Kjo është vendosur nga Këshilli Kombëtar Boshnjak në Serbi, ku theksohet se ky komunitet do të bojkotoj regjistrimin e popullsisë që do të zhvillohet nga 1 deri më 15 tetor të këtij viti.
Në një komunikatë të këtij këshilli theksohet se vendimi është miratuar mbrëmë, ku ndër arsyetimet e shpalosura janë se nuk janë plotësuar kushtet lidhur me komunitetin boshnjak dhe mysliman. Këshilli vlerësoi se numri real i boshnjakëve dhe myslimanëve vazhdimisht është shtrembëruar dhe zvogëluar nga autoritetet serbe.
KKB theksoi se formularët e shtypur për regjistrimin ekskluzivisht janë në gjuhën serbe dhe alfabetin cirilik. KKB ka kërkuar kontroll të rreptë mbi regjistrimin dhe monitorim nga bashkësia ndërkombëtare. Vendimi i këtij komuniteti vjen pas atij të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që gjithashtu do të bojkotohet regjistrimi në tri komunat Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë. (INA)


28 Shtator 2011
-Lajmet-