Incidenti i rëndë ndaj shqiptarëve të pafajshëm DENOHET në seancen e KK të Medvegjës
Medvegjë,23 nëntor 2011(medvegja.net)
Me kërkesen me shkrim të këshilltarëve shqiptar të dy subjekteve politike të Medvegjës, sot në seancen e rregullt para se të filloj cdo pune sipas rendit të paraparë të ditës, nga ky Kuvend u Denua dhuna e ushtruar ndaj familjes së Sokol Ismajlit nga Gërbaci.

Foto: Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Medvegjës
Kërkesa doli nga mbledhja e këshilltareve shqiptare e mbajtur me iniciativen e UDSH për Medvegjë dhe me vendimin unanim të këshilltarëve të të dy partive politike që veprojnë në Medvegjë: PVD dhe UDSH.
Përveq kësaj këshilltarët kërkuan që në Medvegjë të vij Ministri i P.B. të Serbisë për te biseduar për rastin dhe situaten e sigurisë në Medvegjë.
Duhet cekur se është ky njëri ndër rastet më të rënda, por jo edhe i vetmi, që bëhen ndaj shqiptarëve te pafajshem dhe te pambrojtur te Medvegjes dhe i cili preku e tronditi te gjithe shqiptaret kahdo dhe kudo qe gjenden, andaj duhet sanksionuar ashtu sic e ka peshen e ne baze te ligjit.
Keshilltaret shqiptare biseduan edhe per format e mundshme te reagimit adekuat konform peshes, seriozitetit dhe pasojave qe mund te kete ky rast per jeten dhe punen e shqiptareve te Medvegjes, andaj do t’i koordinojne veprimet e tyre konform nevojes dhe situates se krijuar./prof.Rexhep Abazi – medvegja.net/


24 Nëntor 2011 at 2:55 pm
Ne kuvendin komunal te medvegjes eshte sqaruar ne pika te shkurta ky rast nga ana e kryetarit te komunes ku aj deklaron se nuk dihet se kush ne ken ka sjell dhe ne nje far lloji aj e mbron policin ku kshilltaret tane nuk e lshuan seancen pasi qe kishin marr vendim qe ta lshojne.
Pse zotriu mesues i shkolles fillore nuk po e cek qe bashksia lokale e Tupalles ka kerkuar nje organizim te nje proteste nga ju dhe nga kryetari i PVD-se.
SHume pak eshte permend ky rast sepse seanca ka qen drejtperdrejt e transmetuar ne valet e radio medvegjes ku e kemi percjellur me vemendje.
Kjo pik te cilen ju e kerkuat te hyjne ne rend te dites nuk u aprovua por as qe nuk diskutoj askush per ket rast tragjik qe ndodhi ne gerbavc gjegjsishte ne vllas .
24 Nëntor 2011 at 5:44 pm
Edhe pse ndoshta “ne pika te shkurta”,prap, eshte mire qe Kuvendi i komunes e ka denua torturen qe nje pjesetar i Policise se Medvegjes e beri ndaj Sokol Ismajlit dhe femijve te tij te mitur. (Eshte mire qe edhe nje prej partive politike te Serbise, PLD e C. Jovanoviqit, e denoi publikisht dhe kerkoi masa adekuate ndaj policit- kriminel).
Por me se tepermi inkurajon fakti se faktori Shqiptar ne Medvegje ka qene dhe eshte ne nivel lidhur me kete rast te dhunes, prapa te ciles, mjerisht, qebndron nje pjesetar i nje institucioni te Serbise.Se pari reagimi, perkrahja dhe ndihma qe ofroi Familjes Ismajli Nenkryetari i Komunes, Z-ti Sahiti dhe reagimi i ashper i qytetareve dhe udheheqesise se Tupalles. Edhe dy subjektet politik te Medvegjes: PVD dhe UDSH (UDSH dhe PVD),permes mundesive ligjore e demokratike, jane ne nivel te situates.Edhe Diaspora e Medvegjasve, si gjitheomone deri me tani, ka reaguar dhe reagon ne menyre me te mire. Por, ajo qe inkurajon me se shumti eshte zeri i Popullit permes keshilltareve Shqiptar ne Kuvend.Sic duket, keta- keshilltaret Shqiptar, per cdo dite po dshmohen se jane simbol i Medvegjasve per lirine, sigurine dhe dinjitetin e Shqiptareve. Eshte e sigurte se keshilltaret, lideret dhe udheheqesit Shqiptare, se bashku me Popullin, nuk do te lejojne qe hithrat qe kane leshua rrenje ne pregjet e shtepive te Shqiptareve, qe u shperngulen me dhune e presione te ndryshme, t’i mbyllin pergjithemone dyerte e tyre.
