RSS

Intervistë ekskluzive me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi

13 Tetor 2010

-Lajmet-

Shaip Kamberi: Lugina e Preshevës nuk pranon getoizmin!!!

Bujanoc 13 tetor 2010(medvegja.net)

“Nuk mendoj se mospjesmarrja jonë në këto biseda paraqet fundin e botës. Mendoj se pjesmarrja jonë do të ishte e dëshirueshme nëse e ndihmon Kosovën. Përkundrazi, mendoj se do të jetë humbje e madhe nëse në këto biseda Lugina e Preshevës nuk do të jetë temë.spektri i këtushëm politik ka poashtu qëndrim të njëjtë rreth respektimit të parimit të reciprocitetit me të drejtat e komuniteteve tjera në Kosovë e posaçërisht me statusin që në të ardhmen do ta ketë pakica serbe”-tha ndër të tjera i pari i Bujanocit z.Kamberi.

Thuhet dhe ashtu shihet, se pa qajtë fëmiu, nëna nuk i jep gji. E si duket dhe siç shihet, në Preshevë, Bujanoc, e Medvegjë, jo që po qanë fëmija, por njera po dëshiron ti jap gji, e qumështi i saj, vaj halli se çka do ti shërbejë në të ardhmen. Se vërtetë këto treva shqiptare, po presin e po presin, se çka po ndodh në Kosovë, është e pashme, por se sa do të jetë figurë shahu, këtë nuk do ta dijmë. Kur serbët e Kosovës, dirigjohen në Veri nga Beogradi, edhe këto treva shqiptare, jo që duan të jenë vetëm pjesë e trungut natyror, por të mos vonohen dhe të mos jenë jetima. Vizat u hoqën dhe shkuan shumë të rinjë e të reja nga këto komuna në diasporë, edhe në këtë milenium të ri, deshtën të fshijnë shqiptarët e kësaj ane, por nuk e “hëngrën” këtë, që e deshtën armiqtë shqiptarë, që të largohen të rinjtë dhe ajka intelektuale e këtyre trevave dhe të mos khehen kurrë. Gjumin politik nuk e sheh i pari i Bujanocit, por me zgjuarsi, po takonë liderët e atdheut tonë dhe po këshillohet. Situata e brishtë, që po mbretëron në tre komunat autoktone shqiptare, e që herë quhet Luginë e Preshevës, e herë pas here Kosova Lindore, po përcjell me vëmendje çdo lajm apo klimë politike, që po ndodh në Shqipëri dhe Kosovë, në këto dy shtete shqiptare. Ti thuash, se këto përcjellje nga kjo pjesë e atdheut, që ka mbetur deri në fyt me nyjën e pazgjidhur gardiane edhe pse përjetoi situata të idhëta dhe po përjeton edhe sot e kësaj dite, po mundohet, që të ruajë gjakftohtësinë dhe që përmes diplomacisë me ndihmën e faktorit ndërkombëtarë të zgjidhet problemi me këto treva shqiptare. Të shikosh nga Presheva dhe Bujanoci, është me një pamje më të mirë, se sa e Medvegjës, e cila ka mbetur me ata pak banorë, ku në hyrje të qytetit menjëherë të bien në sy këto shkrime: “Shitet shtëpia”.E në këtë rast, se cila do të jetë zgjidhja më e mirë, e dimë të gjithë, por banorët autoktonë, e dinë më së miri se si kalojnë atje. Se cila është gjendja aktuale në komunën e Bujanocit, se sa janë të gatshëm që me delegacionin nga Presheva e Medvegja, të marrin pjesë në bisedimet e reja shqiptaro-serbe, se a do të tolerojë Lugina e Preshevës, të jetë kurban për ngjarjet e reja që janë duke ndodhur në Kosovë e kështu me radhë, do të mësoni gjatë bashkëbisedimit tonë.

Z.Kamberi, cila është gjendja aktuale politike në Bujanoc dhe Luginë në përgjithësi, kur Kosova kaloi dy provimet, Gjygjin ndërkombëtarë dhe në OKB?

