RSS

Edhe Lëvizja për Bashkim është për ridefinim kufijve

18 Nëntor 2011

-Lajmet-

Edhe Lëvizja për Bashkim është për ridefinim kufijve

Prishtinë, 18 nëntor(medvegja.net)

– Në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës, në kohën kur në rend të ditës ishte shqyrtimi i Projektligjit për Buxhetin e vitit 2012, Kryeministri i Kosovës, duke folur rreth idesë së ndryshimit të kufijve, i quajti ato befasuese, shqetësuese, e madje edhe të rrezikshme. Për më tepër, ai u bëri thirrje subjekteve politike të deklarohen nëse këto janë qëndrime të tyre zyrtare apo vetëm qëndrime individuale të anëtarëve të tyre. Kjo kërkesë e tij erdhi si reagim ndaj shtimit të përditshëm të zërave në përkrahje të idesë së ridefinimit të kufijve në mes të Kosovës e Serbisë, përkatësisht të përkrahjes që kësaj ideje ia dha edhe deputeti i subjektit të dytë parlamentar në vend, Lutfi Haziri.

 Lëvizja për Bashkim deklaron haptazi se angazhohet për ridefinim të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Madje, siç është e ditur edhe për opinionin, për këtë çështje LB-ja ka hartuar edhe një platformë të veçantë politike në të cilën parashihet reciprociteti në të drejta midis serbëve të tri komunave në veri të Kosovës: Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok dhe shqiptarëve të tri komunave në Kosovën Lindore: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si hap i parë i cili pashmangshmërisht do të duhej të çonte drejt ridefinimit të kufijve midis dy shteteve./Koha/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply