Medvegjasit shënuan 3 vjetorin e pavarësisë së Kosovës në Zvicër
Pavarësia e Kosovës me aktivitete të ndryshme kulturoro artistike, po festohet edhe në gjithë diasporën tonë. Ashtu edhe si herave tjera edhe kësaj here, SHH “Medvegja” me qendër në Fully të Valisit, me një organizim të shkëlqyer, ashtu siç dinë gjithmonë të organizojë kjo shoqatë humanitare, apo siç njihet, ambasadore e Luginës së Preshevës, kishte mbledhur bashkatdhetarë nga katër anët e Zvicrës, në një qytetëz të Zvicrës në Dorenaz, për të kremtuar datëlindjen e tretë të shtetësisë së Kosovës. Ishte e përmbushur salla me bashkatdhetarë, e veprimtarë të të gjitha trevave shqiptare, ndërsa skena ku pritej që të paraqiten artistë të shumtë të kësaj shoqate, që kanë themeluar edhe para pak vitesh edhe SHKA “Medvegja”, valonte flamuri kombëtarë kuq e zijë, pastaj ai i Republikës së Kosovës, por edhe flamuri i shtetit mik të kombit tonë Zvicra. Kryesia e kësaj shoqate dhe anëtarët e saj të kryesisë, si edhe herave tjera, pritshin dhe drejtonin nëpër vende musafirët, që të fillojë programi me kohë, ashtu si ishte paraparë. Përveç një numëri të konsideruar të veprimtarëve nga të gjitha trevat shqiptare, në këtë kremtë, mori pjesë edhe kryetari i shoqatës Lugina e Preshevës, z.Fazli Musliu, pastaj publicisti Dashnim Hebibi, ekipi i TV Diaspora, redaksia në Zvicër, gazeta ditore “Zëri”, agjencia e lajmeve kosovaere.ch, pastaj medvegja.net dhe presheva.com .
Programi filloi me intonimnin e hymnit kombëtarë dhe më pastaj edhe të Republikës së Kosovës. Me disa fjalë modeste, programin e hapi kryetari i shoqatës, veprimtari i dalluar i diasporës sonë, z.Zenel Neziri, i cili kishte ftuar edhe personalitete zvicerane dhe në mesin e tyre ishte edhe kryetari i Partisë Demokristiane z.Cristofer Darblley, i cili ka dy ministri në qeverinë zvicerane dhe është parti shumë me ndikim në qeverinë zvicerane, me shumë deputet. Z.Neziri, e filloi programin duke i përshëndetur të pranishmit, e në veçanti z.Darblley, miqtë zviceranë, z.Fazli Musliu, TV Diaspora, përfaqësues të mediave si dhe padyshim edhe medvegjasit dhe gjithë të pranishmit.
Fjalimi i z.Neziri, u përcoll me interes të madh nga të pranishmit, ku ai ndër të tjera tha: Jemi mbledhur sonte larg Medvegjës sonë, për të festuar nëntorin e dytë të shqiptarëve, tre vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Jemi në mes të Zvicrës, në këtë shtet që e njohu menjëherë pavarësinë e Kosovës me në krye presidenten e saj zonjën e madhe Kalmy Rey. Me zviceranët, nuk mundet të na prish propaganda serbe, lobi serb, sepse ne jemi paqësorë dhe zvicrën e kemi atdhe të dytë. Në Medvegjë, atje, nuk festohet kjo festë e as datëlindja e shtetit shqiptarë, nga Serbia, serbia po donë të hyjë në BE, duke shtypur shqiptarët. Nga kjo festë, ia bëjë një ftesë në emër të medvegjasëve, miqëve tanë zviceranë, që të vijnë në medvegjë dhe ta shohin se si është Medvegja, krejt në terr dhe vështirë të jetohet, e rrethuar me xhandarë serb e ushtri serbe, me maska e pa maska.
