RSS

Drashkoviq: Banorët e Medvegjës s’duan shkëmbim territori

31 Tetor 2011

-Lajmet-

Drashkoviq: Banorët e Medvegjës s’duan shkëmbim territori

Medvegjë, 31 tetor(medvegja.net)

– Prefekti i Medvegjës, Sllobodan Drashkoviq ka deklaruar se nuk ka reflektime të ngjarjeve të veriut të Kosovës në Luginën e Preshevës, para se gjithash për shkak të spekulimeve të shkëmbimit të territoreve, dhe se banorët e komunës së Medvegjës nuk përkrahin ide të tilla.

“Nuk ekziston shtet që ka vetëm një popull”, ka thënë Drashkoviq, duke shtuar se “ne këtu jemi mësuar të jetojmë pranë njëri-tjetrit”.

Drashkoviq ka thënë se ende ka shpërngulje nga komuna e Medvegjës, mirëpo bëhet fjalë për raste të veçanta.

“Në përgjithësi shpërnguljet janë ndalur. Shpresoj që me hapjen e vendeve të reja të punës dhe me situata të reja do të kemi edhe rrjedhje të banorëve. Ne kemi njerëz që kanë ardhur nga shtetet tjera, si Bosnja dhe Maqedonia, ku punojnë në minierë dhe ata kanë ndërmend të mbeten këtu”, ka thënë Drashkoviq.

Prefekti i Medvegjës pret që të hapet së shpejti fabrika për përpunimin e paletave dhe briketit, me një donacion të Sllovenisë. Siç deklaroi Drashkoviq, programi PROGRES ka dhuruar donacion prej 100 mijë euro për adaptimin e lokacionit, ku do të punojnë rreth 50 punëtorë, si dhe investime të tjera./koha/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

3 Responses to “Drashkoviq: Banorët e Medvegjës s’duan shkëmbim territori”

  1. Abazi Says:

    Shqiptarët e Medvegjes nuk kërkoin shkëmbim teritoresh është e vërtetë po kerkojnë bashkimin e trojeve të veta dhe popullit të vetë për këtë janë deklarue edhe me referendum.E ç’ka dojnë shqiptarët pergjigjen vetë e jo drashkoviqt e të tjerët….

  2. Leon Says:

    Ky nuk ka faj se u bë kryetar prej shqiptarve apo(shqipfolës), tani Medvegja qe ka marr viteve te fundit donacieone te medha nga perendimi ne emër te shqipetarve ( ato jan shperndar ne projekte 1 me 10 ne favor te Serbeve).Dhe kjo edhe me shume i ka larguar shqiptaret nga te gjitha fushat e jetes. Shqiptaret ky nuk i ka punesuar as qe do ti punsoj kurr i ka shperngul deri tani e ata qe kan mbet ju ka ndertue nje burg te siguris se lart. Ky u ka krijuar kushte Serbeve te shperngulur nga Kroacia dhe Bosnja dhe per at po flet tani per ato investime sllovene.

    Ky eshet si gjithe te tjeret por ne nuk duhet te jemi bashkpunues te ti.Persona si ky sa here qe zgjohen ne mengjes vazhdojn me programin e akademis serbe.???

    E nese ne na jep zoti force dhe bashkim besoj se nuk do te flas ne emer te Medvegjasve por ndosha per leban e tutje….(edhe milloshi nje kohe fliste ne emer te kosoves ??)

    Per momentin per ne eshte i vlefshem referendumi i vitit `92 dhe at kohe pjesmarrja ka qen 100% si dhe rezultati ne favor te se drejtes dhe realitetit shqipetar.

  3. Gurbetqari Says:

    Z-ti Drashkoviq eshte udheheheqes i kesaj komune nje kohe te gjate. Viteve te 90-ta ishte nenkryetar i Komunes, pra pjese e udheqjes qe per Shqiptaret do te mbahet ne mend si udheheqje fame-keqe. Sepse, gjate kesaj kohe vazhdoi dhe perfundoi spasttimi i Shqiptareve nga pronat dhe vendi i tyre. Atekohe, Medvegjasit Shqiptar iu nenshtruan nje fushate te eger nen akuze “per separatizem” dhe “iredentizem”,kurse, te njejtit qe u shpernguleshin, (ku tjeter pos ne Kosove), akuzoheshin se kane ardhur per te “be presion ndaj Serbeve” qe te shperngulen. Pra, ndjekje e diskriminim ne Medvegje dhe (ne te njejten kohe) ne Kosove. Dhe, Shqiptaret e Lugines, sidomos te Medvegjes,e paguan shume shtrejte (kete propagande) me jeten e tyre, sidomos, ne Fushe Kosove. Udheheqesit e atehereshem, permes mjeteve te informimit, “keshillonin” Serbet qe te mos bejne “kembimin” e pronave me Shqiptaret e Medvegjes, sepse,pos tjerash, “cdo Shqiptare i Medvegjes, i ka borxh Komunes prej 3000-5000 DEM per “renten e qytetit”. Sikur, Shqiptaret e Tupalles e Kapitit, te Siarines e Svirces… ne jeten e tyre te perditshme te kishin gezua standardin qe ju “ofron infrastruktura” qe “e shfrytezojne” kur te enjteve shkojne ne trege ne Medvegje?!!

