Gripi i derrave arrin edhe në Luginë
Që nga përhapja e virusit A H1N1 në vende të ndryshme të Botës, në rajonin e Luginës së Preshevës, është shënuar rasti I parë me simptome që përkojnë me të infektuarit e këtij virusi.
7 nëntor 2009
Pacienti është rreth pesëdhjetëvjecarë, qytetarë I Komunës së Buajnocit. Sipas Drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, janë ndërmarrë të gjitha masat për te ndihmuar pacientin në fjalë. Siaps Dr Bajram Hasani -Drejtor I Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc,“Pacienti është i gjinisë mashkullore, pjestarë I komunitetit serbë, rreth dyzet e nëntë vjeçarë, nga fshati Llapardincë dhe ai është urdhëruar të shkoj në qendrën medicinale në Vranjë. Pas vërtetimt pacienti është kthyer në shtëpi dhe është vu në izolim, ndërkaq me të njejtat simptoma kanë kërkuar ndihmë mjekësore edhe dy femijët e tijë.”
Edhe pse Serbia, po thuaj prinë në rajon për nga përhapja e virusit A H1N1, megjithatë ende nuk ka një mobilizim konkret sa I përket vaksionimit të popullatës, për krijim imuniteti ndaj këtij gripi. Alarmimi paraprak për mundësin e përhapjes së këtij virusi , ka ndikuar që të gjitha shkollat në Serbi e edhe në këtë rajon të ndërpresin procesin edukativo-arsimorë, që nga dita e mërkurë. Ndërkoh që autoritet locale kanë ngritur nivelin e mobilizimit në organizim të Shtabit të Emergjencës për mbrojtje dhe intervenime eventuale në rast kalimit të përhapjes në përmasa epidemije.
Dr Adnan Zeqiri-Kryetar I Shtabit të Emergjencës në Bujanoc, ka theksuar se “Ky grup eshte formuar me qellim qe te percillet situata epidiomologjike ne komunen e Bujanocit, gjithashtu ne menyre qe te zvoglohet numri i infeksioneve.”
Nga ana tjetër Dr Hasani, duke shpjeguar mënyrën e sigurimit të vaksinës kundër gripit të derrave, ka thënë se “Vaksinat ende nuk i kemi siguruar pasi ato siguriohen në nivel të shtetit, të cilat nuk i ka siguruar ende, por në sigurim i kemi vetëm barnat përkatëse të cilat kanë veprim pozitivë, mirëpo në bazë të informatave javën e ardhshme ato do të sigurohen dhe pritet që menjëherë të vaksinohen 900 mijë persona në tërë Serbinë.”
Ekspertët apelojnë tek qytetarët për masa preventive në parandalimine përhapjes së gripit të derrave, ndërkoh që sigurojnë ata se nuk ka vend për panik.
BAKI REXHEPI


