Medvegjë 7 mars 2011(medvegja.net)
Edhe në komunën e Medvegjës, këtë vit u shënua 7 Marsi – Dita e Mësuesit.
Për të shënuar këtë ditë të rëndësishme, në Kuvendin Komunal të Medvegjës u mblodhën rreth 20 arsimtarë e mësues nga Shkollat Fillore: “Zenel Hajdini” në Tupallë, SH.F. “Banja e Siarinës”, si dhe Shkolla e Mesme në Medvegjë.
Fjalën hyrëse dhe një historik rreth 7 marsit – përvjetorit kur në Korçë në vitin 1887 u hap shkolla e pare shqipe, e lexoi z. Sheqir Aliu – drejtor i Shkollës Fillore në Tupallë.
Të pranishmit i përshëndeti edhe z. Rexhep Abazi – mësimdhënës shumëvjeçar në shkollat shqipe në Medvegjë dhe aktualisht punonjës i arsimit në shkollën e Tupallës.
Në fund u mbajt një koktej rasti në restorantin “Lovac”.
prof.Fadil Mustafa



10 Mars 2011 at 1:27 pm
Deklarata e miratur nga mesimdhenesit Medvegjas ne Prishtine as nga ky forum su prezentue a thua pse.?
Shtrohet pyetja qka po dojme pse te tjeret te na mbrojne e ne ku qka pse me ka etj.
Po mbajme tubime, vizita,marrim pjes shperndajm mirnjohje veq per tu fotografue A……..
10 Mars 2011 at 2:09 pm
I nderuar zotri Abaz KADRIU,
Ne pytjen qe ju keni parashtruar ne lidhje me deklaraten e miratuar ,mund te ju themi se NUK NA ESHTE OFRUAR NE DISPOZICION NGA ORGANIZATORI i shenimit te dites se mesusit.
Kjo eshte arsyja e vetme,ne ato momente qe neve na ofrohet ne padyshim se do te plasojm per lexusit.
Kjo ishte pergjigja sa i perket pjeses qe na takon neve si medvegja.net …
rrespekt
10 Mars 2011 at 5:55 pm
Po mu dukte se ishte dikush prezente edhe prej jush prandaj per ate ju drejtova edhe forumit te juaj si do qofte lajmin e dhene para disa ditesh edhe me foto qe e deshmon qe ishit prezent, po mu dukte gjysmak dhe shtrembuar per ate pyta.
pershkak te etikes se lajmeve
perndryshe komentet e mija mund ti fshini
respekt po une nuk jam mesue keshtu diqka qe shoh dhe e ndegjoj vete nuk frigohem ta publikoj me kete e beni forumin edhe me te besuar, avansuar dhe shiquar.
10 Mars 2011 at 8:06 pm
E vertet qe ishim edhe neve prezent,po pikrisht per ti ikk ketyre keqkuptimeve qe mujn me dal e lam qe lajmin te shkruj njeri nga organizatoret siq eshte ne kete rast zotri Jonuz Fetahu.
Ajo deklarat ishte e fuqishme edhe ne mendojm se duhet te plasohet neper medija te shkruara dhe elektronike,por ne skem arrit ende me marr.Do ta kerkojm nga organizatoret dhe nese na ofrojn ,ne, nuk ka dyshim se do te publikojm.
Perdnryshe nuk mendojm se ka qen lajmi gjysmak(perveq kesaj deklarate qe skem arrit me siguru)
http://www.medvegja.net/web/dita-e-mesuesit-bashkon-medvegjasit-ne-nje-vend/
Nderkaq sa i perket komenteve tuaja,nuk po shohim kurrfar arsye per mi fshi.Perkundrazi qdo kritik qe ka baz per neve eshte e mireseardhun dhe na ndihmon te permirsohemi edhe me shume.
edhe nje her rrespekt per personalitetin tuaj
staffi