Forumi i dytë ndërkombëtar – Integrimet: ndërmjet parimit etnik dhe demokratik
Në Beograd ka përfunduar Forumi i dytë ndërkombëtar me titull “Integrimet: ndërmjet parimit etnik dhe demokratik”, nën organizim të Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese në Serbi në mbështetje të Ambasadës Britaneze në Beograd.
Ky Forum i ka kushtar prezantimit të rezultateve të deritanishme të arritura në fushën e integrimeve të komuniteteve etnike si dhe një debat mbi ndërmarrjen e hapave të nevojshëm për sigurimin e kushteve më të mira të jeteses së qytetarëve të këtij rajoni.
Ky është forumi i dytë i rradhës mbi Serbinë jugore nën organizim të BIRN Serbi i cili do të mbledh përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, organizatave dhe ambasadave ndërkombëtare, përfaqësues nga sektori i OJQ-ve, ekspertë dhe përfaqësues të të gjitha komuniteteve etnike në Serbinë jugore: kryetarët e komunave, përfaqësuesit e partive politike, institucioneve, Këshillave kombëtare të pakicave kombëtare, mediave dhe individ të ndryshëm./Presheva.com/



21 Prill 2011
-Lajmet-