
Pala kosovare në dialogun Kosovë–Serbi mund ta kërkojë për jugun e Serbisë atë që pala serbe mund ta kërkojë për veriun e Kosovës. Se mund të ndodhë kjo, e ka pohuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.
I dyti i Qeverisë së Kosovës është shprehur të enjten për gazetën që plani i palës kosovare të jetë insistimi në aplikimin e reciprocitetit. “Ne nuk kemi vendosur ende për një temë të tillë (bërja temë në bisedime e tri komunave të banuara me shqiptarë në jug të Serbisë v.j.), por në momentin që mund të krijohet një balancë në mes të dy shteteve, atëherë mund të jetë temë edhe pozita reciproke e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe e shqiptarëve që jetojnë në Serbi”, ka thënë Kuçi. “Kjo tash është në mënyrë hipotetike (ngritja e temës së pozitës së serbëve që jetojnë në Kosovë dhe të shqiptarëve që jetojnë në Serbi v.j.), sepse ende nuk është menduar dhe nuk është temë e diskutimit, por për çdo temë që hapet dhe për çdo rast, do të mendojmë t’i trajtojmë çështjet të barabarta dhe në reciprocitet edhe faktik, edhe formal”.
Të martën ka nisur në Bruksel dialogu Kosovë-Serbi, ku janë takuar shefat e delegacioneve për dialog: Edita Tahiri e Kosovës dhe Boris Stefanoviq i Serbisë.
Nevojën për dialog fillimisht e pati nxjerrë Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në shtator të vitit 2010, kur miratoi një rezolutë. Më pas në dhjetor të të njëjtit vit kishte qenë Këshilli i BE-së ai që kishte kërkuar që dialogu të fillojë. Pastaj BE-ja e kishte caktuar si ndërmjetësues kryesor të dialogut diplomatin britanik, Robert Cooper. Është thënë se përmes dialogut synohet që palët ta arrijnë një marrëveshje paqësore dhe afatgjate për vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore, kriter ky i rëndësishëm për të hyrë në BE dhe se dialogu do të nisë me çështje “të lehta”, duke shkuar më pas nga ato më të “rëndat”. Çështje “të lehta” janë përmendur kadastra, të zhdukurit, kryesimi i CEFTA-s, regjistrimi i popullsisë, targat e automjeteve…, kurse “të rënda” veriu i Kosovës, doganat, gjyqësia, transporti, policia, kufijtë, trashëgimia kulturore…
Që tema e tri komunave të banuara me shqiptarë të përfshihet në dialog ka kërkuar këtyre ditëve Lëvizja e Progresit Demokratik e drejtuar nga Jonuz Musliu.
Kjo parti politike shqiptare që vepron në Luginë kishte dhënë arsyet pse tri komunat e banuara me shqiptarë duhet të jenë temë e dialogut, duke shprehur njëkohësisht gatishmërinë edhe për pjesëmarrje në proces. “Duke kuptuar se situata aktuale politike e sigurisë në rajonin e Luginës së Preshevës është akoma e paqëndrueshme dhe një pengesë për paqe dhe stabilitet në rajon, angazhimi direkt i përfaqësuesve legjitimë të shqiptarëve të këtij rajoni në këto negociata, do të ndikonte pozitivisht në zgjidhjen e shumë problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët, të cilët jetojnë këndej e matanë kufirit shtetëror me Kosovën”, kishte rezonuar LPD-ja përmes një komunikate.
Standard të njëjtë me ata që mund të kërkojë pala serbe për veriun e Kosovës kishte lypur që të kërkojë për jugun e Serbisë edhe kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku.
“Serbia vjen me interesin vetëm për veriun, kurse ne duhet ta shtrojmë çështjen ashtu si e shohim. Çdo gjë që u takon Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit duhet t’u takojë edhe Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës. Nëse duhet autonomi për Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin, ajo t’u jepet edhe Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës dhe insistimi duhet të jetë i palës sonë”, ka thënë ai ditë më parë në një konferencë për shtyp. “Pra pala jonë duhet të insistojë në të drejta reciproke si për palën serbe, ashtu edhe për palën shqiptare, të mos përdoren standarde të dyfishta për qytetarë kur janë në gjendje të njëjtë”.
Mundësinë e krijimit të një kualiteti më të mirë për jetën e shqiptarëve në Luginë përmes dialogut e ka përmendur këtë të mërkurë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. “Ne si Kosovë kemi vendosur standarde dhe ato standarde që janë vendosur për komunitetet pakicë në Kosovë, sigurisht që duhet të vendosen edhe në vendet e rajonit për komunitetin shqiptar që jeton në ato vende”, ka thënë ai. /Koha Ditore/


11 Mars 2011 at 9:07 pm
Termi Lugina duhet të hiqet nga fjalori dhe të zëvendësohet me fjalën Kosova Lindore për çka edhe është deklaru populli i këtyre tri komunave dhe mos të minimizojmë dhe zvogëlojmë problemin edhe në Lugina, Prrocka e më vonë edhe në mes komunave por duke ju përkujtu dhe duke mos harruar kurr edhe Toplicën, kështu do të vijm edhe deri te reciprociteti.
