Gjykata Serbe ka denuar të arrestuarit e 26 dhjetorit me 101 vjet burg
Gjykata Speciale Serbe në Beograd sot shqiptoi denimin për nëntë anëtarët e të ashtuquajturit “Grup i Gjilanit” me 101 vjet burg.
…Kryetarja e gjyqit Snezhana Garotiq Nikoliq ka deklaruar se është konstatuar se të akuzuarit kanë marrë pjesë në periudhën prej gjysmë së parë të qershorit e deri në shtator të vitit 1999 në krimet e grupit për vrasjen e 80 civilëve serb dhe nacionaliteteve tjera, duke i burgosur edhe 152 civilë të tjerë të cilët pastaj janë liruar. Kryetarja e Gjyqit Snezhana Nikoli-Garotiq githashtu ka deklaruar se gjyqi i beson dëshmitarit të mbrojtur me shifrën “Bozhuri 50″, si dhe ka përkujtuar se në procedurë të gjykimit kanë qenë gjithsejt 39 dëshmitarë.
Siç njohtohet, të arrestuarit Samet Hajdari Agush Memishi, Sylejman Sadiku, Ahmet Hasani, Nazif Hasani, Kamber Sahiti, Ferat Hajdari, Burim Fazliu, Faton Hajdari janë denuar me gjithsejt 101 vjet burgim.
Gjykata serbe pë krime lufte në Beograd “Grupin e Gjilanit” ka denuar:
Agush Memishi është dënuar me 15 vjet burg
Samet Hajdari denohet 15 vjet
Sylejmon Sadiku denohet me 15 vjet
Faton Hajdari denohet 10 vjet,
Ahmet Hasani denohet me 10 vjet,
Nazif Hasani denohet 10 vjet,
Burim Fazliu denohet me 10 vjet,
Ferat Hajdari denohet me 8 vjet,
Kamber Sahiti denohet 8 vjet,
Të arrestuarit që janë liruar me kusht me 28 dhjetor 2010, Ahmet Hasani, Nazif Hasani, Ferat Hajdari, Burim Fazliu, Faton Hajdari janë liruar prap në shtëpi deri sa të hyjë në fuqi vendimi i gjykatës për të vuajtur denimin.



21 Janar 2011 at 10:50 pm
- Të dashur vllezër shqipëtar, politika shqipëtare nga Kosova në tërsi dhe sidomos ajo pjes e politikës e dalë nga ish UÇK-ja, në veçanti nuk kanë kohë të merren të pakten as edhe me një fjal keqardhje me rastin e denimit te ish ushtarve të UÇK-së nga Kosova Lindore – Presheva, ngase tani janë ende duke shpenzuar qdo minut kohë pë të ardhur në pushtet ngase ende janë në një proces maratonik zgjedhor, politika shqipëtare në Shqipëri është e angazhuar si kurr më parë duke derdhur gjakun dhe duke shuar jetrat e njerëzve të pafajshëm për të ardhur në pushtet dhe për të hapur kutit famkeqe të votave, e politika shqipëtare në Maqedoni dhe Kosov Lindore është e mbuluar nga mjegulla politike shqipëtare andej dhe këndej dhe për më tepër e ndjekur nga lakmia për pushtet e trashëguar denjësishtë nga politika shqipëtare si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë ende nuk kanë arritur ta konsolidojn veten e tyre, ndërsa Beogradi çdo ditë shtrin kthetrat e tij dhe kafshon si një qenë i uritur në mes të dimrit lirin e shqipëtarve. Zoti e dij deri kur do të shkoj kjo vuajtje dhe përvujtje e shqipëtarve, Zoti e di deri kur liderët shqipëtar të Shqipëris Natyrale do të jenë të përqar dhe të distancuar nga kjo politik shoveniste e Serbis gjakpirëse, Zoti e di deri kur kjo Europ demokratike do ta përkledhë dhe do ta ledhatoj “Serbin demokratike” që vrau,masakrroj, dhunoj, dënoj dhe torturoj shqipëtarët dhe ende vazhdon me politikën e vjetër duke inskenuar dhe orkestruar denimin e radhës për ish ushtarët e UÇK-së si “Grupi i Gjilanit”. Zoti i ndihmoft shqipëtaret kudo që janë. Zoti ju ndihmoft ish ushtarve të UÇK-së dhe familjet e tyre nga Kosova Lindore- Presheva. Këqardhje dhe lutje nga Zoti i Madhë për ditë më të mira për shqipëtaret e Shqipëris Natyrale.