NË MEDVEGJË PËR TË DYTEN HERË VALOI FLAMURI KUQ E ZI DHE U SHENUA FESTA E FLAMURIT
NDËRSA DY PARTITË POLITIKE SHQIPTARE TË PËRKRAHURA NGA BASHKËSITË LOKALE DHE POPULLI VENDOSËN QË TË ORGANIZOJNË PORTESTE TË QETË E PAQËSORE KUNDËR DHUNËS E DISKRIMINIMIT
Medvegjë,26 Nëntor 2011(medvegja.net)
Edhe pse të brengosur dhe të shqetësuar për padrejtësitë, diskriminimin dhe dhunën që u bëhen dhe pas rastit të rëndë të sulmit të familjes Ismajli nga Gërbaci, shqiptaret e Medvegjës të prirë nga dy partitë politike të tyre, sot në Bajëte Siarinës, për të dytën herë ngritën flamurin kuq e zi për të shenuar Festën kombëtare shqiptare DITËN E FLAMURIT.
Kësaj here pa kurfar programi artistik e kulturor në mbeshtetje të familjes Ismajli.
Të vërenjtur në fytyrë, të pranishmit dëgjuan fjalën e hapjes të Msc.Ramadan Beqirit i cili tha se …festë për ditën e flamurit bëhet në qendrat e mëdha shqiptare : Tiranë e Prishtinë, kurse ne këtu shenojmë këtë festë…Më tej z.Beqiri lexoi Telegramin e dërguar nga SH.H.”Medvegja” në të cilin mërgata shqiptare uron dhe mbështetë vëllezërit në Medvegjë.
Pastaj fjala iu dha mësuesit më të vjetër të kësaj ane z. Hamdi Feratit i cili përshëndeti të pranishmit duke u uruar këtë festë të gjithë shqiptarëve.
Në fjalën përshëndetëse prof.Rexhep Abazi, duke uruar për Ditën e flamurit foli edhe për situatën e rëndë të shqiptarëve të Medvegjës sidomos pas incidentit të rëndë të ditëve të fundit. Por,tha ai… pavaresisht nga vështirësitë në Medvegjë do të vazhdoj jeta…
Njëherit falenderoi PVD për Medvegjë për mirëkuptimin që ky shenim të bëhet së bashku me UDSH e Medvegjës.
Dhe më tutje ai tha…unë ju bëj me dije se jemi dakorduar si dy subjekte politike që veprojmë në këtë komune, e duke dgjuar zërin e popullit e të bashkësive lokale(Tupallë, Sfircë,Kapit etj.)që në Medvegjë do të bëjmë një PROTESTE paqësore duke mbështetur familjen Ismajli dhe kundër padrejtësisë, diskriminimit dhe dhunës ndaj shqiptarëve në komunën e Medvegjës.Për këtë do të bëjmë përgaditjet e duhura dhe me kohë do të lajmerojmë popullin, kurse me 28 Nëntor do tu bashkangjitemi në protestë vëllezërve në Preshevë.
Duke përshëndetur të pranishmit, prof. Femi Beha, po kështu ceku situatën e rëndë të shqiptarëve sidomos pas incidentit te 19 nëntorit dhe foli për veprimet te cilat janë bërë me këtë rast nga shqiptarët e Medvegjës, bashkësitë lokale si edhe nga subjektet politike dhe keshilltarët shqiptarë në Kuvendin komunal të Medvegjës. Shprehu gadishmërinë për aktivitete të përbashkëta të subjekteve që veprojnë në Medvegjë duke uruar të gjithë shqiptarët për ditën e flamurit.
Pas pjesës oficiele, për të gjithë të pranishmit e këtij evenimenti kombëtar, subjektet politike: UDSH dhe PVD, shtruan një drekë të përbashkët./Shkruan Prof.Rexhep Abazi – Medvegja.net/










26 Nëntor 2011 at 10:13 pm
Urime dita e flamurit dhe sod edhe ne bashksit lokale ishim te knaqur kur ne banje te sijarines ne sallen e hotelit ishin dy subjektet politike bashk ku morem pjes edhe ne bashksit lokale dhe dhasht zoti e u bashkofshim ne gjdo veprim dhe sigurisht do te jemi ma te fort te bashkuar.
26 Nëntor 2011 at 10:17 pm
Te bashkuar jemi me te fort se kurr,edhe pse se keni ba publike sepse shume njerz kishin marr pjes.Prap Urime te gjitheve
26 Nëntor 2011 at 11:52 pm
Ju lumt
27 Nëntor 2011 at 10:49 am
keshtu kur ju shofim ,te bashkuar e dim qe jemi mete fort, edhe na gezohet zemra por gjithmon mekan keshtu jo vetm per festen e flamurit,rrespekt per juu.
27 Nëntor 2011 at 4:07 pm
Ju lumte te gjithe shqiptareve te Medvegjes, sidomos atyre qe qendruan ne vendlindje, per ket gjest jo edhe te vogel per rrethanat njerezore dhe kombetare atje, marre parasyshe sa e sa vite veshtiresi ne mbijetese jane deri me tani, ky grup i shqiptareve ndoshta me te anashkaluar, me te diskriminuar, te lene anash dhe gati te harruar ne Ballkan. Urime dhe e festofshim 28 nentorin ne trojet tona perhere.
28 Nëntor 2011 at 7:44 pm
Kjo eshte vetem njera nga darkat/drekat e tyre per shkaqe politike ne interesa te tyre me te vetmin dallim flamurin i cili vetem ne kesi lloj ambijentesh munde te ndodhet si pasoj e politikes se tyre te dobt,e qe sot e pesojm ,duke qen te anashkaluar nga gjithe trojet tjera shqiptare.Ku ne Medvegjen tone nuk i kushtohet rendsi kesaj feste duke e konsideruar kete dite si cdo dite tjeter dhe pa asnje aktivitet te vetem qe kujton festen tone kombetare.
Eshte mekat dhe gjynah se kush po udheheq me ata pak shqiptare qe kane mbete ne ate pjese duke mos krijuar kushte per festimin e nje feste te till ne nje ambient per te gjithe,njeherit duke mos sigurar perdorimin e simboleve kombetare te pakten ne keto festa.