RSS

Medvegja Forum-Homazhe me rastin e 68 Vjetorit të rënjes Heroike të Zenel HAJDINIT

8 Mars 2010

-Lajmet-

Homazhe me rastin e 68 Vjetorit i rënjes Heroike të Zenel HAJDINIT

Prishtinë-Medvegjë 7 Mars 2010(Medvegja.net)

Deri sa viteve të kaluara shenohej me krenari rënja heroike e Zenel HAJDINIT ,nga shkolla fillore që mban emrin e këti heroji në Tupallë dhe nga komuna e Medvegjës .
Fatëkeqësisht një gjë e till tash e disa vite nuk po ndodh.Madje me rastin e 68 vjetorit të rënjes heroike të Zenel Hajdinit nuk u shenua asnjë aktivitet për të nderuar veprën e ti të
madhe,që i bëri nder jo vetum shqiptarëve të Medvegjes por edhe atyre në Kosovë .
Madje se ka një përvjetor të rëndësishëm e që duhet të shenohet ,nuk i shkoj ndër mend as dy subjekteve politike shqiptare në Medvegjë.

Për veprën e madhe heroike të Zenel Hajdinit nga Tupalla e Medvegjes flasin edhe shum objekte shkollore-arsimore,rrugë të ndryshme në Kosovë,Maqedoni,Medvegjë,Preshevë e Bujanoc që edhe sod e kësaj dite, 68 vite pas rënjes Heroike mbajnë me krenari të madhe emrin e Zenel Hajdinit

Por jo të gjith e harruan këtë përvjetor ,Medvegja Forum dega në Medvegjë rrespektivisht aktivistët e Forumit të prirë nga Albert Salihu që njëherit është edhe përfaqësus i Forumit për Medvegjë,bënë homazhe para varrit të Zenel Hajdinit në Tupallë.Me këtë rast në mënyr simbolike u vun lule pran varrit të ti.

Në të njejtën kohë edhe kryesia e Medvegja Forum selia qendrore në Prishtinë dhe dega e Medvegja Forum në Fushë Kosovë në përbërje Burim UKA,Driton e Faton BEHA,Liridon ZEJNULLAHU,Ilir ARIFI,Jeton EMINI dhe Arsim SYLA .Në mënyrë simbolike vun korora lulesh pran bustit të Zenel HAJDINIT në Prishtinë.Bust ky i vendosur në oborrin e objektit të shkollës fillore në kryeqytetin e Republikës së Kosovës në Prishtinë e që mbanë emrin e ti .

Vlen të theksohet se Zenel Hajdini është njëra ndër personalitet më të shquara që ka Medvegja ,ai u lind më 24 qershor 191O në fshatin Tupallë te Medvegjes.
Mësimet e para i mori në shkollën e ashtuquajtur “tek Xhamia e Siarinës”
Një kohë punoi si ofiqarë në Medvegjë, Dallohej me një kaliografi (bukurshkrim) të jashtëzakonshëm. Pas dy vitesh u regjistrua ne Medresën e Shkupit, pas diplomimit në Medresë u regjistrua në fakultetin e shkencave matematiko-natyrore në Beograd.Ishte komandant i forcave anti fashiste dhe anti çetnike në mbarë rajonin e Jabllanicës e Gollakut. Eshtë vrarë nga forca bullgaro-çetnike në vijën e parë të frontit në Gazdare më 07 mars 1942.
Po këtë vit në Kosovë u themelua aradha e pare shqiptare e cila për nder të emrit dhe veprës së tij u quajt aradha “Zenel Hajdini”.

Emrin e tij e mbajtën dymbëdhjet shkolla fillore dhe të mesme (në Kosovë në Jabllanicë e ne Maqedoni ),kazerma, rrugë dhe sheshe.

Zenel Hajdini nuk ishte pajtuar që shqipëtarët të mbesin të pashkolluar dhe kështu të dominohen në aspektin intelektual nga bashlëvendasët e tyre serb.

Rrugën e tij tê shkollimit ua kishte preferuar edhe bashkëfshhatarëve të tjerë siq ishin Idriz Ajeti (akademik i njohur që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në lëminë e gjuhës shqipe), Zeqir Bajrami (profesor universiteti dhe një ndër autorët e parë të librit të gjeografisë në gjuhën shqipe)etj, të cilët vijuan mësimet në Medresën e Shkupit disa gjenerata më vonë.

