RSS

Halimi: Shqiptarët në Luginë e kanë më vështirë se serbët në Kosov

19 Tetor 2011

-Lajmet-



Preshevë, 19 tetor(medvegja.net)

- Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë dhe lider i Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, Riza Halimi, ka deklaruar se “shqiptarët në Luginën e Preshevës janë në një pozitë më të vështirë sesa serbët në Kosovë”. Ai në një intervistë për të përditshmen “Danas”, njofton QIK-u, ka theksuar se mjafton të krahasohen të dhënat që janë bërë të ditura këto ditë se sipas të cilave, Serbia shpenzon mbi 500 milionë euro për serbët në Kosovë.


Foto: Riza Halimi
Ndërsa, sipas Halimit, banori në komunën e Preshevës nuk merr më shumë se 400 euro nga shteti.Ndërsa duke folur për regjistrimin e popullsisë në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, Halimi tha se bojkoti në këto komuna ka pasur sukses. Ai tha se ka ndodhur për shumë arsye, si mungesa e formulatëve dygjuhësh, struktura joadekuate etnike e instruktorëve, por edhe fakti se nuk i është lejuar popullsisë së larguar gjatë kohës së luftës në vitin 1999 që të kthehet./Koha/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

2 Responses to “Halimi: Shqiptarët në Luginë e kanë më vështirë se serbët në Kosov”

  1. Gurbetqari Says:

    Po. Pozita e Serbve ne Kosove eshte shume me e mire se e Shqiptareve ne Luginen e Presheves:
    1.Shteti i Kosoves nuk e konsideron Popullaten jo- Shqiptare, sidomos Serbet, si qytetare te rendit te dyte, sic bene Shteti i Serbise me Shqiptaret e tri komunave te Lugines se Presheves;
    2.Serbet dhe minoritetet tjera jane te perfaqesuar edhe me 20. deputete qe u garanton Kushtetuta, pervec, atyre qe zgjedhen me votat e elektoratit.Pra, Serbet, jo vetem qe jane te perfaqesuar mire, por, mund te konsiderohen se jane fuqi ne Parlamentin e Kosoves. Ne Parlamenitin e Serbise, Shqiptaret i perfaqeson vetem nje deputet- (lideri shume i dashur dhe i cmuar), Z-ti Halimi;
    3.Ne Qeverine e Kosoves, disa ministri i udheheqin kuadrot Serb dhe te minoriteteve tjera. Ne Qeverine e Serbise, asnje Shqiptar.;
    4.Ne Kosove nuk ka diskriminim ne punesimin e Serbve, ne vacanti, ne sherbimet publike. Ne Luginen e Presheves, sidomos, ne Medvegje-PO;
    5.Ne Kosove, askujt, dhe as Serbeve dhe te tjereve, nuk u mohohet aftesimi profesional e as diplomat. Ne Luginen e Predheves, Shqiptareve- PO.Edhe ne Serbi e dijne se shkollat dhe universitetet e Kosoves jane nder me te mirat ne Rajon,por, kjo behet per te mohuar Shqiptarve nje nder te drejtes themelore njerezore- te drejten per pune dhe shkollim;
    6. Ne Kosaove, pasuria e patundeshme e Serbeve (nese nuk eshte shitur legalisht dhe me cmim te larte) eshte kthyer ose ruajtur pronareve. Ne Medbegje, shtepite dhe e tere prona e Shqiptareve eshte shkaterrua dhe demetua;
    7. Ne Kosove jo vetem qe funksionon si duhet,por, edhe favorizohet e drjeta ne informim dhe perdorjen e gjuhes amtare si gjuhe zyrtare. Ne Luginen e Presheves, ne vacanti ne Medvegje, kjo e drejte mohohet plotesisht;
    8. Ne Kosove per Serbet, ne vit, shpensohen mbi 500. milione euro. Ne Luginen e Presdheves,nje banore Shqiptare, nuk merr me shume se 400 euro ne veti;
    9. Ne Kosove, me asgje, (sidomos jo me rastin e punesimit),nuk behet diskriminimi i kuadrove profesional. Ne Medvegje, bie fjala nje magjister, mund te punoj vetem si mesues…;
    10. Deri sa ne Kosove, Shteti punon ne menyre te organizuar per kthimin e Serbeve dhe te tjereve, ne Luginen e Presheves, me metoda perfide, pamundesohet kthimi i te shperngulurve. Madje, edhe tentohet qe me “Regjistrimin” qe behet pa kushte per Shqiptaret, te behet “asimilimi” ne leter i Shqiptareve dhe te legalizohet numri i vogel i tyre qe eshte pasoje e shpernguljes me dhune ose me masat tjera disktiminuese;.. Etj Etj.

    Pra, shume fakte tregojne se pozita e Serbve dhe te tjereve ne Kosove eshte shume me e mire se e Shqiptareve te Lugines se Presheves.

    Z-ti Halimi, me sukses, guxim e dinjitet perfaqeson Shqiptaret e tri komunave ne Parlamentin e Serbise. Perkushtimi dhe dinjiteti i Tij, ngjane ne dinjitetin me te cilin perfaqesonte Popullin Shqiptare ne Parlamentin e dikurshem serb, burri, patrioti dhe trimi Shqiptare- Sherif Voca.

  2. Medvegjasi Says:

    z.Riza Halimi perfaqeson interesin e ti te ngushte ne parlamentin e Srbis dhe kurrsesi shqiptaret.Ai atje gezon shume privilegje duke perfshi pagen mujore 3000 EU pastaj penzionin qe do te marr ne te ardhmen ne vler prej 1500 eu si dhe shume privilegje te tjera si deputeti me shpenzimet me te medha ne Srbi.z.Halimi nuk ka arrit as edhe nje kerkes te vetme te shqiptareve me realizu permes parlamentit serb.z.Halimi eshte pergjegjesi kryesor per asimilimin thujse total te shqiptareve te medvegjes.

    Me vjen shume keq qe nostalgjia e medvegjasve per kete njeri,vazhdon te jet shume e madhe.

Leave a Reply