Prishtinë 6 Shkurt 2010(Medvegja.net)
Mësusi i popullit Bafti Krasniqi u lind më 1937 në lagjen Vllase në Gèrbac të Medvegjës , në një familje të varfér por aktive gjat tërë dekadave me ndjenja dhe zemër Shqiptare.
Shkollën fillore katër vjeqare e kreu në gjuhen serbe në Ramabanjë, prej ku i vazhdoi mësimet në gjuhën shqipe në Hogosht fshat ky në Kosove nga i cili me Medvegjen e ndan vetëm vija kufitare.
Semimaturen e kreu ne vitin 1954,me suksese te shkelqyeshem edhe pse nen kushte mjaft te veshtira materiale.
Ne shtatore te te njejtit vit ne fshatin Gerbac ia filloi punes si mesues i pare me mesim ne gjuhen amtare shqipe,ne tere treven e komunes se Medvegjes.
Ne Lisocke te Kamenices punoi si Mesues gjat viteve 1956/57.
Ne vendlindje u kthye te punoi , pasi mbaroi sherbimin ushtarak.
Ne vitin 1963 u regjistrua ne Shkollen dyvjeqare te Normales se Gjilanit,ku e perfundoi me suksese.
Ishte mesuesi i pare qe udheheqi mesimin ne gjuhen shqipe te klases se peste ne Banjen e Sjarines ne vitin 1965.
Ne vitin 1965 u kthye ne fshatin Gerbac ku punoi deri ne vitin 1971.
Nga posti i mesuesit kaloi ne Medvegje ku punoi si perkthyes, referent per qeshtjen e arsimit dhe nenkryetar i komunes se Medvegjes.
Ishte organizator dhe angazhues per hapjen e mesimit per here te pare poashtu ne gjuhen shqipe ne komunen e Medvegjes ne vitin 1976 te katervjeqares.
Pas shume peripetive dhe mospelqimin e organeve komunale qe te mos kete shkollim te metutjeshem ne gjuhen shqipe ia doli te hape per here te pare edhe klasen e peste me mesim ne gjuhen shqipe.Pas ketij angazhimi kombetare per dijuni e perparim kombetare te shqipes se kesaj treve e perjashtuan nga ish Lidhja Komuniste si shprehje e mosknaqesise se pushtetit per angazhimet kombetare shqiptare.
Vdiq ne moshen mjaft te re ne vitin 1983,duke lene pas vete shum shok,miq e dashamire.
Bafti Krasniqi edhe sod e ksaj dite kujtohet me endje te madhe nga popullata e komunes se Medvegjes dhe jo rastesisht e mori titullin Mesus i Popullit,pasi qe ket titull e kriojoj me vite te tera.Mesusi i jon i nderum la gjurme
MËSUESI DHE POETI I POPULLIT BAFTI KRASNIQI

Një djep i shqipeve u përkund në Kosovën Lindore,kohën kur retë e zeza kishin mbuluar këto treva,dritën e të cilëve e kishin nxënë korbat e zi që endenin lirshëm mbi qiellin shqiptar.
Sllavët po bënin çfarë po u tekët kundër shqiptarëve sepse ishin të bashkuar, herë hapur, e herë pas kulimave e perdeve e liderët shqiptarë duanin ta bëjnë copë-copë njëri-tjetrin. Fyheshin e shtyheshin me bërryla dhe radhisin vetën e tyre në majat e atdhetarizmit e trimërisë. Intelektualët tonë , nga ana tjetër, nuk kishin kohë të punojnë në profesionet e tyre, po ishin hedhur në shërbim, ca të një lideri e ca të një tjetri. Sllavët pushtues e okupues trojesh shqiptare kanë botuar dhjetëra e dhjetëra libra plot rrena duke himnizuar popujt e tyre e duke ofenduar e shtrembëruar historinë e popullit tonë. Intelektualët e shkrimtarët tonë nuk ia kanë ngenë për këtë.At kohë u rrit Bafti Krasniqi,i cili boten e ketyre padrejtesive e kuptoj me vitet e femijerisë.