Edhe fakti se Prof Rexhep Abazi, sic thote komentuesi, Sokoli, eshte “vetem mesues i Shkolles fillore”, deshmon per diskriminimin e kuadrove dhe intelektualve Shqiptar si nje prej metodave te perhershme e perfide per diskriminimin e Shqiptareve te Medvegjes. Perkundrazi politikes ne Serbi, Medvegjasit duhet te perkrahin dhe respektojne intelektualet dhe kuadrot e veta.Sidomos, shume lehte eshte te respektohet Rexhep Abazi. Perkushtimi i tij per Popullin dhe Vendlindjen,sjelljet e tij te matura,burreria e vendosmeria e tij, besimi dhe shpresa qe jep qyrtetareve- na bene qe te respektojme personalitetin dhe vepren e tij.
24 Nëntor 2011 at 6:14 pm
Zoti gerbetqar e qmojm gjithkend e edhe zot. Rexhep Abazin por per fat te keq politikanet e kan ber qe ky eshte mesues edhe pse i ka aftesit siq e dim tegjith.
Edhe une nuk e nenqmoj se me keni kuptuar gabim por per moment politikanet si politikan nuk kane deshir qe dikush me i aft e tju rrezikoj karriken.
24 Nëntor 2011 at 7:40 pm
Natyrisht qe nuk ju kame kuptua se ju nuk i cmoni intelektualet dhe kuadrot Shqiptare, i nderuar Sokol Halimi. Deshta vetem te theme at qe te gjithe e dijme: Shqiptaret “torturohen” edhe duke i ndjekur dhe diskriminuar intelektualet dhe kuadrot e tyre. Qeveritaret e Medvegjes i dojne Shqiptaret si bujq e punetore krahu, jo, edhe profesoret, ingjinjeret, juristet, mjeket,…- Shqiptar.
24 Nëntor 2011 at 11:06 pm
Pushteti aktual e vet Drashoviqi disa here e ka cek se me ata shqipetar qe i ka afer veti nuk ka aspak problem ( e dim mir se cilet shqipetar i ka afer veti) qe nuk eshte numer aq i vogel por nese bejm nje llogari te thjeshte te gjithe bashk ata mund ti ken 20 vjete shkolle apo kurse verore si dhe din te manipulojn me makineri pyjore per te pre malet e shqipetarve si dhe te shajn itelektualet shqipetar …..
E ka then sepse nuk i don ata qe nuk jan ne Medvegje ???? po kush ka ngel aty….edhe ata qe jan nuk u jipet e drejta e fjales por i privilegjon ata qe nuk din dhe shkojn ne rrugen e serbis ( e interesa te drashkoviqit me rrethin e vet).
E Ky Pushtet e perserit perhere se ata qe i ka larguar ka frik se mos po kthehen e po ja u prishin komoditetin ati grupi qeverises qe i ka sjell te gjitha te kqiat per shqiptaret e Medvegjes dhe nese do te kishte drejtesi kete grupe lirisht mund ti akuzosh per ( Racizem ,diskriminim intelektual,kulturor e edhe diskriminim ndaj Pyjeve dhe ambientit se edhe ketu bejn diskriminim sepse presin pyjet e shqipetarve)
Na kan ndodhe shume te keqia me radh por ju lutemi qe mos ta urrejm njeri tjetrin te japim fjalen ati qe ja ka dhen zoti dhe shkolla dijen.