Hoxhaj: Kemi obligim moral dhe shtetëror që t’i përmbushim të gjitha kërkesat që i kanë shqiptarët e Luginës
Prishtinë 17.08.2010 (medvegja.net)
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në takimin që kishte me kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, bëri të ditur se do të rritet kuota për studentët nga Lugina e Preshevës.
“Ne si Republikë e Kosovës e kemi obligim moral, shtetëror dhe është obligim evropian që t’i përmbushim të gjitha kërkesat që i kanë shqiptarët e Luginës së Preshevës për qasje të barabartë në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë.. Kuota, të cilën ne e kemi siguruar, do të rritet edhe për 88 kandidatë të rinj, të cilët do të regjistrohen në drejtime të caktuara në Universitet”, tha ministri Hoxhaj.
Ai bëri të ditur se gjatë këtij viti shkollor, Republika e Kosovës do t’i sigurojë 800 abetare falas për nxënësit e klasës së parë në Luginën e Preshevës, sikur që ka bërë edhe vitin e kaluar. /presheva.com/


22 Gusht 2010 at 3:22 pm
Eselamu alejkum
Disi nuk po kam vullnet me vizitu këtë faqe, sepse gjithmonë me lajme të njejta.