RSS

Intervist exslusive : Medvegjasit e sukseshëm-Një jetë e tërë kushtuar sportit

22 Nëntor 2010

-Lajmet-

Intervistë me njeriun e sportit, z. Shaban Uka

Një jetë e tërë kushtuar sportit

Vevey 22 Nëntor 2010(medvegja.net)

Medvegjasit shquhen për arritje të mëdha në shumë fusha, duke filluar nga ajo shkencore, akademike, kulturore e deri te ajo sportive. Një ndër ta, pa dyshim, është edhe zotëri Shaban Uka, i cili tërë jetën e vet ia kushtoi futbollit, si në vendlindje, ashtu edhe në Diasporë. I lindur më 1963, në Tupallë të Medvegjës, z. Uka shpalos sukseset e veta. Medvegja.net është në vazhdën e aktiviteteve që këto të arritura të medvegjasve t’ua ofrojë edhe lexusve të vet nëpërmjet intervistave e artikujve të ndryshëm, por edhe në forma të tjera.

Fillimisht, zotëri Uka, ju falënderojmë që e pranuat ftesën për këtë intervistë të shkurtër për lexuesit e Medvegja.net. Njëherësh ju falënderojmë për mikpritjen që na bëni këtu në këtë qytet kaq të bukur, pra në Vevey të Zvicrës!

Shaban Uka: Faleminderit edhe juve që keni ardhur. Ju dëshiroj të kaloni çaste të këndshme.

Na tregoni diçka rreth fëmijërisë suaj?

Shaban Uka: Unë kam lindur në Tupallë, më 11.02.1963, ku edhe e kam kaluar tërë fëmijërinë time. Një kohë shumë e mirë ajo, e cila do të më mbetet gjithmonë në kujtime.

Kur keni filluar të merreni me sport, respektivisht me futboll?

Shaban Uka: Me futboll jam marrë prej fëmijërisë, qysh në shkollën fillore, në garat e shkollës, kurse aktivisht në klubin e futbollit “Jabllanica” në Medvegjë. Prej vitit 1978 e deri më sot jam aktiv në futboll.

Cilat jan turnetë kryesore, në të cilat ke marrë pjesë?

Shaban Uka: Turniret në të cilat kam marrë pjesë janë të shumta, por më të dalluara janë turniri i parë i SHPH “Medvegja”, turniri i FC Kosova Genève, turniri Kosova Neuchâtel, Dardania St-Maurice, e shum të tjerë…

Cilat janë klubet e shqiptarëve apo edhe zvicearine që ju i keni stërvitur?

Shaban Uka: Po klubet e tilla janë të shumta, thënë të drejtën, si zvicerane, ashtu edhe shqiptare, por gjithsesi do t’i veçoja klubin Napoli, FC Bashkimi dhe ekipin e Shoqatës Humanitare “Medvegja”.

Çfarë mendon për futbollin shqiptar, në përgjithësi?

Shaban Uka: Mendoj që shqiptarët kanë shumë talente në futboll dhe janë në rrugë të mbarë për ta arritur nivelin evropian. Jemi dëshmitarë se shumë lojtarë shqiptarë tashmë luajnë nëpër klube me renome, e kjo na jep shpresë që edhe futbolli shqiptar do të arrijë suksese edhe më të mëdha në të ardhmen.

Zotëri Uka, ku i keni fituar gjithë këto kupa?

Shaban Uka: Po, siç e shihni, këtu i kam vetëm disa nga kupat që i kemi fituar së bashku me ekipet. Ato i kam fituar me klubet zvicerane, por edhe në turnire shqiptare.

E keni ndihmuar edhe Medvegja Forumin në organizimin e turneut humanitar gjatë muajit gusht. A keni ndonjë projekt për të ardhmen në Medvegjë sa i përket sportit?

Shaban Uka: Po jemi përpjekur të ndihmojmë aty ku kemi pasur mundësi dhe mendoj që një ditë do të organizohet turnir në futboll edhe në takimet e vendlindjes në Medvegjë.

Cili është roli momental në sport?

Shaban Uka: Momentalisht jam drejtor teknik i FC Bashkimi Vevey. Gjithashtu, jam lojtar aktiv në ekipin Montreux-sport senior, dhe kryetar i Komisionit Sportiv në Shoqaten Humanitare “Medvegja”.

Dhe, për fund, disa fjalë për lexuesit e Medvegja.net

Shaban Uka: I ftoj lexusit e Medvegja.net që ta lexojnë sa më shumë këtë faqe dhe të jenë sa më afër vendlindjes. Kurse forumin e falënderoj shumë për punën qe është duke e bërë.Gjithashtu, e shfrytëzoj rastin të ju falënderoj për viziten që na e bëtë. Njëherësh, u bëj thirrje të gjithë të rinjve që të merren sa më shumë me sport, sepse sporti, para së gjithash, është i rëndësishëm për shëndetin e njeriut.

Disa nga Kupat e fituara

Disa nga aktivitetet e zotri Uka në SHPH,,Medvegja” në Zvicër dhe pranimi i Mirënjohjes nga medvegja.net

Disa nga Kupat e fituara

Intervistoi :B.U/ medvegja.net/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply