NE NJE KONKURENCE TE FORTE NE FESTIVALIN FOLKLORIK GJITHEKOMBETAR “RAPSODIA SHQIPTARE” NE SKENDERAJ, GRUPI FOLKLORIK”SHPETIMI”NGA MEDVEGJA U KUALIFIKUA PER GARA FINALE QE DO MBAHEN ME 28 NENTOR 2011

Skenderaj,27 Nëntor(medvegja.net)
Te shtunen dhe te dielen, me 26 dhe 27 nentor 2011, ne Skenderaj u mbajt festivali folklorik mbarekombetar”Rapsodia shqiptare” ne te cilin moren pjese individe, grupe dhe shoqeri kulturo artistike nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova Lindore. Ishte nje konkurrence e ashper dhe e forte por edhe me nje kualitet te mire te vlerave folklorike te te gjitha trojeve shqiptare.
Grupi folklorik”Shpetimi” nga Medvegja, mori pjese ne naten e dyte, me 27 nentor, dhe me paraqitjen e vet beri prezantimin e folklorit shqiptare nga trojet e Medvegjes, duke i bere balle nje konkurrence te forte, me vleresimin e jurise shume profesionale, ky grup u kualifikua ne mesin e nente pjesmarresve per garim kualifikues per naten e trete e cila mbahet me 28 nentor 2011, per nder te festave te nentorit dhe dites se flamurit, ne Skenderaj./ Rexhep Abazi /


28 Nëntor 2011
-Lajmet-