Medvegjë, 14 mars(medvegja.net)
Arsimimi në veçanti ka qenë dhe mbetet gjithmonë v eçori karakteristike të popullit shqiptar në Luginë të Preshevës, pa të cilin s’ka dhe s’mund të ketë zhvillim dhe progres qytetar dhe kombëtar.
Kërkesat e njëpasnjëshme për forcimin e b azës materiale të punëtorëve të arsimit, pastaj ndërrimi dhe korrigjimi i planë programeve shkollore dhe teksteve mësimore, pajisja e s hkollave me vegla bashkëkohore, mundësimi i themelimit të institucioneve në frymën e ligjit të vetë administrimit lokal, nuk po ecën sipas dinamikës së paraparë, ose po ecin në stilin një hapë para tre prapa.
Në komunën e Medvegjës, funksionojnë dy shkolla fillore në gjuhën shqipe, shkolla fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë, me paralelet e ndara në fshatin Kapit dhe Gjylekreshtë dhe shkolla fillore “Banja e Sijarinës” në Banjë të Sijarinës, me paralelet e ndara në fshatin Rama Banjë, Gërbac, Svircë dhe Sijarinë.
Shkolla fillore në fshatin Tupallë, të komunës së Medvegjës, ballafaqohet me probleme të shumta në të gjitha aspektet. Problemi kyç dhe njëherësh edhe më i madhi, sipas fjalëve të drejtorit të shkollës, Sheqir Aliu, është mungesa e nxënësve që vijojnë mësimin në këtë shkollë, shkollë kjo që dikur kishte kapacitete më të larta në këto anë dhe me një numër dukshëm më të lartë nxënësish rreth 500 sosh.
Megjithatë, është brengosës edhe fakti që pas përfundimit të shkollës fillore të këtyre gjeneratave do të jetë pikëpyetje nëse do të ketë numër të konsiderueshëm të nxënësve, sepse për momentin në këtë institucion shkollor fatkeqësisht në të gjitha paralelet janë vetëm 25 nxënës, gjë që është numër i pamjaftueshëm për një arsimim korrekt.
Pastaj vërehet edhe mungesa e pajisjeve shkollore, kabinetet janë jo funksionale, lënda e edukatës fizike zhvillohet jashtë objektit për shkak se nuk e posedon sallën e edukatës fizike, kuzhina fare nuk ekziston, për nxënësit që e vijojnë mësimin në këtë shkollë nga vise të largëta dhe kalojnë orë të tëra pa ushqim, mirëmbajtja e shkollës nga Komuna është në nivelin më të ulët, nuk ka ujë të pijshëm, ndaj nxënësit kjanë të detyruar të bartin ujin me vete në çanta, tualetet nuk janë në funksion, etj etj.
Shkollës i nevojitet një rinpvim i tërësishëm për shkak të vjetërsisë së mjeteve që ajo posedon (dritaret, dyert, kulmi etj.).
Shkruan : Esat Shahini-Revista Nacionali
Fotografitë : medvegja.net





14 Mars 2011
-Lajmet-