Hapet fakulteti ekonomik dhe juridik në Medvegjë
Medvegjë 12 tetor, (TVP) – U bë sot hapja solemne e fakultetit të ekonomisë dhe juridik në Medvegjë, paralele të ndara të Universitetit të Nishit. Hapjen solemne të këtijë fakulteti e ka bërë kryetari i Qeverisë së Republikës së Serbisë, Mirko Cvetkoviq. Ndërsa përfaqësuesit e pushteteve lokale në Preshevë dhe Bujanoc nuk e kanë mbështetur hapjen e këtijë institucioni arsimorë në Medvegjë me arsyetimin se një gjë e tillë është dashur të realizohet në komunën e Preshevës. Komuna jonë ka shumicë shqiptare dhe është me numër më të madh të banorëve në dallim me Medvegjën, ka deklaruar ndër të tjera, kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.
Amfiteatri i ligjeratave
Ligjëratat në këto drejtime do të mbahen me përkthime simultante nga gjuha serbe në ate shqipe, praktikë kjo jo e favorshme për procesin mësimorë. Hapja e këtijë fakulteti është një ndër prioritetet e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë.
Projekti është ndihmuar edhe nga mistria e arsimit me ndihmën e agjencionit amerikan për zhvillim ndërnacional USAID dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian. Qëllimi i projektit është integrimi i të gjitha shoqërive etnike dhe arsimimi kualitativ në gjuhën shqipe dhe serbe.
TV i Presheves
Foto Albert Salihu
R e a g i m
GRUPI PUNUES PËR ARSIM, KULTURË, SPORT DHE INFORMIM BUJANOC
Bujanoc 12 tetor 2009
Përkundër ftesës së Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për të marrë pjesë në aktin solemn të hapjes së drejtimit Ekonomik dhe Juridik të Fakultetit të Nishit, në Medvegjë, ne kemi vendosur që të mos jemi pjesë e këtij manifestimi për disa arsye. Këto arsye i kemi përmendur edhe në reagimin e mëhershëm të cilin e përsërisim me një shqetësim të hapur.
Komuna e Medvegjës ka marrë leje nga Ministria e Arsimit të Republikës së Serbisë se në shtator të këtij viti do ta hap shkollën e lartë multietnike drejtimi Ekonomik dhe Juridik dhe me buxhet të komunës do të studiojnë nga 30 studentë në çdo drejtim, ndërsa 35 sish me vetëfinancim. Studentët shqiptarë do të studiojnë në gjuhën amtare me program të Universitetit të Nishit, ku tekstet do të përkthehen në shqip.
Lidhur me këtë vendim ka reaguar përfaqësuesi i grupi punues për arsim, kulturë, sport dhe informim pranë Trupit Koordinues, i cili ka deklaruar se një komunë me pak banorë e bile edhe me shumë pak shqiptarë (rreth 10 semimaturantë në gjuhën shqipe) të ketë drejtime të dy fakulteteve, ndërsa komunat: Preshevë-Bujanoc me rreth 70 mijë banorë e me rreth 700 semimaturantë të mos kenë shkollim të lartë superior.
Me këtë vendim Ministria e Arsimit të Serbisë nuk po tregon vullnet të mirë për zgjidhjen e problemit të shkollimit të lartë për shqiptarët e Luginës, të cilët detyron në këto rrethana të vështira politike dhe ekonomike të shkollohen jashtë vendit.
Pavarësisht nga këto kalkulime grupi punues për arsim, kulturë, sport dhe informim do t’i dërgoj Trupit Koordinues dhe Ministrisë përkatëse kërkesën për zgjidhjen sa më të shpejtë dhe të qëndrueshme të shkollimit të lartë për shqiptarët e Luginës dhe zgjidhjen e nostrifikimit të diplomave për studentët e këtyre komunave që studiojnë jashtë vendit dhe me këmbëngulje kërkojmë hapjen e një Fakulteti në gjuhën shqipe në Bujanoc ose në Preshevë.
Me gjithë dëshirë do ta kishim pritur hapjen solemne të këtyre fakulteteve në Bujanoc dhe Preshevë, aty ku është i grumbulluar numri i studentëve, të cilët nuk e kanë të zgjidhur problemin e arsimimit të lartë, ku ne vazhdmimisht jemi munduar në zyret e Trupit Koordinues në Beograd ta zgjidhim këtë problematikë.
GRUPI PUNUES PËR ARSIM, KULTURË, SPORT DHE INFORMIM BUJANOC
Prof. Fehmi Isufi- anëtar
bujanoci.net


13 Tetor 2009
-Lajmet-