A MUND TË HESHTET
A mun të heshtet
Kur
Korbat të krrokasin
Mbi kokë
A mund të heshtet
Kur
Emrin ta mohojnë
Fjalën ta ndalojnë
A mund të heshtet
Kur
Duan vetën ta mohosh
ABC-en të mos e mësosh
E ne jemi ata që jemi
Tokë tjetër s’kemi
Dimrit s’i thuhet verë
Baftiu i edukuar mirë në frymën kombëtare,po ndiente dhimbjen e madhe kur korbat e futes sllave i ndiqnin popullatën shqiptare të asaj treve,u kishin hypur në majë koke,hijet e tyre të zeza po krrokasnin dhe po i ndiqnin pas shpine.Baftiu si arsimdashës i fortë që ishte po e mbyste dhembja që pushtuesi po mundohej këtë popull të përvuajtur liridashës,të e fuste në skëterrë,të e mësonte me të zezën,që të zezës të i thonin e bardhë,që robërisë të i thonin liri,duke u përpjekur që të zhdukte sa më shumë shqiptar të shquar të asaj treve jo vetëm fizikisht,por edhe zhdukjen e kulturës së tyre që ishte aq më e rrezikshme se zhdukja fizike,sepse kështu shqiptarët do i lente pa identitet,kurse Baftiu nuk mundi në asnjë mënyrë të heshtej ndaj këtyre elaborateve sllave.
Baftiu në rritjen e tij,shtoj dashurinë për atdheun dhe kombin,andaj kjo dashuri e nxiti të vjershëroi.Ai po vjershëronte ate që po ndjente.Ai ishte i sigurtë që po populli i tij po të bashkohej në një trup dhe në një fjalë do të thyante pushtuesin,por kjo nuk po ndodhte sepse fillimisht pushtetarët tanë tjetër po hartonin në letër dhe krejt tjetër në bashkëpunim me pushtuesin po punonin kundër popullit liridashës,në anën tjetër disa shqipfolës po ndihmonin gjuetinë sllave mbi vëllëzerit tanë liridashës,dhe poezinë e tij e nis kështu:
SIKUR TË ISHIM NJË
Sikur të ishim një, si një grusht
S’ka ç’na bën as top as pushkë
Për fatin tonë të zi, për fat të keq
Nuk mbetet pa mbir ndoj sojkeq
T’i rrahë krahët, të shtiren si miq
Andej pas shpine gjithçka fëlliq
Kur e don puna për ndoj akcion
Treten si vesa, sikur toka i lëshon
Sërish shfaqen si këpurdha pas shiu
Bëhen si s’din gjë era mendet u fshiu
Nuk më ka ndodhur jo vetëm një herë
Që të kem punë me të tillë, të mjerë
Populli i din të gjitha, asgjë s‘harron
Të zezës të bardhë, kurr nuk i thonë
Në pranverë bujku atë që e mbjell
Kur të vie vjeshta kthehet e mbledh
Një poet i cili nuk duhet të lihet në pluhurin e harresës,por që të punohet në ndriqimin e veprës së tij është poeti ynë Bafti Krasniqi,mësuesi dhe poeti i popullit,që flijoj për atdheun e kombin,për rininë e shkollën,që nxori me dijen e tij gjenerata të ndritura të arsimit,që i bëri rezistencë pushtuesit me forcë e pendë.Ai ishte në zemrën e popullit,ftonte popullin liridashës për bashkim,por i ftonte edhe shërbëtorët e pushtuesit që të heqin dorë nga ajo ndyrësirë dhe të kthehen në anën e popullit.Koha e tij ishte kohë e vrëret,por ai ishte yll ndriques i saj,i bashkangjitur me shumë yje tjera të kësaj treve,që gjithqka flijonin për atdheun dhe kombin.
Bafti Krasniqi mbetet një pishtar i shejtë i trojeve shqiptare,mësues dhe poet i popullit,vepra e të cilit do të ndriqohet,mësohet dhe ndiqet me interesim të frymës kombëtare të brezave tanë.
Shkruan:Miradije Zymberi
Ballina : Medvegja Forum



PISHTARIT
(Mësuesit tanë Bafti Krasniqit)
Rruga jote shteg lirie
ti e deshe prej fëmijërie
ti poet ,mësues i kombit
do nderohesh,para Zotit
kur na ndiqte ne përbindshi
ti qëndroje i fortë si lisi
mësuesi ynë Bafti Krasniqi.
ishe maja e dijes shqipe
kudo barte burim drite
kur na shembnin ne kulturën
ti e mbaje ngrohët si furrën
do ndriqohesh nëpër breza
ti je fjala,ne qëndresa
mësuesi ynë i diturisë
brezat dije i ke pajisë
vargu yt me porosi
i frymëzon brezat e ri
burim dijes të shkollave shqipe
ndriçon brezat
pishtar drite.