Sh. Kamberi: zhvillimet politike të kohës së fundit të cilat kanë të bijon me sttausin e Kosovës dhe shpalljen e pavarësisë nga institutionnel e saja legjitime, të cilat dhanë konfirmim ndërkomëbtarë këtij statusi janë mirëpritur edhe në Luginë të Preshevës. Shqiptarët e këtushëm, ashtu si git hapësira kombëtare e kanë të qartë se në këto moimente inreres prioritarkmombëtr është kosova, respektivisht, johab e pavarësisë së saj nga sa më shumë shtete, që në fund to të rezultojë me anëtarësimine ksoovës nëpër mekanizmat ndërkombëtarë dhe në vetë OKB-në. Për ne është e qartë se kur Kosova të fitojë subjektivitet shtetërorë në nivel të gjithmbarshëm ndërkombëtarë do të ketë mundësi më të mëdha të ndikojë edhe në rjedhat politike të Luginës së Preshvës. Për momentin, në Luginë vazhdon të mbretërojë një situatë e brishtë politike, pasi që shumë çështje që kanë karakter jetik për shqiptarët e këtushëm nuk kanë gjetur zgjidhje të kënaqshme.

Po flitet dhe po përflitet Lugina e Preshevës këto ditë, si asnjëherë më parë nga politikanë dhe analistë të Kosovës, që në rast se Serbia kërkon Veriun, atëherë do të jetë Lugina opsion pajtimi. Sa jeni të përgatitur për këtë?

Sh. Kamberi: Spektri i këtushëm politik dhe institutionnel është pajtuar që në fazën e halles së pavarësisë së Kosovës dhe pas saj që të përkrahë parimet që Grupit i Kontaktit kishte përcaktuara në procesin e definimit të statusit të Kosvës, ndërsa, më vonë ka pranuar edhe Planin e Presidentit Ahtisari si mundësi e vetme për definimin e statusit të Kosovës.

Por, spektri i këtushëm politik ka poashtu qëndrim të njëjtë rreth respektimit të parimit të reciprocitetit me të drejtat e komuniteteve tjera në Kosovë e posaçërisht me statusin që në të ardhmen do ta ketë pakica serbe.Jeni të gatshëm që edhe Ju, e së bashku me delegacionin nga Presheva e Medvegja dhe të merrni pjesë në bisedimet e reja shqiptaro-serbe?

Sh. Kamberi: Në këto momente ende nuk dihen as modalitetet e bisedave të ardhshme Pristinë- Beograd e as agjenda e bisedave që do të mbahen. Për ne me rëndësi është që problemet praktike të cilat duhen të jenë temë e këtyre bisedave të reflétojnw edhe në Luginë të Preshevës. Njohja e diplomave të UP-së, dokumentacionit zyrtar të Kosovës, qarkullimi i lirë i qytetarëve dhe shumë çështje tjera që me siguri do të bisedohen do të kenë reflektim pozitiv edhe në Luginë të Preshevës.

Reciprociteti është një parim të cilin të githw shqiptarët e këtushëm do të kërkojnë të respketohet në këtë proces të bisedave.Nyja gardiane mbi Luginën e Preshevës, mendoni se do të ishte zgjidhur, nëse do keni mundësi të merrni pjesë në këto bisedime?

Sh. Kamberi: Nuk mendoj se këto biseda do të jenë të lehta e as që mund të mendohet për një afat të parashikueshëm kohohrë në të cilin ato do të kryhen, pasi që me siguri Serbia do të jetë ajo që do të tentojë ato ti zvarritë për ta mbajtur Kosovën në një konflikt të ngrirë. Është interes i Kosovës që këto probleme praktike të zgjidhen në një kornizë kohore më të shpejtë, e naturiste kjo paraqet edhe interes të Luginës së Preshevës. Por, për momentin është me rëndësi se, falë presionit të BE-së, Serbia është detyruar të jetë bashkëpunuese, dhe se në këtë moment kemi një situatë të re e cila është më relaksuese.

Kosova Lindore, ishte deklaruar më 1, 2 mars të vitit 1992 për ribashkim me Kosovën dhe tash kemi Këshillin Nacional. A jemi në kundërshtim me veten, apo a do zihemi mat në këtë rast nga Serbia, që nëse prap kërkojmë një gjë të tillë’

Sh. Kamberi: Edhe sot, ashtu sikur në marsin e vitit 1992, shqiptarët e këtushëm dëshirojnë bashkangjitje me kosovën. Por, fatin e popujve nuk e përcaktojnë dëshirat. Janë realitetet gjeopolitike ato rrethana që përcaktojnë këto rrjedha.

