Hasani: Neve që luftuam, ky argat i Serbisë, na ka zemëruar
Ne që jetojmë e punojmë në Zvicër, duhet t`ua sqarojmë zvicranëve se, kjo është një RREN, e kjo rrenë mund të krahasohet me rrenën e rastit Martinoviq, që Serbia nëse ju kujtohet çdo dit shkrujti zi e ma zi deri sa e demantoj një ushtarë që kishte dëshmu të vërtetën. Sa i përket imazhit të shqiptarëve në Zvicër, nuk e besoj se Zvicra do ta marrë si të vërtetë këtë gënjeshtër të poshtër të Beogradit, e përhapur përmes të telallit të vet të paguar shum mir »-tha ndër të tjera Shefket Hasani. Z.Hasani, shtoi, se, Shqipëria është dashur dhe duhet të ngrejë zërin protestues më shumë në lidhje me këtë raport. Do ta vizitojë vendin tim, atëherë kur atje do të jetë ndryshe. Për më shumë, të përcjellim intervistën që e realizuam me z.Shefket Hasani.
Z.Hasani, keni qenë komandant i parë i UçPMB-së, si po e shihni gjendjen aktuale në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc?
Shefket Hasani: Unë shoh dallim të madh në aspektin pozitiv prej luftës e deri sot. Shpresoj me bisedimet Prishtin-Beograd do të ndryshojë gjendja për së miri në këto tri komuna.
Këto ditë është shumë aktuale, deklarata e Martyt. Si e komentoni?
Shefket Hasani: Deklarata e Martit është ofenduse për mbarë popullin shqiptarë, por, neve që luftuam – ky argat i Serbisë, na ka zemëruar pa masë dhe na ka bërë me die, se Serbia nuk flen.
Zvicra thuajse për të gjithë shqiptarët është atdheu i dytë, a mendoni, se këto deklarata të z.Marty, do të prishin imazhin tonë para miqëve zviceranë?
Shefket Hasani: Ne që jetojmë e punojmë në Zvicër, duhet t`ua sqarojmë zvicranëve se, kjo është një RREN, e kjo rren mund të krahasohet me rrenën e rastit Martinoviq, që Serbia nëse ju kujtohet çdo dit shkrujti zi e ma zi deri sa e demantoj nji ushtar që kishte dëshmu të vërtetën. Sa i përket imazhit të shqiptarëve në Zvicër, nuk e besoj se Zvicra do ta marrë si të vërtetë këtë gënjeshtër të poshtër të Beogradit, e përhapur përmes të telallit të vet të paguar shum mir. Ky gënjeshtar duhet t`na kërkoj falje, e ndoshta edhe më shumë se falja.
Të arrestuarit e 27 dhjetorit në Preshevë, ende po mbahen në Beograd. Mendoni, se do të përfundojë gjygji në favor të djemëve të Preshevës?
Shefket Hasani: Djemët më të dashur të Preshevës që u arrestuan më 27 dhjetor, Beogradi duhet t`i liroj sa më shpejtë, sepse s`kanë kurrfar faji. Bile duhet t`ju paguaj dëmshpërblim.
Kush duhet ta ngrejë zërin më shumë për ti mbrojtur djemtë që po mbahen në burgjet serbe?
Shefket Hasani: Zërin per këta shqiptarë të pa fajshëm duhet t`a ngrisin faktori ndërkombëtarë edhe ai vendor, me një fjalë, atyre që ju shkon fjala te drejtësia serbe.
Jeni i kënaqur me politikën që po zhvillohet në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc?
Shefket Hasani: Absolut JO.
Me cilën parti keni kontakte më shumë, apo me individ të Luginës së Preshevës?
Shefket Hasani: Kontakt kam me të gjithë, por jo në atë nivel që duhet të jetë.
Kur do ta vizitosh Bujanocin, Preshevën apo Medvegjën?
Shefket Hasani: Preshevën, Bujanocin e Medvegjën do ti vizitoj atëherë, kur nuk do të kem kurrfarë pengese e ngarkese, që nuk jam në tokën time AMË.
Pritet që në muajin shkurt të ketë bisedime nëmes Kosovës dhe Serbisë, a do ishte mirë, që të përfshihet edhe ndonjë i dërguar nga Lugina e Preshevës?
Shefket Hasani: Bisedimet Kosovë-Serbi nuk do të tejkalohen pa u permend kjo pjesë e tokave shqiptare Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Prandaj është e domosdoshme me pas 1 apo 2 përfaqësues të Luginës së Preshevës në bisedime.
Kaloi edhe 98 vjetori i shtetit shqiptarë dhe në ato troje u ngrit flamuri dhe u dha jehonë e madhe. Sipas jush, çka duhet vepruar faktori politikë atje, që të kemi gjithmonë flamurin tonë kombëtarë krahas të tjerëve?
Shefket Hasani: Flamuri kombëtar do të valojë edhe në këto tri komuna, sepse, me këtë flamur në dorë ran 28 dëshmorë edhe politikanët duhet të bëjnë ma tepër për flamurin kuq e zi, që të valoj, si në Shqipëri.
Medvegja ka mbetur si anash, a po përjeton rolin e çamërisë së dytë?
Shefket Hasani: Medvegja është ma keq se çamëria, aso kohe, por na shpresojmë se do të vijnë ditë që popullata do t`i kthehet atdheut të vet si në Medvegj ashtu dhe në çamëri.
