RSS

Dita e mësuesit bashkon medvegjasit në një vend[E plotësuar]

6 Mars 2011

-Lajmet-

DITA E MËSUESIT – DITË E SHENJTË KOMBËTARE 

Manifestim i intelektualëve medvegjas me rastin e 7 Marsit

Prishtinë, 5 mars 2011(medvegja.net)

Rrallë ndonjëherë ishin tubuar më shumë njerëz të shkolluar, intelektualë të të gjitha profileve nga Medvegja, por në veçanti mësimdhënës moshash të ndryshme, se sa të shtunën e fundjavës së fundit, më 5 mars, në shkollën fillore “Iliria” në Prishtinë, në shenjë të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit.
Në këtë manifestim kishin ardhur mësimdhënës nga të gjitha trevat e Medvegjës, ata të cilët i kishin dhënë frymë arsimit shqip në të kaluarën dhe sot. Të gjithë e kishin një objektiv të vetëm, të shiheshin ndërmjet vete, të shprehnin nostalgjinë për të kaluarën dhe për vendlindjen, e njëkohësisht të evokonin kujtime dhe përjetime nga më të ndryshmet.
Këshilli organizativ ishte kujdesur që kësaj here t’i veçonte dhjetë prej tyre për t’i shpërblyer me mirënjohje të veçantë për kontribut dhe punë në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja. Kështu, për kontribut me mirënjohje u shpërblye SHHB “Medvegja” në Fyllu të Zvicrës, pastaj prof. dr. Gani Jashari, Shaqir Shaqiri, Hysen Kadriu, Ajet Duli, Abaz Kadriu, Adem Luta, Ramiz Zeqiri, Hajrullah Latifi dhe Ramiz Kadriu.
Prof. dr. Gani Jashari, në fjalën e falënderimit u ndal te evokimi i kujtimeve kur në vitet e ‘80-ta të shekullit të kaluar, me një grup shokësh, shkonte për çdo ditë në Medvegjë për të ligjëruar para nxënësve të shkollave të mesme. “Edhe sot më me mburrje do të ligjëroja atje, se sa para studentëve universitarë”, u shpreh, ndër të tjera, ai.
Rexhep Abazi, mësimdhënës aktual në Medvegjë dhe kryetar i Degës së Unionit Demokratik Shqiptar në Medvegjë (UDSH), e ndërlidhi këtë takim me nevojën e organizimeve dhe të unitetit gjithëkombëtar në kohën kur substanca shqiptare në Medvegjë është rrezikuar ndjeshëm në të gjitha aspektet. Edhe Fehmi Beha, kryetar i Degës së Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Medvegjë, duke uruar mësimdhënësit për ditën e tyre, u ndal edhe në disa momente të rëndësishme për momentin, siç janë regjistrimi i popullsisë në tetor të këtij viti, pastaj për fondin e ndarë për t’i ndihmuar familjet e interesuara për t’u kthyer në vendlindje etj.
Abaz Kadriu, mësimdhënës dhe ish-kryetar i PVD-së në Medvegjë, e theksoi nevojën e angazhimit konkret, më shumë se sa të retorikës, duke propozuar që nga ky takim solemn të dilet me një deklaratë dhe qëndrim për veprime konkrete në të ardhmen, gjë e cila u pranua nga të pranishmit.
Në këtë drejtim kontribut dha edhe Ajet Duli, duke propozuar hapa dhe veprime konkrete. Këshilli Organizativ në ndërkohë e përpiloi një propozim-deklaratë, e cila u pranua njëzëri nga të pranishmit, ndërkaq koordinator për implementimin e saj u zgjodh MSc Ramadan Beqiri.
Ndërkaq, për fund, mësuesi krijues Shaqir Shaqiri recitoi vargjet kushtuar dëshmorit medvegjas të UÇK-së, Florim Rushiti-Kingji.
Krejt në përfundim, u bë një foto e përbashkët për kujtim të gjatë të brezave të ndryshëm mësimdhënësish, ndërkaq në mënyrë të veçantë u falënderua drejtori i shkollës “Iliria” në Prishtinë, Bislim Bajraktari, i cili pa hezitim u bë nikoqir i këtij takimi dhe i cili në mënyrë të veçantë i shprehu emocionet dhe përjetimet e tij nga ky takim.


Profesor, që aktualisht punojnë në Medvegjë

Shkruan Jonuz FETAHU
Foto : medvegja.net-Zëri i Medvegjës

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

4 Responses to “Dita e mësuesit bashkon medvegjasit në një vend[E plotësuar]”

  1. gurbeti Says:

    Kur ju pashë kështu së bashku më bëtë të emocionohem,po ju themë këte me sinqeritetin më të madhë.

    Një fjal e bukur popullore thot”Bashkimi bënë fuqinë”,e juve ju shikofshim gjithmon kështu të bashkuar bashkëvendasit e mi.

    Më mbushët zemrën,ma bëtë mal.

    Po nuk qenkeni plakur hiç,si duket vitet për juve mësues të nderuar -nuk po ecin.

    Po kujt i shkon falenderimi më i madhë për këto knaqësi që mi ofruan,përmes këtyre pamjeve të mrekullushme.Padyshim se Medvegja.net-it,që na knaqën me këto informacione nga Vendlindja e gjithë andej.

    suksese të mëtutjeshme

  2. Musa Pai Says:

    Me këto pamje më kujtuat ditët kur punoja si mësimdhënës në këto troje prej nga vini Ju.
    Ishin atëherë kohëra tjera. Vetëm Banja e Sijarinës numëronte një numër të madh arsimtarësh dhe bashkëpunëtorësh tjerë.
    Ju roj që të ju shoh një ditë kështu në Banjë ose në Medvegjë.
    URIME KOLEGË TË NDERUAR 7 MARSIN DITËN TONË TË MËSUESIT!

