmon na sjell emocione te veqanta kur i lexojm pershkrimet tuaja te nje ngjarje te caktuar.
    Te ju themi realisht ne e shkeputem vetem nje pjes shume te shkurt te artikullit per diten e Enjte,sepse ishte ideja qe te lexohet ne revist me detajisht.Ku neve kemi biseduar me te moshuar dhe te rinje ne Medvegje dhe kemi marr opinionet e tyre se si ata e shohin kete dite.

    rrespekt

Leave a Reply