RSS

Iftar tradicional në vendlindjen e braktisur

16 Shtator 2009

-Lajmet-

Iftar tradicional në vendlindjen e braktisur

Medvegjë, Banjë e Siarinës, 13 shtator(medvegja.net)

- Rreth 50 shqiptarë, besimtarë të Fesë Islame, u organizuan në një iftar të përbashkët në Xhaminë e Siarinës, të premten e kaluar.

Kryeshefi i sherbimeve publike pran KK te Medvegjës zotri Bajram Mustafa (nga radhet e PVD-se )dhe te tjer

Ky organizim tashmë është bërë tradicional, meqë bashkatdhetarët tanë në Zvicër, ndër të cilët duhet veçuar Zenel Nezirin, Agim Sadikun, Fadil Selmanin dhe Ragip Behën, për disa vite me radhë e financojnë materialisht nga një iftar për çdo muaj të Ramazanit në vendlindjen e tyre të braktisur.

Kryetari i LDI-se zotri Rexhep Abazi

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në komunën e Medvegjës jeton vetëm një numër simbolik i shqiptarëve, prandaj çdo formë e organizimit, qoftë për festa kombëtare apo fetare, është mjaft i vështirë. Kjo aq më tepër kur këtë e vështirëson edhe mungesa e unitetit të faktorit shqiptar që ka mbetur atje, sado që është shumë i domosdoshëm në kohën kur pjesa dërmuese e banorëve autoktonë shqiptarë janë shpërngulur nga trojet e veta etnike.


Qytetar Medvegjas ,pjesmarres ne Iftar

Si pasojë e kësaj, ky iftar tradicional u mbajt pa praninë e hoxhës së kësaj xhamie, i cili nuk ishte i pranishëm, edhe pse ishte me kohë i ftuar, në mënyrë që besimtarët t’i kryenin të gjitha ceremonitë sipas ritualeve fetare.

Dhe ne fund-IFTARI

Darkën e iftarit e përgatiti Ramadan Beqiri, falë mundësisë që ia krijoi Ymer Syla në shtëpinë e tij në Banjë të Siarinës.

Shkruan: Jonuz Fetahu
Fotografit : Ramadan Beqiri
Pershkrimi i fotgrafive : Medvegja.net /staff

No comments yet.

Leave a Reply