Erhard Busek:Lugina me Kosovën,veriu me Serbi!
Munih, 4 shkurt (medvegja.net)

Foto:ARKIV
- Idetë për ndarjen e Kosovës dhe për shkëmbimet e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, nuk ndalen. Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, në një prononcim për KTV-në, ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet të nisin diskutimet për ndarjen. Ai thotë se kjo është zgjidhja më e mirë tash për tash dhe si shpërblim, Kosova do të njihej nga Serbia dhe nga pesë vendet e Bashkimit Evropian.

Pos ndarjes, ai përmend shkëmbimin e territoreve, Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, e veriu i Kosovës Serbisë, për një zgjidhje të qëndrueshme në Ballkan. “Jam i bindur që në fund të fundit nëse asgjë nuk do të jetë e mundur, atëherë ndarja është zgjidhje”, ka deklaruar Busek. Ai ka folur edhe për bisedimet Kosovë-Serbi të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian që sipas tij vetëm pas zgjedhjeve në Serbi do të krijohen kushte të favorshme për zhvillimin e bisedimeve./koha/


6 Shkurt 2012 at 12:51 pm
Leter e Hapur.
Nenkryetarit te K.K te Medvegjes Zot.Sahiti
Delegatit te Asambles Komunale prof. Rexhep Abazi
Te nderuar Zoteri Abazi dhe Sahiti!
Ngjarjet e fundit politike qe zhvillohen rrethe Kosoves dhe Kosoves Lindore apo siq ju e quani,Lugina e Presheves, jam duke I percjellur shume me vemendje,nga diaspora.
Eshte per tu habitur qe dy takimet e fundit te delegacionin te Lugines me Ministrin e diasporas Zot.Makollin dhe zev.Ministreshen zonja Tahiri.
Ne keto takime nuk pashe asnje perfaqesues nga Komuna e Medvegjes si nga partite opozitare nga udheheqesit Komunale apo nje individi te levizjeve Medvegjase.
Sipas meje eshte shume hap I gabuar nga JU qe udheheqeni nga ate pak popullate te mbetur ne Komunen time te Medvegjes. Me mos aktivitetet tuaja politike dhe mos ngritjen e zerit tuaj ne arenen nderkombetare politike qe tani eshte momenti I fundit per Bashkimin e Trojeve tona, ju disi heshtni ne qetesi.
Te nderuar zoteri!. Ishte dikush qe edhe juve Medvegjaseve, ua mundesoi qe edhe nje here te formoni parti politike te keni pozit dhe opozit dhe te udheheqeni sado pake ne Asamblen Komunale me ato pake delegate qe keni. Por tani nuk eshte zgjidhje Kombetare me diskutime ne Komunen ku e perfaqesoni apo veproni, apo si duket jeni te knaqur ma ato rroga te nje Mesuesi, apo te nje nenkryetari qe zen nje karrik ne Komune, e sipas meje nuk gezoni kurrfar autorititeti.
Lufta e UQPMB-se ne ate kohe ishte ne tere rajonin.Ne nuk ndame Presheve,Bujanoc dhe Medvegje.Kurse tani ju Zoteri beni ndarjen ne parti te ndryshme dhe individ qe aspak nuk e ndihmuan at Lufte por edhe tani ne ate Liri qe sodo pak e keni, nuk ndegjohet zeri i juaj.
Ne shqiptaret e Kosoves Lindore tani kemi nje halle,nje armike dhe kemi kerkesaen gjithepopullore, Referendumin dhe Plateformen e Konqulit te dalura nga populli dhe nga Lufta.
Medvegja ka pake popullate tani qe jetojne ne ato troje ,po ka shume popullate qe braktisen Vendelindjen e tyre nga represionet e koherave te ndryshme.Mos harroni,ne Medvegjasit qe jemi ne diaspore edhe ne tere boten syte I kemi mu te Medvegja jone.Keni pas perkrahje te plote nga ne qe keni edhe tani. Por angazhimi I juaj ne levizjet e fundit politike jane per tu habitur.Duhet ta dini nuk ka zgjidhje me pushtetaret komunal ato jan infuzione dhe rren e Serbise, Fati I Kosoves Lindore eshte vetem Bashkimi me Kosoven Moter dhe Shqiperine Nene,kete e din edhe Serbija ,kete e dini edhe ju te nderuar.