EMRIN TëND…

(Kushtuar Zenel Hajdinit nga autori Ramiz Kadriu )

Shkolla të shumta të vendit tim,
i bashkoi emri
i heroit trim.

Nga Tupalla është trimi
legjendar Zenel HAJDINI,
hero i luftës nga këto anë
Emrin e tij shkollaime mban.

Nga këto anë e mbar Kosova
me tradit dymbëdhjet shkolla
Takohen rend në qdo vend
Sa gëzim që s’mbahet mend.

Ditë festive e gëzimplote
me shumë valle ,këng patriote
Miqësi te reja gjith krijojm
si vllezër dhe motra tok jetojm.

Zenel Hajdini është shpallur hero i popullit më 1953.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për te ,i qoftë i leht dheu i Medvegjës

MEDVEGJA FORUM
Prishtinë – Medvegjë
7 Mars 2010

3 Responses to “Medvegja Forum-Homazhe me rastin e 68 Vjetorit të rënjes Heroike të Zenel HAJDINIT”

  1. Gurbetqari Says:

    Ju lumte “Medvegja Forum”. Jeni me se te mire- jeni shembellor. Ju beni nje pune shume te mbare dhe te madhe per Vendelindjen dhe Kombin.

    Pasuria me e madhe e nje vendi dhe e nje populli jane vlerat njerezore. Shqiptaret e Medvegjes, per fat, kane shume vlera ne njerez. Por, krenaria jone me e madhe eshte dhe do te jete gjenerata e pare e intelektualeve. Jane keta te MDHEJTE dhe vertete te MDHEJTE: Heroi i popullit- Zenel Hajdini, Akademiku Idriz Ajeti, profesori i Mjeksise- Hajdar Xhema, Heroi i Kombit- Veli Dedi dhe profesori universitar- Zeqir Bajrami. (Natyrisht, Medvegja edhe me vone dhe tani ka shume intelektual dhe njerez te njohur me te cilet, po ashtu, krenohemi).

    Ju, stafi i “Medvegja Forum”-it meritoni nje lavdrat te madhe dhe nje falenderim te madh-per aktivitetin me rastin e 68-vjetorit te renjes heroike te Heroit te Popullit, Zenel Hajdinit.

    Me siguri, sikur pushka e gjakatareve fashist te mos ia kishte nderpre jeten ne moshen 32- vjecare, per kete figure te medhe te Kombit tone, do te kishim fole edhe se nje akademik dhe punetore te shkences. Sepse, ka diplomua matematiken ne Vijen, si studenti me i mire i gjenerate.

    Per Heroin, Zenel Hajdinin, kane shkruar shume shkrimtare,poete dhe publiciste. Sigurisht, ne Biblioteken e Shkolles ne Tupalle dhe Baje te Sijarines, ruhet Libri qe per Heroin e ka shkruar Akademiku Fehmi Pushkolli.Ne realitet, ky Liber ka qene “Tema e magjistratures” se profesorit Pushkolli.Libri eshte biografija e Heroit, por, njeherit edhe historia e Shqiptareve te Medvegjes.
    Disa poezi te bukura per Zenelin i ka shkruar, nderkohe, edhe poeti i madhe- Rifat Kukaj, pastaj rapsodi i njohur Demir Krasniqi si dhe poeti, shkrimtari dhe Mesuesi i Popullit- Ramiz Kadriu.

    Ju, te nderuar antare te Stafit te “Medvegja Forum”-it, me punen shume te madhe dhe kualitative, neve nga Diaspora, na mundesoni qe te jemi afer dhe me Vednlindjen. Ju falenderojme shume.