Por për të qenë të barabartë për të përfaqësuar në mënyrë të denjët duhet të jenë edhe përfaqësuesit e tri komunave të Kosovës Lindore, për ndryshe çdo zgjidhje tjetër në kundërshtim me vullnetin e popullit nuk do ta qetsojë rajonin.
Kjo që po e them e dëshmojë edhe me deklaraten e aprovuar me 5 Mars ku ishin tubuar me rastin e Ditës së Mësuesit po thuajse të gjithë mësimdhënësit nga Medvegja që u dëbuan nga vendlindja nga regjimi i Millosheviqit që edhe ende po vazhdon me të njejtin intensitet vetëm më të maskuar dhe njëzëri dhe fuqishëm shprehen revoltën e tyre për komunën e Medvegjes si dhe ndaj institcioneve të Kosovës që nuk po bëjnë më tepër për qështjen e tyre, kurse për serb në Kosovë për çdo ditë ndërtohen edhe shtëpi rezervohen vende, marrin nga dy paga, për Medvegjas asgjë nga askush.
Kurse Serbia Medvegjasit i ka fshi nga listat regjistrimit dhe nuk mund të paisen as me dukumente për udhëtim se le ma të kthehen për çdo ditë mundohen me i ndjek edhe ata që kan mbet.
Kjo politikë duhet ndryshuar ndaj Beogradit për ndryshe pasojat do të jenë evidente dhe përgjegjësit herdo kurdo do të përgjigjen para popullit se Shqiptarët nuk kan troje për të falur ma.
Respekt, Abazi
11 Mars 2011 at 10:56 pm
Pom doket qe kjo qeveri ja ka fillu me hap mendjen dhe me kuptu se vetum me RECIPROCITET ndaj shtetit Serb mundet me arrit diqka.
Arma me e fort ne kuptim pozitiv ,per keto bisedime,pa dyshim se eshte Kosova Lindore.Qeveria ne Kosove mund te perfitoj edhe duke i avancuar te drejtat e shqiptareve ne KL,edhe ti ndal shantazhet e qeveris ne Beograd.
Qellimi i Serbis eshte ma se i qart,ajo po deshiron shume thjesht te ndaj dhe te rajonalizoj Kosoven.
Mirpo edhe Kosova mund te perdor keto pretekste,sepse 1/10 pjes e Kosoves gjendet nen sundimin e Serbis.
12 Mars 2011 at 3:23 pm
Përshëndetje për Bashkvendasin Z.Abaz Kadriu !
Ai është një ndër aktivistët e dalluar të Medvegjës dhe më vjen shumë-shumë mirë që gradualisht po riinkadrohet në proçeset e Medvegjës dhe Kosovës Lindore, sepse ishte i pari që pati guximin të jetë pjesë përbërëse e pluralizmit politik në Medvegjë në fillim të viteve 90-ta të shekullit të kaluar . Unë e inkurajoi në at drejtim dhe e përkrahë sepse Medvegja si pika më kritike e hapësirës shqiptare ka nevoj për një njeri të nivelit të tij intelektuial e njerëzorë.
Ne që gjatë gjithë kohës kemi qenë pjesë përbërëse e proçeseve të kohës na gëzon jasht ç’do mase kthimi i tijë në proçesin e shenjtë të Medvegjës. Në t’njëjtën kohë jemi të vetëdijëshëm se pas aktit sublim që bëri Z.Abaz Kadriu, atij ju krijuan rrethanat negative si shumë aktivistëve të tjerë të Medvegjës që fatkeqësisht t’mos jetë përherë prezent atje…
Mirëpo duke e pasë parasyshë që lëvizjet pozitive globale kanë marrë kahjen e duhur , me aktivistët e intelektualët e nderuar në Medvegjë që edhe sot janë aty , me një popullat shqiptare zemërgjërë në vendlindje, me aktivistë në Kosovë si dhe me Diasporën tonë të përkushtuar për Vendlindjen, synimi ynë i përbashkët padyshim se do të realizohet.
13 Mars 2011 at 11:14 am
Përshendetje për z. Fadil SELMANIN dhe familjen e tij.
Me vjen keq dhe nuk është momenti për tu përgjigjur.!
Por për fat të mirë kam pas aftësi me i dallue edhe proqeset edhe……. shumë çka tjetër dhe kam veprue me aqë mjete personale dhe aftësi që kam pas duke mos e kërsye asgjë veq e veq emri dhe nderi im te jetë i pastër si loti para popullit dhe mburrem per atë.
Nuk jam i interesuar të mirrem me politikë po edhe si qytetarë dua të jem në nivel dhe të kontriboj.
respekt për të gjithë.