RSS

FTESË PËR BASHKËPUNIM ME REVISTËN E MEDVEGJËS

18 Nëntor 2010

-Lajmet-



Shoqata Kulturore Bamirëse ,, Medvegja Forum ”
w w w . m e d v e gj a . n e t
Grupi Letrar “Bafti Krasniqi”
M E D V E GJ Ë/ P R I SH T I N Ë


FTESË PËR BASHKËPUNIM ME REVISTËN E MEDVEGJËS

Njoftohen të gjithë të interesuarit se së shpejti do të botohet një Revistë për Medvegjën, revistë kjo që do të jetë e para e këtij lloji, dhe njëherësh do të jetë e vetmja në gjuhën shqipe në Medvegjë.
Kjo Revistë është themeluar nga “Medvegja Forum” dhe shumë shpejt do të botohet numri i parë i saj.

Në këtë Revistë do të botohen shkrime të ndryshme të cilat në qendër të vëmendjes do ta kenë Medvegjën. Por, nuk do të mungojnë as tema të cilat kanë të bëjnë me Bujanoc, e Preshevë, si dhe tema tjera në interes të lexuesve.

Redaksia e Revistës i fton të gjithë të interesuarit që shkrimet e tyre t’i dërgojnë në adresën elektronike: redaksia@medvegja.net .
Në veçanti kjo ftesë iu adresohet të gjithë bashkatdhetarëve nga Medvegja, Presheva dhe Bujanovci.

Tematikat të cilat do të botohen mund të jenë të çfarëdo fushe, por natyrisht se temat që kanë të bëjnë me Presheve, Bujanovc dhe Medvegjë do të kenë një hapësirë më të gjerë në Revistë.

Shkrimet e përzgjedhura do të botohen në Revistë.

Ju mirëpresim

R E D A K S I A
18 . 11 . 2010

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

3 Responses to “FTESË PËR BASHKËPUNIM ME REVISTËN E MEDVEGJËS”

  1. Graniti Says:

    Pershendetje,po e shoh se puna dhe vullneti te medvegjasit e mi spo mungon,mua me mbetet vetum te ju uroj shum shum suksese ne revist dhe ne pergjithesi ne web e forum

  2. Gurbetqari Says:

    Edhe nje aktivitet i jashtezakonshem i “Medvegja.Net”.Ju lumte.Do te ishte mire qe lexuesit e “Medvegja.Net”-it t’i informoni se a eshte fjala vetem per nje Reviste letrtare apo per nje medium qe do te merret me informimin me te gjere te Medvegjasve dhe Opinionit me te gjere. Ju falenderoj.

  3. medvegja.net Says:

    Granit faleminderin per komentin presim bashkepunimin tuaj.

    Gurbetqari pershendetje te perzemerta per ty,qe sna harron asnjeher dhe na pershendet kohe pas kohe.

    Sa i perket pytjes Revista do te jet Kulturore,Informative dhe Letrare per Medvegjen.

    Pak a shum ne pika te shkurtera do te kete rubrika:
    Medvegja Sot
    Tema aktuale ne Medvegje,Preshev dhe Bujanoc
    Aktivistes e Medvegjes,do te kete rubrik per aktualitete nga Shqiperia dhe Kosova
    Kultur,Letersi,kuriozitete,Shkenc,psikologji,filozofi,anekdota,Religjion e shum te tjera.

    Mirpo rendesi e veqant do ti kushtohet Medvegjes dhe do te jet per opinionin e gjere.

    Keto ishin vetum disa nga rubrikat ne pika te shkurtera.

    Mirepresim edhe kontributin e secilit,ne kete rast edhe tuajin.

    rrespekt Staffi

Leave a Reply