Hyrja në Republikën e Kosovës vetëm me pasaporta
Radha e gjatë e automjeteve nga qytetarët e këtij rajoni prisnin me orë të tëra për të kaluar kufirin me Republikën e Kosovës, në pikën kufitare në Muçibabë.
Shkaku i pritjes së kolonës së gjatë ishte se punëtorët e policisë së Kosovës në këtë pikë kufitare kërkojnë pasaportat për qytetarët e Republikës së Serbisë dhe Malit të Zi.
Edhe pse prej sot ka hyrë në fuqi një gjë e tillë qytetarët e komunës sonë ende nuk janë të informuar për këtë vendim.
Andaj prej sot për të gjithë qytetarët e Republikës së Serbisë nevojiten pasaportat, kështu deklaroi për televizionin tonë zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit zoti Ismet Hashani.
Ai thekson se nëse qytetarët në fjalë kalojnë për të parën herë dhe nuk ka pasaportën atëherë do të bëhen lëshime, mirëpo për herën tjetër duhet patjetërtë posedojë dokumentin përkatës, pasaportën.
Prandaj ditëve të ardhshme të gjithë qytetarët që kalojnë në këtë pikë kufitare duhet të jenë të pajisur me pasaporta për të kaluar kufirin.
Huazuar nga presheva.com

14 Nëntor 2009
-Lajmet-