    Z-ti Drashkoviq, edhe pas Luftes, eshte udheheqes i larte i kesaj Komune edhe fale “koalicionit” me Shqiptaret. Natyrisht, keshilltaret Shqiptare jane pjese e ketij “koalicioni” pse deshirojne qe permes institucioneve te komunes te bejne dic me teper per kthimin e te shperngulurve dhe per permiresimin e jetes atyre qe nuk e braktisen Vendlindjen sic eshte punesimi, shkollimi,realizimi i te drejtave legjitime… e tj.

    Por, mjerisht,”koalicioni” nuk funksionon mire, premtimet partneri i “Koalicionit” nuk don ose nuk i lejohet t’i permbush.Besoj se subjektet politik te Shqiptareve te Medvegjes, qe jane pjese e qeverisjes komunale, do te dijne se cfare do te bejne ne t’ardhemen nese kjo situate vazhdon.

    Z-ti Drashkoviq, eshte politikane me pervoje dhe mjafte i afte, gje qe, mjerisht, me kete interviste nuk e deshmon.Nese pohimi i tij se “qytetaret e Medvegjes nuk dojne “shkembim” te territorit” mendon vetem ne njeren pale, at Serbe, ndoshta ka te drejte, por, ai mire e din se cfare dojne dhe mendojne per kete ceshtje Shqiptaret e Medvegjes. Shqiptaret nuk dojne te japin nje pjese te tokes se tyre, “per t’a fitua” nje pjese, po ashtu, te tokes se tyre. Shqiptaret e Medvegjes dojne te jene aty ku eshte e natyrshme te jene.Z-ti prefekte ka te drejte kur thote se “nuk ka shtet qe ka vetem nje popull”,por, nuk ka as Shtet ne Bote qe favorizon nje popull ne deme te popujve tjere. Z-ti Drashkoviq, me te drejte pohon se tani “shperngulja ne pergjithesi eshte ndalur”,por, duhet te pranoi se kjo ka ndodhur jo pse ne Medvegje eshte cdo gje ne rregull, por, pse me, po thuaj, s’ka kush te shperngulet, sidomos kur jane ne pyetje Shqiptaret. Natyrisht, ne Medvegje duhet te kete vend edhe per njerez nga jasht (nga Bosna, Maqedonmia…) por eshte gabim qe kjo te shihet si”zevendsim” per Shqiptaret e shperngulur.

    Z-ti kryetar i Medvegjes, duhet te jete i sinqerte dhe te pranoi se gjendja ne Medvegje sot eshte katastrofale dhe se nuk eshte be asgje qe duhet te behet. Medvegja, me 524 km2 siperfaqe, sot ka vetem 7.876 banore (2.884 me pak se ne vitin 2002 dhe rreth 20.000 me pak se viteve te 60-ta.Medvegja viteve te 60-ta kishte mbi 10.000 Shqiptare sot ka 15.here me pak. Ne Medvegje sot kane mbetur te zbrazta, pos 10. vendbanimeve Shqiptare, edhe 33.vendbanime tjera.

    Kurse, Medvegja, po qe se do te sigurohet ambienti juridik e ekonomik, siguria dhe klima e volitshme politike dhe po qe se kjo komune do te menaxhohej si duhet, ka kushte qe prap te kthehet gjalleria e dikurshme. Sepse, Medvegja si per kah klima, bagatia natyrore dhe tradita, ka kushte te behet qendra me e madhe per blegetori dhe pemetari. Ka resurse ne minerale dhe turizem. Ka objekte prodhuese qe tani jane nen blokade dhe nuk punojne.Ka mundsi per investime te reja.

    Kurse, ne vend qe te krijohen kushtet per kthimin e te shperngulurve, ne vend se aty te sigurohet nje ambient i shendosh juridik dhe te punohet ne sigurimin e vendeve te punes dhe te sigurise se qytetareve, udheheqesit e Komunes shprehin kenqaesine e tyre me ndertimin e burgut dhe te nje kapaciteti per “prodhumin e paletave” dhe per “investimin kapital” prej 100.000 euro, qe, ne kushte normale, do te investonte,per shembell, cdo i dyti ose i treti Medvegjas qe gjendet jasht Vendlindjes ne vendet perendimore.

Leave a Reply