Presheva Jehon 2011 – Festivali i këngës dhe valles shqipe
Preshevë 14 maj(medvegja.net)
Sot rrugëve të Preshevës sërish u dëgjua dhe buçiti ritmi i daulles dhe zurlës për vite të tëra që i munguan. Presheva ishte dhe mbetet vatër e Kulturës dhe traditës.
Me 13 dhe 14 maj, pikërisht në ditën e dëshmorëve, në Preshevë po mbahet festivali i këngës dhe valleve shqipe.
Në ditën e parë të këtij festivali, në Preshevë u paraqitën këto shoqëri Kulturoro Artistike dhe ansamblet:
SHKA “Rexho Mulliqi” nga Presheva
SHKA “Jeta e re” nga Sllupçani i Maqedonisë
SHKA “Zëri i Luginës” nga Bujanoca dhe
Ansambli i Gjilanit – Gjilan
Në ditën e dytë :
Ansambli “Dasma” nga Pozharani, Kosovë
Ansambli “Shqiponjat” nga Kaçaniku
SHKA “Burimet e Sharrit” Tetovë
Ansambli “Kemal Azizi” nga Vitia dhe
Ansambli “Krahët e Shqiponjës” nga Tirana. /presheva.com/


























14 Maj 2011 at 11:26 am
Nga pjesmarrja e gjith ketyre shoqerive artistike,nga te gjitha trevat ku jetojne shqiptaret.Na bene te kuptojm per madheshtin e keti organizimi kaq te mire.Shqiptaret e bashkuar jan me te fuqishem qofte kjjo edhe ne kulture.
rrespekt per vllezerit tone ne Presheve
14 Maj 2011 at 11:29 am
faleminderit per kete reportazh kaq te mire medvegja.net e presheva.com
Ju lumte per organizimin,mirpo ajo qka na shqetson neve medvegjasve eshte mos pjesmarrja e asnje shoqerie artistike nga Medvegja.E theme kete kur e kemi per baz se jan dy shoqeri kulturore e artistike e folklorike.!!!
Pse Medvegja lihet anash kete spo e kuptoj ,me te vertet kjo eshte per keqardhje !!!!!!!!!!
Dhe jo vetum kaq,medvegjasit po lihen anash ne te gjitha lemit jetsore.Presheva dhe politikuajt e saj po harrojn qe Medvegja perkunder numrit te vogel te banoreve,vazhdon te mbetet nje vater e shqiptareve.Dhe organizimet e medvegjasve qofte ne aspektin kulturor,qofte ne ate kombetar nuk mungon…..