I nderuar Shaban shum poezi e mir,te lumt se me te vertet ky njeri e meriton
UNE JETOI GJITHNJE
Të shkruash dhe përkujtosh jetën dhe veprën e të nderuarit z. Bafti Krasniqi dmth. të radhitësh edhe ndonjë gurë në murin kala të historisë kombëtare të popullit shqiptar të komunës së Medvegjës, në themelet e të cilit qëndron i skalitur thellë emri i këtij patrioti të madhë të kësaj pjese të skajshme të trungut etnik shqiptar..
Ta quash mësues i popullit Bafti Krasniqin, është padyshim nderë dhe respekt që i bëhet punës dhe veprës së tij, por Ai ishte më shumë se kaq. Ishte burim i shpresës për një të ardhme më të mirë për popullatën shqiptare të kësaj ane, baba i secilës shkronje e fjale shqipe që u shkrua në institucionet komunale të Medvegjës. Ishte një digë e madhe në të cilën u përplasen të gjitha përpjekjet serbo-sllave për të asimiliuar e shpërgulur shqiptarët nga trevat e tyre historike.
Baftiu asnjëher nuk u zbraps para sfidave dhe sakrificave që i kërkonte koha.
Nga secila betejë dilte fitimtar, i kalitur dhe i vendosur që të qëndroi stoikisht në rrugën drejt qëllimit të cilin ia kishte shtruar vetes – që bashkëvendasët e tij shqiptarë ti ndihmoi të shkollohen në vendlindjen e tyre, të sigurohen bursa e kredi për shkollimin superiorë në Kosovë dhe kështu të mbahej një lidhje e natyrshme me trungun etnik, prej nga ktheheshin shumë të rinjê e të reja me diploma universitare e mbi të gjitha ktheheshin të motivuar e kalitur në frymën patriotike e kombëtaer. Eshtë angazhuar pa ndërprerë në luftën e pakomprimis me pushtetarët serb dhe disa “shqiptarë” të mjerë, siq i quante ai, që bashkvendasët e tij të gëzojnë të drejtat dhe liritë njerëzore, politike e qytetare, të mos i nënshtrohen presionit serb i cili i shtynte drejt shpërnguljes e të jetojnë me dinjitet e krenari në tokat e tyre..
Atyre që patën fatin të jetojnë kohën e Bafti Krasniqit, padyshim iu ka ngelur në mendje kjo periudhë kur shqiptarët për herë të parë filluan të flasin me gjuhën e tyre amtare në administratën komunale, të përdorin flamurin kombëtar në festa e darsma pa qenë tê ndjekur e persekutuar nga regjimi serb.
Kur Pranvera Studentore e Prishtinës në vitet e tetëdhjeta filloi të lëkund themelet e kalbura të Jugosllavisë titiste, Bafti Krasniqi si nënkryetar komune në Medvegjë priste dhe përcillte çdo student që lëvizte nga Kosova për në vendëlindje dhe anasjelltas për t’u informuar mbi rrjedhën e ngjarjeve dhe për të dhënë instrukcionet e nevojshme që kjo lëvizje të mbahej gjallë dhe të radikamlizohej edhe më tepër.
Sa u gëzohej Baftiu këtyre ngjarjeve edhe pse ishte i vetëdijshëm se edhe vet do të jetë viktimë e kësaj pranvere të madhe.
I ndjekur dhe etiketuar si irredentist e nacionalist shqiptar, nga shovenistët serb dhe nga hyzmeqarët e tyre « që mbinin si këpurdhat pas shiut » u detyrua të lë postin e nënkryetarit, por asnjëher dhe për asnjë çast nuk ndërpreu veprimtarinë e tij patriotike e atdhetare, deri në frymën e tij të fundit.
Bafti Krasniqi vdiq me ëndrrën e tij të cilën në vaargjet e tija e përshkruante kështu:
Sikur të ishim një, si një grusht
S’ka ç’na bën as top as pushkë
Dhe pikërisht ndasitë dhe përqarjet në mes krerëve shqiptarë ishin alfa dhe omega e të gjitha luftërave të humbura, vuajtjeve e persekutimeve, ndjekjeve e shpërguljeve që iu bënë shqiptarëve në gjithë hapsirën gjeografike ku jetonin.
