EDHE PRESHEVA FESTON BASHKË ME KOSOVËN
Preshevë 17 Shkurt
- Në ditën kur para dy viteve shteti për të cilin luftuan breza të tërë,u shpall I pavarur,I gjitë kombi shqipëtarë po festonte për bërjen e Kosovës shtet të pavarur e sovran,nuk mund të mungonte mes gjtha trojeve edhe Lugina e Preshevës e cila para dy viteve pra kur u shpall Kosova e pavarur nuk guxonte të shprehte entuziazmin të cilin jo vetëm Preshevarët por e të gjithë shqipëtarët anë e mbanë e kanë nëpër arterie ndër shekuj. Këshilli organizativ komunal ka organizuar një program festiv me të cilin ka festuar ditën e pavarësis së shtetit më të ri në botë.
Nëpër rrugët e qytetit nuk është vërejtur ndonjë ndryshim sa I përket rritjes se forcave të rendit as nga ana e policisë as nga ana e xhandarëve që në të shumtën e rasteve nuk përtojnë të jenë present. Manifestimi kuturo-artistik në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës filloi prej orës12:30 dhe zgjati për rrethë një orë e gjysmë ku u prezantuar këngë,valle si dhe pjes dramaturgjike nga vallëtarë,aktorë dhe këngëtarë të vendit.
Të pranishëm në sallë përpos pushtetarëve dhe shumë intelektualëve u vërejt një numër I madhë I nxënësve nga shkollat e mesme dhe fillore të cilët në duar mbanin flamuj të Shqipërisë,Kosovës,si dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Hapjen e manifestimit e bëri kryetari I komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafa I cili përshendeti dhe ua uroi pavarësin të pranishëmve njëherit ai u shpre se në një të ardhme shpresojnë që kjo datë të jetë pjesë edhe e Preshevës.
Kushtrim MALIQI
presheva.com

17 Shtator 2010 at 10:40 am
une e dua nje foto te mire