Ditët Historike Shqiptare, deri sot ishin shumë të rralla, nganjëherë në shekull! Kongresi i Manastirit 1908, pavarësia e shteit shqiptar 1912 dhe Pavarësia e Kosovës 2008, janë tre Datat më të rëndësishme Historike Shqiptare! Viti 1908, shënon përgatitjen e nismën për kryengritjen shqiptare, Luftën e Kaçanikut (1910), kundër ushtrisë turke, menjëherë pas Kongresit
të Manastirit, të drejtuar nga Idriz Seferi, Isa Boletini…’’Kaçanik ty të raftë pika / nandë sahat tu u pre me thika’’ …’’ka ra kali me not n’gjak’’, një shekull gjak, kundër dy pushtuesve ma të egjër turk e sllav, deri më 2008, me shpalljen e Pavarësisë të Kosovës, e sot e tutje: me Kosovën Lindore ende të pushtuar, Me Shqipërinë Lindore, deri në Manastir e Prespë, e deri tej Janinës, Arbania Shqiptare, ende nën pushtimin grek, e me Malcinë e Mbishkodrës, deri në Tivarin Historik, ende nën pushtimin malazias!
Molla e Kuqe – Guri i Shpuar, tek Naissa (Nishi), mbetet kufiri shqiptaro-serb, nga Vilajeti-Krahina e Shkupit (që më von u ndryshua, si vilajeti i Kosovës), e mbeti vetëm emri i një krahine titiste – Kosova e sotme, ku pas të gjitha gjakderdhjeve historike shqiptare, më 17 Shkurt, 2008, shpalli pavarësinë, me inisiativen e Luftës Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e ndihmen e botës demokratike perëndimore, kryesisht amerikane, pas veprimeve ushtarake të NATO-s dhe çlirimit të Kosovës– 12 Qershor, 1999!
Këto fakte mbahen mend fort mirë, e duhet kuptuar drejtë historinë, e të drejtën për ribashkimin e tokave shqiptare, deri në realizimin e plotë – një shtet shqiptar në Ballkan, ku përkundër interesave politiko-diplomatike tjera, e drejta e vetëvendosjes të kombit shqiptar, është e patjetërsueshme dhe nuk mund tëketë Ballkan të lirë e të qetë – pa kombin e lirë e të ribashkuar shqiptar!
Pavarësia e Kosovës (17. Shkurt, 2008), është shtet njëherë në shekull, një shtet në shekull, një shtet i ri shqiptar, që përkundër fërkimeve politike të ditës, ku qëllimet shihen hapur, anipse për dikend duken të nëndheshme – vetëm për t’i harruar tokat tjera nën pushtimin sllav: Preshevë, Medvegje e Bujanoc – Shqipëri Lindore nën fallson IRJM – Malcinë e Mbishkodres, e deri tek Çameria – për të harruar dy fjalët: Tivar e Prevezë!
Tash e kemi shtetin e Kosovës dhe ne medvegjasit do te jemi më të fortë. Por, prap, po i drejtohemi faktorit ndërkombëtarë, që të shikoj nga Presheva, MEdvegja dhe Bujanoci dhe në bisedimet e parapara në mes Kosovës dhe Serbisë, të jetë edhe e kyçur Kosova Lindore. Ndërsa deputetit të parlamentit të Serbisë Riza Halimi, i drejtohemi, që të përfaqësojë më denjësisht Medvegjën dhe të kërkojë të drejtat që na takojnë. Faktori politik atje duhet të jetë më unik të punojë më shumë për të mirën e atyre trevave. Lavdi dëshmorëve të kombit që dhanë jetën për liri e pavarësi”. Pas këtij fjalimi patë edhe duartrokitje nga të pranishmit. Moderatorja e këtij programi festiv, ia dha fjalën edhe publicistit Dashnim Hebibi, që ti përshëndes të pranishmit dhe të lexoj edhe disa telegrame përshëndetëse, të cilat erdhën nga ambasadori i Shqipërisë në Bern, z.Mehmet Elezi, pastaj, nga ambasadori i Kosovës në Bern z.Naim Malaj, dhe nga Prof.Rexhep Abazi nga Medvegja kreshnike. Të gjithë këto telegrame ishin përkthyer në gjuhën frenge dhe u lexua nga një anëtare e SHKA “Medvegja”. Për programin artistik, si edhe herave tjera SHKA “Medvegja” ishte ajo, që për disa orë me radhë, mbajti në disponim të gjithë të pranishmit. Përgjegjësi artistik z.Musa Neziri, arqitekti kryesor artistikë, përcillte çdo imtësi të SHKA “Medvegja” sepse ka punuar me muaj të tërë dhe dëshironte që të del gjithçka në rregull. Me disa valle me motive të ndryshme, dallëndyshet e vogla të kësaj shoqërie, vallëzonin dhe nga publiku u duartrokiteshin.