Në komunën e Medvegjës edhe pse ishte ky një teritor relativisht i vogël i banuar me shqiptarë, kjo dukuri negative ishte po aq e shprehur.
Edhe sot kjo ëndërr e Bafti Krasniqit dhe shumë intelektualëve të tjerë, që ti shof shqiptarët të bashkuar, vazhdon të mbetet vetëm ëndërr, ndërsa rezultat i kësaj dukurie është tkurrja e vazhdueshme e hapsirës etnike shqiptare.
Vepra e Bafti Krasniqit nuk duhet harruar. Emri i tij duhet përjetësuar në ndonjë emërtim rruge a institucioni kulturor në hapsirat e komunës së Medvegjës, në Preshevë e Bujanoc, e përse jo edhe ne Kosovë.
Baftiu ishte një pishtar, ishte qiriu vet, i cili u dogj që të tjerët të jetojnë në dritë.
Bafti Krasniqi ka mbetur fanar që shëndrit edhe sot këtë pjesë të Kosovës Lindore.
Njê epitaf mbi varrin e tij i cili në mënyrën më dinjitoze do të simbolizonte jetën, vepreën dhe sekrificën e këtij burri të madh do të ishte:
„Mos më pandehni të tretur
Unë jetoi gjithnjë
Me shpresë se nuk do të vdes
Deri atë ditë
Kur i fundit shqiptar
Në këto troje t’ket mbetur”
Te lumte i Nderuari Shaban Shum poezi e thuru bukur me la mbresa faleminderit qe na solle ne mesin tone
Medvegja, ashtu si cdo treve Shqiptare, ka shume vlera. Por, vlerat me te medha jane ato ne NJEREZ.Pa dyshim, nje prej vlerave te kesaj troje Shqiptare, eshte edhe i ndjeri-Bafti KRASNIQI. Jam krenar qe e kam njohur, se e kam pas shoke te mire dhe se kam qene bashkepuntore i Tij.
Ju lumte:”Medvegja.net”, e nderuara Miradije Zymberi, te nderuar Shaban, Burim e Ali,per at qe shkruat per kete NJERI te mire, te dashur dhe te madhe.Sepse, vetem njerezit qe kultivojne dhe cmojne vlerat njerezore te Vendlindjes dhe Kombit, bejne nje pune shume te madhe dhe te ndershme. Ju shkruani per nje personalitet te shquar te Vendelindjes, shkruani per nje njeri te mire.Ju lavdroni nje te lavdruar. E zmadhoni edhe me nje te madhe. Ju beni nje lartesi edhe me te larte.Ne fakt, duke lavdruar dhe zmadhuar te Madhin- Bafti KRASNIQIN, ju e ngritni edhe vehten aty ku e keni vendin- nder te miret dhe nder te mdhenjte.
“Me i mire se i miri, eshte vetem ai qe e lavdron te mirin”, thote Populli.
Nderimet tona dhe falenderimet me te medha per keto shkrime me nje domethanje shum te madhe .
Ai qe e din qka jan me te vertet vlerat e mirfillta kombetare,e qmon dhe vlerson shum edhe figuren e Bafti Krasniqit sepse ai ishte dhe do mbes gjithmon nje shqiptar me te fjitha tiparet e nje njeriu te atille.
Andaj ne sod perkulemi para jetes dhe vepres se ketyre njerzve.
e derura z zymberi. ju lumte qe kini shpreh vullnetin per te prkujoni dhe te shkruani per te pavdekshmin bafti krasniqi icil ter jetn ja kushtoj qeshtjes komtare ne dite me veshtira aji mori guximin dhe ideolin pr bashkimin e trojeve shqiptare i pvdekshum qoft kujtimi i atdhetorit te pa lodhshum. bafti krasniqit me rrespekt familja edeshmorit florim rushiti kingji nga kapiti 02 03 2010 prishtin
po me intereson shum per bafti krasniqin se e kam pas katundar por edhe per sadik jasharin e shum e shum te tjer pse nuk doli kurr idriz ajeti me fol diqka per ato troje apo ta shkruaj naj liber