    URIMET I KENI PREJ MËSUESIT NGA ZVICËRA MUSA PALI, ISH MËSIMDHËNËS NË BANJË TË SIJARINËS, KOMUNA E MEDVEGJËS.

  3. Medvegja.net Says:

    I nderuar zotri Pali ,na lejoni te ju urojme kete fest edhe juve.Pasi qe gjeneratat e kaluara ju kujtojn si nje mesimdhenes te denj ne keto Troje.

    Sa per informaten tuaj dhe te lexuesve te tjer,neser (7 mars 2011) ne ambientet e kuvendit komunal te Medvegjes do te shenohet festa e mesusit.Organizator jan vet keta mesimdhenes qe i pat edhe ne fotografine e pare te keti artikulli.

    rrespekt

  4. Gurbetqari Says:

    Dita e mesuesit, vertete eshte Dite e shenjte kombetare, sepse, arsimi Shqip eshte vlere qe Shqiptaret i mbajti te pagjunjezuar, te pathyeshem dhe qe te mbijetojne shume kohe te veshtira dhe rrebeshe. Kjo vlene sidomos per mesuesit, arsimtaret, profesoret (dhe punetoret e shkences) te Medvegjes, prej atyre me te vjeterve: Abaz Osmanit, Ramiz Muharremit, Shaban Xhemes, Uke Ismajlit, Bafti Krasniqit e deri tek keta me te rinjet sot.

    Urime Dita e mesuesit. Urime edhe edhe per ata qe moren mirenjohjet.

    Emri i Prof Dr Gani Jasharit, me perkujtoi kohen, kur ky punetore i madh i arsimit dhe shkences,kontribuoi aq shume per hapjen e Shkolles se mesme ne gjuhen Shqipe ne Medvegje. (Fundi i viteve te 70-ta dhe viti 1980.ishte kohe kur ne komunen e Medvegjes beheshin hapat e pare ne jetesimin e te drejtave te Shqiptareve ne punesim, shkollim, informim etj.Natyrisht, kontribut te madh dhe te vecante, ne kete drejtim, atekohe, dhane dy udheheqesit Shqiptare: Feti Jakupi dhe Ruhan Osmani dhe at si per hapjen e Shkollave Shqipe ne Bajen e Sijarines dhe Tupalle, po ashtu edhe per Shkollen e mesme).

    Krahas vendimeve te Komunes dhe te organeve republikane, Udheheqesia e atehershme e Shkolles “Nikolla Teslla” ne Medvegje, bente rezistence te madhe per t’a pengua dhe pamundesua organizimin e mesimit Shqip.Mungesen e kuadrove e shfrytezonin per t’a pengua fillimin e mesimit ne gjuhen Shqipe.Per kete arsye, edhe pse kjo ishte detyre e Shkolles- ceshtjen e sigurimit te kuadrove e morin per siper udheheqesit e Komunes.Pata nder qe kjo detyre te me besohet mua.

    Se pari, ne Orllan, me kenaqesi te vecant, pranoi qe lenden e Gjuhes Shqipe t’a legjeroi Profesori Bajram Pajaziti.(Per t’i ndihmua Medvegjasit Ai hoqi dore nga puna qe duhej te fillonte ne Podujeve edhe pse e kishte prit vite me radhe).Prej ketu, drejte e ne zyren e sekretarit te atehereshem te LR- Magjistrit Gani Jasharit. Po sa e informova per nevojen per te sigurua profesoret, Ai me kenaqesi pranoi qe te legjeroi lenden e fizikes. “Kurre nuk e kam ndie vehten me te lumtur se lajmi per mesimin Shqip ne Medvegje, ne Vendlindjen time, dhe se do te jem ne sherbim te Vendlindjes”, tha Ai. Krahas kesaj Ai u zotua se do te siguroj edhe profesore te tjere sipas nevojes. E shkroi lutjen dhe komletoi menjehere dokumentacionin e duhur, ne mesin e te cileve edhe Diplomen e magjistrit qe po sa e kishte marre.(Kur kuptoi per kete vendim te Profesorit Gani, kryetari i LRK- Z-ti Agim Zatriqi, hyri ne zyre dhe iu dretua:”Gani, Ti vendos dhe din vet se c’duhet te bejsh.Por e din se cfare planesh kemi me Ty. Ti edhe disa dite duhet te zgjedhesh per kryetar te LR.Profesori Gani iu pergjigj:”I nderuar Kryetar, nese une duhet te zgjedh ne mes se funksionit te Kryetarit te LR dhe asaj se duhet ndihmua Vendlindja- vendimi im eshte se do t’a ndihmoi Vendlindjen”.

    Kuadrot prej Orllanit e Podujeves, prej Prishtines dhe Gjilanit u kompletuan,Shkolla mori verifikimin e Ministrise se arsimit, kurse, mesimi Shqip zhvillohej edhe ne Medvegje.Natyrisht, vitin e pare ne Bajen e Sijarines, sepse, Drejtoria e Shkolles ne Medvegje, nuk pranoi qe nxenesit Shqiptare te vendosen ne kete Shkolle- “per shkak te mungeses se lokalit”.

    Ja keshtu, kur ishte novoja, ky Medvegjas i madh- Prof Dr Gani Jashari,legjeruesi dhe punetori i spikatur i shkences se Fizikes, e ndihmoi Vendlindjen.

Leave a Reply