RSS

Në Viti shenohet “Flakadani i Karadakut 2011” marrin pjes edhe Shqiponjat e Medvegjës

25 Mars 2011

-Lajmet-

Në Viti shenohet “Flakadani i Karadakut 2011” marrin pjes edhe Shqiponjat e Medvegjës

Viti, 25 mars (medvegja.net)

-Në Viti është hapur Manifestimi Tradicional Kulturor “Flakadani i Karadakut 2011”, i cili mbahet në nderim të figurës dëshmorit të kombit Njazi Azemi -Komandant Mjekra. Në ndezjen e Flakadanit që simbolizon edhe fillimin e aktiviteteve që parashihen të mbahen gjatë këtij manifestimi , kryetari i komunës Nexhmedin Arifi tha se populli shqiptar kaloi nëpër kohë të vështira, por pavarësisht kësaj bijtë dhe bijat e këtij vendi ishin të lidhur ngushtë me ndjenjën liridashëse për çlirimin e atdheut. “Ky manifestim i cili është bërë tradicional dhe është miratuar nga kryetari i Komunës dhe është votuar nga Kuvendi Komunal, për Vitinë dhe qytetarët e saj është festë e Komunës.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm,po marrin pjes edhe Shoqëria Kulturore Artistike ,,Shqiponjat e Medvegjës” të cilët zgjuan kurreshtje dhe emocion të veqant.Shqiponjat e Medvegjës bën hapjen e Festivalit më datë 24 mars.Drejtori i shoqëris zotri Selman Rexhepi tha për medvegja.net ,,me knaqësi të madhe kemi pranuar ftesën.Dëshmorët e kombit meritojn të kujtohen në mënyrën më të mirë të mundshme.Ne kemi knaqësinë më të madhe që po marrim pjes në këtë festival ”tha ndër të tjera zotri Rexhepi.

Në emër të Organizatës së Veteranëve të luftës së UÇK-së foli Milaim Abazi. Në këtë akademi foli edhe ish përfaqësuesi i UÇPMB-së Mustafë Shaqiri, ndërsa flakadanin e ndezën kryetari i komunës Nexhmedin Arifi, vajza e dëshmorit komandant Mjekra Kosovare Azemi dhe Fehmi Rexhepi nga OVL. Në komunën e Vitisë do të shënohen aktivitete kulturore e sportive si garat rajonale të recitatorëve, Ora e madhe letrare, garat në futboll të vogël, garat në shenjëtari si dhe Festivali i Ansambleve nga gjitha trojet shqiptare. Manifestimi Flakadani Karadakut do të përmbyllet me një akademi përkujtimore në 10 vjetorin e rënies së dëshmorit Njazi Azemi komandant Mjekra si pjesëtar i UÇPMB në Stanec të Preshevës./medvegja.net/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

One Response to “Në Viti shenohet “Flakadani i Karadakut 2011” marrin pjes edhe Shqiponjat e Medvegjës”

  1. Abaz KADRIU Says:

    Sot më 24.03.2011 ishte festë, Festë e madhe në Viti.
    U bashkuan dhe festuan së bashku ata më të dashurit, ardhmeria jonë që erdhën nga trevat e ndryshme shqiptare. U takuan për të shpalosur vlerat e tyre kulturore -artistike në Festivalin Kombëtarë “Flakadani i Karadakut 2011”, nga Medvegja u paraqit SH.K.A Shqiponjat e Medevegjes duke i prezentuar vlerat tona Kombëtare dhe duke senzibilizu edhe më tepër problemin e pa zgjedhur të trojeve shqiptare, ky ishte edhe si mesazh për institucionet shqiptare që edhe ne duam liri si të tjerët.

Leave a Reply