RSS

GRUPI FOLKLORIK “SHPËTIMI” NGA MEDVEGJA NË MALËSI TË MADHE

18 Dhjetor 2011

-Lajmet-

GRUPI FOLKLORIK “SHPËTIMI” NGA MEDVEGJA NË MALËSI TË MADHE 

Medvegje, 18 dhjetor 2011(medvegja.net)

Mbase nje kohe te gjate, prej me se shtate tete vjetesh, Grupi folkloric “Shpetimi” nga Medvegja ka nje bashkepunim te ngushte dhe vellezeror me grupe dhe shoqeri kulturo artistike nga Malesia e Madhe e Plaves dhe Gucise, fale Shoqates: Kosove-Malesi e Madhe”Martin Dreshaj” nga Peja. Andaj ne periudhen e perfundimit te sezones se aktiviteve kulturore te ketij viti qe ngadale po iken dhe po na len me rezultate te kenaqeshme, si kulm i ketyre aktiviteteve ishte edhe nje vizite vellezerore te trojeve shqiptare te Malesise se Madhe ne mal te Zi nga ana e grupit “Shpetimi” nga Medvegja. Ishte kjo ne nje dite te bukur te fillim dhjetorit, kur morem kete rruge te gjate e te rende por shume te gezuar, sepse shkonim tek vellezerit tane.

Ne hyrje te kufirit nga Republika e Kosoves ne Mal te Zi, na priti dhe na shoqeroi veprimtari i dalluar dhe i pandalur i ketyre trojeve, profesori Ali Daci.Kaluam nje rruge gjarperore neper male te ashpra por edhe neper lugina lumenjesh, gjithnje duke na spjeguar z. Aliu per te kaluaren e pse jo edhe per jeten e tanishme te shqiptareve te kesaj ane. Ishim te fascionuar me bukurite natyrore, por edhe me qendrimin trimeror dhe heroik te ketij populli liridashes dhe trim.
Shkuam deri gadi ne kufi me Republiken e Shqiperise, ne fshatin Martinaj, nje fshat i bukur, i banuar vetem me shqiptare, njerez te ndershem. punetor dhe atdhetar.

Aty na priste veprimtari i Madh i kauzes kombetare shqiptare z.Naim Prelvukaj, profesor i gjuhes dhe letersise shqipe, por qe nuk punon askund per shkak te veprimtarise kombetare. Se bashku me te ishin edhe burra tjere te odes, konakut dhe te fjales si z.Zymer Sinanaj, z.Frasher Selimaj, z.Naser Prelvukaj e te tjere.

Pas shikimit te rrethines pitoreske dhe njoftimeve qe na i benin me nje kujdese dhe kronologji simpatike nikoqiret, duke u nderruar here njeri here tjetri, varesisht nga lamia per te cilen flitej, atehere prof. Naimi na ben me dije se ishte vendosur qe te jemi mysafir ne shtepine dhe familjen e tij. 

Aty kaluam tere pasditen duke evokuar kujtime nga takimet e shkuara, por edhe duke biseduar per aktualitetet e tanishme, here te dhimbeshme here me pak te dhimbshme. Nuk mungoi as kenga me qifteli e sharki, loja me fyell, mezhnica e kavall nga trojet e Medvegjes, interpretuar nga artistet: z.Zenel Halimi,z.Sabit Uka,z.Shefki Halimi, z.Kadri Abazi dhe Rexhep Abazi, por edhe ato autoktone ne nje atmosphere me teper se festive dhe shume vellezerore e qe zgjati deri ne oret e mbremjes, kur ne ishim te shternguar te nisemi per tu kthyer per Medvegje, edhe pse ishte nje lutje e madhe nga vellezerit tane qe se paku ta kalonim nje nate ne konakun e tyre.

Dhe nga zemra falenderojme ne pritje dhe ne momentet te cilat do ti mbajme ne kujtesen tone pergjithmone. Mendoj qe ishte kjo nje ngjarje madheshtore qe mund te ndodhe vetem ne mesin e vellezerve, meq rast falenderojme ne vecanti prof. Naim Prelvukajn dhe familjen e tij te nderuar, prof. Ali Dacin nga Dacajt, zoterinjte: Zymer Sinanaj, Frasher Selimaj e Naser Prelvukaj dhe tere Malesine e Madhe te Plaves dhe Gucise./Rexhep Abazi-medvegja.net/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply