RSS

Festa e Fitër Bajramit në Medvegjë

27 Shtator 2009

-Lajmet-

Fotoreportazh

Festa e Fitër Bajramit në Medvegjë

Banja e Sjarinës 20 shtator 2009(medvegja.net)

Festa e Fitër Bajramit u shenua në mënyr të veqant edhe në komunën e Medvegjës.Me këtë rast nga Prishtina,për ti kujtuar kohrat e dikurshme-për ti rikthyer traditën e festës së vërtet të Bajramit,kishin ardhur edhe shum bashkëvendas në mënyr të organizuar.

Kryeimami i Medvegjës Ajet ef Latifi,imam në Xhamin e Kapitit,shfrytzoj rastin që permes web faqes tone ti uroj të gjithë shqiptarve të Medvegjës festën e Fitër Bajramit .Ndërkaq imami i xhamis së Sjarinës Elham ef Hasani fillimisht i përshëndeti të gjithë të pranishmit e në veqanti vllezrit që kishin ardh nga Kosova vetum për këtë fest.,,Eshtë knaqësi e madhe që sod ju kemi në mesin tone të nderuar vllezër e bashkëvendas,dasht Zoti që këto festa të na shërbejn sa më shum që tëtakohemi njëri me tjetrin’’ tha ai.

Festën e Fitër Bajramit përmes valëve të radio Medvegjës e kishin uruar edhe Florim Sahiti,zavendëskryetar i Medvegjës dhe kryetari i LDI-se zotri Rexhep Abazi.

Për ti kujtuar kohrat e vjetra të vitit 1992 ku në xhamin e Sjarinës përveq ritualeve fetare shtihej me armë zjarri dhe i këndohej atdhedashuris,edhe këtë vit nuk munguan të shtënat me armë dhe fishekzjarret e shumta që kishin organizuar një grup të rinjësh.Ndërkaq nuk munguan as lotët e të moshuarve tanë që edhe njëher pas shum vitesh ju dha mundësia që ti shohin xhamit e kësaj komune plot e përplot me shqiptar të besimit Islam.

Medvegja.net  /B.U

No comments yet.

Leave a Reply