Nuk munguan edhe disa këngë patriotike nga grupmosha të ndryshme. Shihet, se SHKA “Medvegja” po hapëron sigurt drejt profesionalizmit dhe vlenë të përmendet, se në këtë shoqëri artistike, të gjithë punojnë së bashku me një unitet të shkëlqyer dhe para publikut dalin shumë mirë. Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i shoqatës humanitare “Lugina e Preshevës”, z.Fazli Musliu, i cili, pasi i përshëndeti të gjithë të pranishmit, iu drejtua të gjithëve, me një mesazh të qartë, që të mos harrohen dëshmorët e kombit, ata që e dhanë jetën në përiudha të ndryshme të atdheut dhe premtoi, se edhe në të ardhmen, do të kenë bashkëpunim të sinqertë me SHH”Medvegja”. Ndërsa me një përshëndetje përmes një telegrami, erdhi edhe nga koordinatori i shkollës plotësuese shqipe për kt.Argau z.Riza Demaj, njëherit ish i burgosur politikë, pastaj nga veprimtari Bajram Mulaj nga Rrafshi i Dukagjinit, të cilët, po ashtu i lexoi publicisti Dashnim Hebibi. Me disa këngë patriotike dhe lirike, i argëtoi edhe këngëtarja Teuta Selimi.
Pas këtyre këngëve të bukura, me ftesë të z.Zenel Nezirit, fjalën e mori z.Cristian Darblley, ku i përshëndetit të gjithë të pranishmit dhe foli për bashkëpunimin e mirë që e ka me këtë shoqatë dhe i cili ndjehet shumë i nderuar që është në mesin e medvegjasëve dhe ndër të tjera tha: Gëzuar Medvegjë, Gëzuar Kosovë, Gëzuar shqiptarë kudo që jeni tre vjetorin e pavarësisë”. Z.Neziri, u prononcua enkas për ne dhe ndër të tjera tha: “Ju falënderojë shumë që jeni pjesmarrës në këtë kremtë të madhe. Falënderoj shumë edhe TV Diaspora me producentin e saj Esat Husaj si dhe me redaktorin për Zvicër Dashnim Hebibi, që kanë dhënë dhe që po japin maksimumin në aspektin medial, por tashmë edhe presheva.com dhemedvegja.net, ku Ju dhe z.Dashnim, u ka përcjellur disa herë këtyre mediave kronika nga aktivitetet tona dhe që po dëgjohet zëri i Medvegjës. Ne si shoqatë jemi shumë unik mes veti dhe nuk do të ndalemi së vepruari në të mirë të atdheut tonë. Kemi shumë miqë zviceran dhe kemi respekt ndaj tyre dhe çmohemi, por edhe ne e kemi në zemër Zvicrën, këtë shtet, që nga të gjithë shqiptarët, ndihet si atdheu i dytë.”.
Përgatiti tekstin: Besnik HEBIBI
Foto :Mirjeta BISLIMI
Martingy-Fully 12 janar 2010 (medvegja.net)








13 Shkurt 2011 at 5:22 pm
Te nderuar bashkkombas dhe mergimtare medvegjas, Ju pergezoj dhe ju uroj per manifestimin e mbajtur me rastin e trevjetorit te shpalljes se
Pavaresise se Republikes se Kosoves. Uroj qe te jeni mire dhe te kaloni sa me mire ditet e renda te gurbetit dhe qe sa me shpejt t’i ktheheni vendit dhe vendlidjes suaj.
Me respekt dhe pershendetje nga prof.Rexhep Abazi, Medvegje