Edi Rama në Preshevë me 28 janar
Preshevë më 24 janar(medvegja.net)
Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë do të qëndroj në një vizitë njëditore të shtunën më 28 janar në Preshevë, ka mësuar “presheva.com”. Me rastin e vizitës së tij të organizuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut nga Lugina e Preshevës, Edi Rama do ta promovoj librin e tij “Kurban” para publikut vendor, si dhe do të takohet edhe me liderët vendor politik.

Foto: Edi Rama
“Presheva.com” ka mësuar se po të njëjtën ditë do të organizohet edhe një tribunë me aktivistë të shoqërisë civile nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, si dhe një party në një pub me një rock group nga Prishtina.

24 Janar 2012
-Lajmet-