Haziri: Në kufijt e Kosovës sipas vitit 1956 ka qenë Presheva,Medvegja dhe Bujanoci
Prishtinë, 17 nëntor (medvegja.net)
- Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Lutfi Haziri vlerëson se problemi mes shqiptarëve dhe serbëve mund të zgjidhet në kthimin e kufijve historikë dhe natyralë të Kosovës, që kanë ekzistuar deri në vitin 1956. Asokohe pjesë e Kosovës kanë qenë Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, por jo edhe Leposaviqi dhe disa fshatra të Zubin Potokut. Ai tha për KosovaTimes se kjo mund të realizohet përmes një dialogu paqësor.
Atëbotë, “këto vendbanime me popullatë serbe i janë bashkëngjitur Kosovës me qëllim të ndryshimit të strukturës demografike të popullatës”, ka thënë ai.
Haziri, i cili ka qenë pjesë e bisedimeve për statusin e Kosovës dhe anëtarë i dy qeverive të pasluftës, kërkon të mbyllet çështja e kufijve.
“Kufijtë e pasluftës së Dytë Botërore janë kufijtë realë të Kosovës historike”, tha ai, duke shtuar se shkëputja e territoreve që kanë qenë pjesë e Kosovës është bërë në kuadër të reformave agrare dhe përmes një referendumi të manipuluar popullor që është organizuar nëpër fshatra. Paralelisht me këtë, është bërë shpërngulja e shqiptarëve për në Turqi me qëllim të ndryshimit të strukturës demografike në Kosovë.
“Është bërë ndryshimi demografik duke dërguar fshatra dhe vendbanime shqiptare nën administrimin e Vrajës, si qendër administrative dhe, në anën tjetër, duke sjellë serbë nga Kraleva në qendrën administrative të Mitrovicës”, ka thënë Haziri.
Ai konsideron se përmes një dialogu paqësor mes Kosovës dhe Serbisë mund të bëhet ridefinimi i kufijve.
“Një dialog paqësor i definimit të kufijve që kanë qenë deri në vitin 1956 do t’i zgjidhte problemet etnike dhe territoriale mes serbëve dhe shqiptarëve. Raportin mes Kosovës dhe Serbisë, problemet e komuniteteve apo pakicave nacionale dhe problemet territoriale”, ka thënë Haziri.
“Në këtë mënyrë shmanget ndryshimi i kufijve, ndarja e brendshme e Kosovës, si dhe ndarja territoriale e Kosovës”, ka shtuar ai.
Deputeti Haziri mendon se politika e Kosovës duhet guximshëm të dalë me qëndrim politik që kufijtë që kanë qenë deri në vitin 1956 janë të pranueshëm për shqiptarët dhe i zgjidhin problemet në Lindje ose Juglindje të Kosovës dhe i mbyllin problemet në Veri.
“Asnjë instancë ndërkombëtare nuk e ndalon ridefinimin e kufijve me marrëveshje. Kjo nuk paraqet ndryshim të kufijve. Me të rëndësishëm se kufijtë janë njerëzit. Një proces dialogu për kufijtë e atëhershëm nuk i bën keq as Kosovës as Serbisë, por përkundrazi, e mbyll problemin e serbëve në Veri dhe e mbyll problemin e shqiptarëve në Lindje”, ka deklaruar ai./Koha/



17 Nëntor 2011 at 7:31 pm
Te lumt per kete ide Lutfi,faleminderit medvegja.net qe po na mbani kaq te informuar.
