Sod me rastin e Festës se Flamurit “28 Nëntori” grupi PreshevART Picture hapi ekspozitën me temë “Lugina e Preshevës dhe Trashëgimitë e Saj”.
Ekspozitën e hapi udhëheqësi i grupit PreshevART Picture Argjend Etemi ne një fjalim te shkurtër rasti ku përshendeti të pranishmit për pjesmarrje gjithashtu duke iu falenderuar Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore dhe antarve te grupit për realizimin e ekspozitës, po ashtu të pranishmëve iu Uroj Festën e Flamurit duke dashur që kjo Datë gjithmon të jetë prezente ne cdo vend ku ka Shqiptar,pas mbarimit të fjalës hyrëse të Argjend Etemi-t ai ia dha fjalën Kryetarit të Komunës Z.Ragmi Mustafa i cili i përshëndeti të pranishmit dhe i uroj Shoqatës dhe grupit te fotografistëve për organizimin e ekspozitës e cila i kishte munguar Qytetit të Preshevës deri më tani.
Kjo ekspozitë hapi një interesim të madh tek qytetarët me fotografit e ekspozuara që nga lufta e parë botrore e deri në ditët e sotme, ku qytetaret me te moshuar i shikonin me nostalgji periudhen nëpër të cilin kanë kaluar,dhe sigurisht me fotografi si te objekteve po ashtu edhe të trashëgimisë natyrore qe shtonin kurreshtje tek qytetaret.
Në këtë ekspozitë u publikuan shum fotografi të cilat deri më tani nuk kanë qenë te njohura për qytetarët.
Ekspozita mbetet e hapur për Qytarët deri në ditën e martë 30.11.2010.




30 Nëntor 2010
-Lajmet-