  2. journalist Says:

    Një falënderim i sinqert
    Të përkujtuarit e përvjetorit të 68 tê flijimit të heroit të popullit Zenel Hajdinit nga këta të rinjë (bashkëvendas), nuk e ka vetëm peshën e simbolikës, formalitetit, fotografimit përpara pllakës përkujtimore, bustit, lapidarit… siq jemi mësuar ti shofim ata të cilët emrin, veprën dhe gjakun e këtyre dëshmorëve po e materializojnë në interesa të ngushta personale, partiake e krahinore, në vota e poste politike. Kjo iniciativë ka domethënjen e respektit, nderit, përkuljes para veprës dhe emrit të këtyre dëshmorëve dhe familjeve të tyre.
    Fatkeqsisht populli shqiptar gjatë historisë është ballafaquar jo vetëm me sfidën e të mbeturit gjallë (ekzistencës fizike) por edhe me ate të ruajtjes së gjurmëve të kontinuitetit historik. Këto gjurmë me të madhe na i kanë shlyer dhe shkatërruar të tjerët por edhe ne vet nuk mund të themi se jemi treguar sa duhet vigjilent në ruajtjen e tyre, e jo rralë me vetëdijen tonë i kemi hodhur në pluhurin e harresës.
    Qasja ndaj së kaluarës me tendencën e paraqitjes së vetëvetes si i pari, në fillimin e ngjarjes, i vetmi etj, është tani më diagnozë e konstatuar e smundjes së kultit të personalitetit shqiptar. Teza se « gjithqka filloi nga unë dhe – të tjerët nuk bënë atë qfar bëra unë » ishte sidomos aktuale në vitet e para të pasluftës në Kosovë.
    Në vazhdën e këtij mentaliteti në Prishtinë u “ri-emërua” rruga ku është e vendosur ndërtesa e RTK-së e cila për dekada të tëra mbajti emrin e heroit të popullit Zenel Hajdini. Për të treguar shkallën e anakronizmit të një veprimi të tillë duhet kujtuar se kur u mor ky vendim, kryetar i Komunës së Prishtinës ishte njëfar Ismet Beqiri i cili si nxënës i fillores për tetë vite ishte ulur në bankat e kësaj shkolle ku këta bashkvendas këto ditë vendosën këtë kurorë me lule. Këtë fat e patën edhe disa shkolla të tjera që mbanin emrin e Zenelit gjithandej Kosovës. Këta « shqiptarë » që morën vendime të tilla nuk bënë as më shumë as më pak nga ajo qfar bëri Serbia në Banjë të Siarinës e cila duke ndrruar emrin e shkollës, shleu nga kujtesa historike sakrificën e popullit shqiptar të kësaj ane për liri dhe identitet konbëtar; Brezave që sot ulen në ato banka shkollore ua mohoi të drejtën e njohjes së jetës dhe veprës së një patrioti shqiptarë nga Komuna e Medvegjës me të cilën identifikuhet një plejadë e tërë intelektualësh e dëshmorësh të luftës së dytë botrore.
    Mbajtja gjallë e emrit dhe veprës së Zenel Hajdinit, sidomos për qarqet politike e intelektuale në Kosovë ka padyshim peshë dhe domethënje të veqantë, ngase me këtë dëshmohet se populli shqiptar jetoi, luftoi dhe u sakrifikua edhe jashtë këtyre kufinjëve, brenda të cilëve sot janë ngulfatur interesat tona kombëtare.
    Kur përkujtimet dhe përvjetoret e tilla nuk i organizojnë ata që janë të thirrur në institucionet e shtetit i cili u krijua duke iu falënderuar gjakut të derdhur të shumë e shumë gjeneratave gjatë historisë, atëher këtyre të rinjëve nuk ju mbetet tjetër përveq me përkushtimin e tyre patriotik e njerzor ndaj së kaluarës, të trokasin fuqishëm në injorancën dhe ndërgjegjen e fjetur të së sotmes.
    Me këtë rini shpresat bëhen më realiste se e ardhmja do të jetë më e mirë, më premtuese për brezat që do të vijnë pas.
    Me këta djem që i kthehen së kaluarës jo vetëm për ta përkujtuar ate por për të mësuar nga ajo, nuk ka rrezik që historia me gjithë dhembjet që na solli, të na përsëritet.

    Ne familjarët e këtyre dëshmorëve falënderojmë me sinqeritetin më të madh dhe ndihemi krenar për veprime dhe iniciativa të tilla humane e atdhetare.
    Ali HAJDINI

  3. egzona Says:

    un shkolln time zenelajdini edua shum

Leave a Reply