RSS

Dorëzohet iniciativa për thememlim të Këshillit Kombëtarë të shqiptarëve në Serbi

4 Nëntor 2009

-Lajmet-

Dorëzohet iniciativa për thememlim të Këshillit Kombëtarë të shqiptarëve në Serbi

Aprovimi  i  Ligjit  për  formimin e Këshillave Nacionale të Pakicave Kombëtare që jetojnë në Serbi, kohë më parë në Parlamentin Republikan, ka kushtëzuar  edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës ,që të themelojnë këtë institucion të rëndësisë së vecantë.

Preshevë,1 tetor 2009

Në bazë të ligjit tashëm të aprovuar,  iniciativa për themelimin e Këshillit Nacional të shqiptarëve në Serbi, është  përkrahur me grumbullimin e 3100 nënshkrimeve të verifikuara në Gjykatat përkatëse komunale, si hap i parë . Ndërkoh hapi i dytë do të  pasoj, me formulimin e  listës zgjedhore të  firmosur  nga 24.760  votuesë shqiptarë. Numër ky i definuar në proporcion me numrin e përgjithshëm të shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

Sipas deputetit të vetëm shqiptarë në parlamentin serb Riza Halimi, ky  ligj  është i bazuar në Konventën  e  Këshillit  të  Europës për  të  Drejtat Kolektive të Pakicave Nacionale. Në  të  cilën parashihen  kompetencat  në lëmin e Arsimit, Kulturës, Informimit, Përdorimit Zyrtarë të Gjuhës Shqipe dhe Simboleve  Kombëtare.

“Besoj se kësaj radhe të ketë një koncensus shumë më të madhë se në të kaluarën, do të kemi mundësi që me vota të drejtpërdrejta t`I zgjedhim 29 anëtarë të cilët do të përfaqësojnë interest e shqiptarevë në këto fusha dhe në këto lëmi”, ka thënë ndër të tjera deputeti Halimi.

Iniciativa për formimine Këshillit Nacional e mbështetur tashmë   edhe nga subjekti I dytë I formuar para disa ditë ve e që vepron në të tria komunat e Luginës,  Unioni Demokratik Shqiptarë. Fuqizon vendosmërin për formimin e këtij institucioni  të  rëndësishëm.

Për, Rahmi Zylfiu-Kryetar I UDSH-së, rëndësia është e vacant sa I përket formimit të KN, sa i përket koncensusit ne kemi arrit më në fund që të gjithë subjektet politike që veprojnë në LP ta pranojnë një iniciativë të këtillë dhe kemi bërë hapin e parë më tubimin e nënshkrimeve, është dërguar iniciativa dhe pritet përgjigjëje prej ministrisë. Pason hapi i dytë i përpilimit të listave dhe konkretizimi i kësaj ideje. Rëndësia është e vacant, se me formimine KN shqiptarët në LP, shqiptarët në Serbi e fitojnë një autonomi kulturore, që është e patrjetërsueshme dhe gjithësesi e arsyeshme për neve.

Nga ana tjetër, ndonëse  Këshillat Nacionale përfshijnë  një gamë  kompetencash përmes së  cilave drejtpërdrejtë  pakicat mund të  përjetojnë  avansimin  e  të  drejtave të  tyre,  për jurisitin Agim Kamberi , brengosës është fakti se ligji jashtë kompetencave të Këshillave Nacionale, lenë  lëmit  vitale sic  është   siguria  dhe c`ështjet  ekonomike e sociale.”Këshilli Nacional do të jetë institucion I cili do të merret me lëmi të përcaktuara saktë nga ligji e ato janë c`ështja e arsimit, Kulturës, Informimit, Përdorimit Zyrtarë të Gjuhës dhe Simboleve  Komëbëtare.Por jashtë kompetencave të KN kanë mbet lëmit tjera që janë të interesa  vital për shqiptarët e Luginës, sic është lëmia e sigurisë dhe ajo për c`ështje ekonomike e sociale, ka thënë Kamberi. Në raport me qeverisjen locale unë shpresoj se nuk do të mbetet  në atë raport cfarë ka paraparë ligji,KN do tëjetë propozues dhe dhënës i mendimeve në c`ështjet me rëndësi të mbrojtjes dhe zhvillimit të drejtave të pakicave.

Deri më  tani ka pasur disa iniciativa pë r formimine Kë shillit Kombë tarë  të  shqiptarëve në  Liginën e Preshevës, mirë po fatkeqë sisht nuk ka pasur sinqeritet dhe gatishmë ri politike për një  veprim të  tillë . Iniciativa e fundit ka shënuar një  koncensus politik  të  të gjitha subjekteve shqiptare  në  angazhimin e tyre për grumbullumin e 3100 firmave të  nevojshme.

presheva.com

BAKI REXHEPI

No comments yet.

Leave a Reply