Me rastin e ditës së flamurit mbahet ekspozita :”LUGINA E PRESHEVËS DHE TRASHËGIMIT E SAJË”
![]()
Preshevë,10 Nëntor 2010(medvegja.net)
Grupi i fotografistëve PreshevART Picture nën patronatin e Shoqates për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë me rastin e festës së pavarsisë së Shqipërisë “28 Nëntori” ju promovonë ekspozitën me fotografi të vjetra, fotografi të objekteve të trasheguara nga e kaluara dhe fotografi të trashëgimis natyrore si të Preshevës Medvegjës e Bujanocit.
Kjo ekspozitë e këti lloji për herë të parë paraqitet para publikut Preshevar më datë 26 nëntor 2010, andaj kemi nderin që të gjithve të ju kemi të pranishëm në këtë ekspozitë me rëndesi për tërë Luginën.
Ju mirëpresim të gjithëve.
Njëherit ju ftojmë të gjithëve që posedoni fotografi të këtyre llojeve të na i dërgoni në e-mail adresen preshevart-picture@hotmail.com ose argjend_hetemi@hotmail.com sepse mund të bëjmë disa ndryshime në përzgjedhje, faleminderit për mirkuptim.
me rrespekt
PreshevART Picture staf & Shoqata për trashëgimi dhe krijimtari kulturore
Preshevë


10 Nëntor 2010
-Lajmet-