Zgjedhjet parlamentare kaluan në Kosovë dhe si duket kanë lënë disa parregullsi. Si një veprimtarë i dalluar, i cili e keni luftuar gjithmonë robërinë dhe e luftoni, çka presni dhe kend e presni në qeveri të re?
Shefket Hasani: Në këto zgjedhje parlamentare kishte parregullsi në disa vende, por këto mund të rregullohen me anë të rivotimit. Edhe me anë të rinumrimit të votave, është shumë me rëndësi mos të përsëritet e kalumja, që dy të fortë të bëjnë qeverinë e të lishtit të mbeten në opozitë, kjo nuk tregoj sukses . Tani po dihet se PDK – Thaçi, me Pacollin – AKR po bëjnë Qeverin e re . Besoj se do të hecë puna ma mirë se në të kaluarën, sepse në opozitë mbeten tre të forta: LDK – Isa Mustafa , Vet Vendosja me Albin Kurtin dhe AAK që e ka dëshmu veten si në pozitë, si në opozitë, kudo që ti lësh s`ke shka me u mërzit.
Kush sipas jush do ishte më mirë të jetë në qeveri, e kam fjalën, për kualicionet e mundshme?
Shefket Hasani: Këtu pak m`ke nxanun ngushtë, është vështirë të thuhet se të gjithë kanë filluar me mu bërë të mirë në bazë të premtimeve, secili del më i mirë se shoku, si me ngritje të rrogave 100%, sundimi i ligjit në tërë territorin, luftimi i korrupcionit, por për neve të Kosovës Lindore ma i miri kishte me qenë ai që ka në Programm bashkimin e kombit shqiptar si një komb, një gjuhë e nji flamurë, një shtet, e ky osht Albin Kurti me VV , plus disa parti tjera të dëshmuara më herët.
Keni kontakte me Kosovën?
Shefket Hasani: Kontakte kam, më së shumti me krahun e luftës, me të djathtit dhe me të majtit kësaj rradhe nuk dulën për t`ja lyp popullit votën, më duket se Kosova ka vendosur që mos të ketë parti të majta. Për mua kjo është shqetësuese mos të them absurde.
Jeni i kënaqur me reagimet e Shqipërisë në lidhje me këto deklarata të Martyt?
Shefket Hasani: Shqipëria në krahasim me Kosovën, mundësit i ka shumë më të mëdha për të reaguar kundër deklaratave të shumta të Martit. Nuk jam i kënaqur për kaq sa bëri Shqipëria, besoj se do të bëj më shumë, por mos do të jetë me vones.
Në Shqipëri probleme me opozitën, në Luginë të Preshevës gjithashtu jo uniteti i pranishëm, në Kosovë po shihet, e në Maqedoni, gjithashtu me probleme të shumta. Pse, sipas jush gjithë këto tollovi në tokat shqiptare?
Shefket Hasani: Shumë të vogla janë këto tollovi në tokat shqiptare, nuk ka popull në këtë rruzull tokësor që ka pasur vuajtje, ndarje, coptime të gjith territorit të vet sikurse populli shqiptarë që është persekutuar me 100-ra vjet, e po ngarkohet edhe sot sikurse me deklaratën e Martin, që shqiptarët janë kanibalista e tregëtarë organesh. Kjo është e tmerrshme.
Diaspora ka mbetur e harruar nga atdheu?
Shefket Hasani: Politikanët që veprojnë në atdhe, na njofin mirë nga afër, e dinë se ne jemi më të hecur, më të ditur, më të shetitur, të shoshitur në shosh e dërmol, më të pasur e më të pregaditur nga frika që mos t`ua marrim timonin, kqyrin të na largojnë nga atdheu i ynë i dashur.
Keni bashkëpunim me dy shoqatat e Luginës së Preshevës, ate “Lugina e Preshevës” dhe të “Medvegjës”?
Shefket Hasani: Me të dy shoqatat në megrim, me të dyjat kam bashkëpunim, të dyjat punojnë muj të ju hy në hake, rezultat Kane për marak. Si Medvegja , si Lugina të dy shoqatat bëjnë mrekullira. Punojnë shumë e flasin pak, mjerë ata që ju hynë në hak. Shumë ma keq do të ish situata, për familjet që janë të ngrata, sikurse të mos jenë këto dy shoqata si motra.
Z.Hasani, a po respektohen ata që luftuan robërinë dhe familjarët e dëshmorëve sa e meritojnë?
Shefket Hasani: Ata që luftuan robërin dhe familjet e tyne po respektohen me një përqindje të vogël. Pse nuk rrespektohen në nivelin e duhur, kam shum për të thënë , por unë mendoj, se me kohë do të rritet vetëdija kombëtare dhe paralel me vetëdijen do të rritet respekti për këto familje që dhanë shumë për atdhe. Shfrytëzoj rastin ti falenderoj dhe t`ua bëjë me dije të gjitha familjeve të dëshmorëve, se ne jemi me ta, respekti e ndihma me kohën do të rriten.
Sigurisht, se kemi lënë shumë tema pa diskutuar, por duke patur parasysh hapësirë kësaj here, po e përfundojmë këtë bashkëbisedim. Ju flm për këtë bashkëbisedim dhe ju urojmë shëndet e mbarësi, e gëzuar vitin e ri 2011.
Shefket Hasani: Ju falënderoj juve dhe ju uroj shumë të mir dhe suksese në të gjitha sferat e jetës.
Intervistoi: Dashnim Hebibi, St.Gallen


23 Dhjetor 2010
Pakategorizuar