18 Nëntor 2011 at 10:33 am
Rruga e demokracise eshte e pashmangshme edhe per Serbine. Edhe ky shtet, i cili ne dy shekujt e fundit shkaktoi shume tragjedi dhe mjerime popujve tjere- ne vecanti Shqiptareve, eshte i predestinuar te demokratizohet dhe te gjeje vehten ne Boten demokratike dhe te civilizuar. Kjo, se pari, nenkupton qe ky vend duhet te braktis politikat e uzurpimit te tokave te huaja dhe perdorimit te dhunes. Kohen e Mesjetes, tani me, e ka mbulua pluhuri i harreses dhe ky shtet duhet t’i kthehet realitetit. Kosova Sovrane dhe e Pavarrur sot eshte realitet dhe kete fakt duhet t’a njohe dhe pranoje edhe Serbia.Ky shtet duhet krijua kushte per kthimin e te shperngulurve me dhune nga Medvegja, Bujanoci e Presheva dhe te nderprej diskriminimin e tyre.Kete, shume qarte, sot e kerkon nga Serbia edhe BE dhe Bota.
Z-ti Haziri, deputeti i Parlamentit te Kosoves, ka te drejte kur pohon se Serbia ka kolonizua Kosoven, ka manipulua “referendume” dhe ka shperngul shume Shqiptare ne Turqi dhe ne Bote si nga Kosova ashtu edhe nga Lugina me qellim te nderrimit te struktures demografike te Popullates. Por, nese e konsultojme pak me seriozisht Historine, madje edhe at Serbe, (publikimet e L.Peroviqit dhe te publicistit te dikurshem serb- M. Rakiq,per shembell), atehere, eshte e qarte se Serbia nga Toka Ame, nuk ka shkepute vetem Medvegjen, Bujanocin e Presheven, por, edhe rreth 700. vendbanime tjera Shqiptare ne Toplice, Jabllanice dhe regjionin e Vrajes.(Ne vitin 1879.,per shembull, qyteti i Prokuples kishte mbi 50 per qind te popullates Shqiptare, Kurshumlia- 61.per qind. Ne kete kohe, fshati me i madhe ne Serbi- Boshnjaca pati mbi 50.per qind Shqiptare.Deri ne vitin 1922. qyteti Bojnik, akoma ishte i banuar me Shqiptare, madje,kryetar ne kete kohe ishte Shqiptari- Ali Bojniku.
Deputetin Lutvi Hazirin e konsideroj nder Shqiptaret e fundit qe do te heq dore nga ndonje pjese e territorit te Kosoves,por, mendoj se e ka gabim nese pohon se per te kthye nje pjese te territorit te vet, Kosova duhet te heq dore nga pjesa e Veriut.
Ky Shekull ka fillua dhe do te vazhdoj si kohe per Shqiptaret. Shqiptaret sot kane dy shtete qe jane ne rruge te mire te behen oazat e demokracise, drejtesise dhe te begatise, ketu, ne qender te Ballkanit. Shqiptaret kane edhe mbeshtetjen e Botes dhe cka eshte me me rendesi- mencurine per te krijua nje te sotme dhe te nesrme te mire.
Politikat me te mira jane politikat e dialogur dhe kompromiseve. Por, kompromise per ceshtjet teknike ne mes te dy shteteve te barabarta e jo per “t’i dhurua” Serbise pjese te territorit dhe per t’i sigurua “sovranitetin” ne Kosove.
Shqiptaret e Lugines, qe ne vitin 1992.,me Referendum, por vazhdimisht edhe me vone permes subjektve politik e kane shprehur vullnetin e tyre dhe eshte e qarte se ata deshirojne t’i bashkohen Kosoves. Pervoja e hidhur dhe e pergjakshme plote dy shekuj i ka mesua Shqiptaret e Lugines se nuk eshte e mundshme perspektiva ne Shtetin qe i vret, perndjek, diskriminon…dhe qe, edhe sot, i konsideron qytetare te rendit te dyte ose te trete. Situata e Serbeve ne Kosove eshte shume me e mire: kane 20 deputet qe iu garanton Kushtetuta, kane Z- Kryeministrin, ministra dhe z- ministra. Kane lirin e perdorimit te simboleve kombetare e fetare, perdorimin e gjuhes si gjuhe zyrtarte, shkollimin adekuate… E c’kane Shqiptaret e Lugines: nje deputet dhe asnje post ne Qeveri , udheheqesi e Parlament.