Andaj,tani duhet te bashkoheni parti te llojeve te ndryshe,vllezer dhe motera, Atedhetare dhe Diaspore qe dalin nga komuna e Medvegjes.te kerkojme bashkim me Trojet tona.Tani une, dhe shume shqipetare qe percjellin gjendjen momentale ne keto treva, e pyesim veten! Valle a paska shqipetare ne Medvegje apo jo.
Dikur mas asaj lufte te shejte te UQPMB-se ne gjetem force dhe gjuhe te perbeshket ti bashkojme te gjitha strukturat politike dhe Humanitare te komunes se Medvegjes.Klubin Trojet,ne krye me Zoterine e nderuar Ismajl Muharremin,Krahu I luftes,Vendelinda,PVD-ja dhe veprimtare e atedhetare te asaj kohe I bashkuam forcat dhe filluam kthimin e popullates ne ato troje.Kurese tani ju Zoteri te politikes dhe deputete te Ansambles Komunale Medvegjase,harroni,apo nuke doni te kyqeni ne problemet Kombetare,qe keni perpara,apo mendoni qe Presheva dhe Bujanoci do mendojne edhe per Medvegjen tone sikur aty te mos kete njerez ,parti apo dikush qe ngrit zerin fuqishem ne keto levizje politike qe sot ndodhin ne rajon.
Medvegja me rrethine ishte poligon I torturave te te gjitha luftrave Ballkanike prej viteve1878 e deri me sot I nenshtrohet represioneve te llojeve te ndryshme.Medvegja eshte Vendlindja e Sahit Pashes,Veli Dedit, Hashim Hajdinit ,Vellezerve Xhema,Sadik Jasharit e Kingjit dhe te gjithe atyre shqipetareve Atedhetare qe rane vikim nga represionet e shkaut.
Tani te gjitha keto levizje politike qe behen, bien nen supet e juaja .Ju keni voten e popullit,perkrahjen e diaspores se fuqishme, ta ngritni zerin nderkombtarishte dhe te tregoni se edhe ketu ka shqipetare edhe ne kerkojme Bashkim me Trojet tona qe dikur mu politika evropiane na ndau.Vetem me nje moral kombetar dhe kerkesa qe dalin nga populli mund ta nxjerim Komunen e Medvegjes dhe Luginen nga nje ferr shekullor dhe ta Bashkojm Popullin Shqiptare me ta lasht ne Ballkan dhe te bejme Bashkim Kombetare.
Te nderuar zoteri!. Harrojeni termin Vllazerim Bashkim,Tani eshte vetem Bashkim, dhe ate Bashkim Kombetare ne te gjitha viset ku flitet shqip. Kerkesat e juaja partiake duhet te jene te keti lloji ,beni bashkimin e popullit ku edhe ju jeni te dalur nga populli, mos u ndani nga kerkesat Popullore,mos beni ndarje partiake, hiqni iluzionet e partive tuaja,permbushni kerkesat e Referendumit dhe Platformes se Konqulit,ato jane te shenjta dhe qojne popullin ne nje Liri te gjate dhe te mire dhe ben thyerjen e kufive artificial po ashtu bene Bashkimin Kombetare.Nese kerkesave te dalura nga populli nuk I permbushni apo beni pazare me armikun,mendoni mire qe Vllazrim Bashkim me Serbine do ua prishin djemte, vellezer dhe motra, patriote dhe atedhetare qe kane vetem nje kerkese! Bashkim Kombetare. Kurse ju te nderuar do leni nje histori te keqe per punen dhe obligimet qe moret nga populli.Mendoni mire mos beni leshim nga kerkesat e popullit.Trgoni qe edhe ju jeni nipat e Sahit Pashes dhe Rrahim Abazit.
Shaban Abazi ish komandant I UQPMB-se Zona e Medvegjes.