Keni patur ndonjë takim me qeverinë e Kosovës apo qoftë me ndonjë lider të opozitës në Kosovë?

Sh. Kamberi: natyriusht se raportet e tona me institutionnel e Kosovës janë normale, dhe se takimet e kë tilla jëne periodike, qoftë me kryeparlamentarin, presidentin, kryeministrin, ministrat e caktuar. Sa i përket partive opozitare në kemi raporte të mira me AAK-në, ndërkohë që lideri i LDD-së, Nexhat daci, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Bujanoc në fillimin e këtij viti.

Cili është bashkëpunimi juaj me kryetarin e Preshevës dhe me veprimtarë të Medvegjës?

Sh. Kamberi: Me komunën e Preshevës raportet e tona janë të nivelit institutionnel. Normal se rapoortet e qeverisjes së atjeshme me strukturat e Pvd-së janë niouse në këto raporte. Me strukturat politike në Medvegjë poashtu kemi kontakte të vazhdueshme, edhe ëpr shkak të faktit se dega e PVD-së, është pjestare e koalicionit qeverisës.

Po me faktorin ndërkombëtar keni takime?

Sh. Kamberi: Naturisht, git politika jonë në Bujanoc është e oriëntuar që të ruajmë dhe kultivojmë raportet me faktorin ndërkombëtarë. Në këtë aspekt kemi raporte shumë intensive me Ambasadëb e SHBA-ve, të Gjermanisë, Britanisë së Madhe, francs e Italisë. Kohëve të fundit janë intensifikuar raportet edhe më ambasadën e Turqisë. OSBE dhe Komisioni i BE-së në Beograd janë parterët tanë strategjik

Sigurisht, se nuk do të tolerohej që Kosova Lindore të jetë kurban apo figurë shahu?

Sh. Kamberi: Nuk mendoj se është interes i dikujt në Luginë, Prishtinë apo Tiranë që të viktimizohet Lugina e Preshevës. Përkundrazi, unë pres që nga procesi politik që po hyn Pristina me Serbinë dhe BE-në, Lugina e Preshevës të përfitojë.

Nëse nuk do të jeni pjesë e këtyre bisedimeve, atëherë, cila do të jetë alternativa juaj, që të mund të përfitohen të drejtat elementare të këtyre tre komunave, e konkretisht komunës suaj, ku edhe jeni i pari i Bujanocit?

Sh.Kamberi:Nuk mendoj se mospjesmarrja jonë në këto biseda paraqet fundin e botës. Mendoj se pjesmarrja jonë do të ishte e dëshirueshme nëse e ndihmon Kosovën. Përkundrazi, mendoj se do të jetë humbje e madhe nëse në këto biseda Lugina e Preshevës nuk do të jetë temë.

Janë suspenduar disa policë shqiptarë nga policia serbe. A na njoftoni më për së afërmi, se çka ka ndodhur në këtë drejtim?

Sh. Kamberi: Projekti i policisë multietnike paraqet projektin më të rëndësishëm që është realizuar në rajon me ndihmën e Bashkësisë ndërkombëtare. Nga ky projekt kanë dalur 127 polic shqiptar në Bujanoc, në të cilin prezenca e shqiptarëve në këto struktura ishte eliminuar. Disa vite me radhë, në mënyrë sistematike, janë larguar, me pretekste të ndryshme 30 shqiptar. Kjo në esencë rrezikon këtë projekt, prandaj, këto ditë unë kam kërkuar nga autoritetet qveritare në serbi dhe nga OSBe që të shyrtojnë këtë çështje dhe të ofrojnë modalitete për ruajtjen e numrit të shqiptarëve në këtë institucion.

Trysni të madhe Serbia bën posaçërisht në Bujanoc. Përveç përmes tendencave për krijimin e komunës së Tërnocit që do t’i bënte shqiptarët pakicë në Bujanoc, diskriminimi është i hatashëm anipse shqiptarët përbëjnë 61% të popullsisë. Komenti juaj?

Sh. Kamberi: Kanë ekzistuar disa zëra, të cilat edhe tash kanë filluar të ringjallen se për shkak se shqipotarët dhe serbët nuk po munden së bashku të qeverisin, atëherë duhet që Bujanoci të ndahet në dy komuna secila me përbërje të ndryshme etnike. Për momentin, këto iniciativa ende nuk janë zyrtare. Por, një ide e këtillë për shqiptarët është apsolutisht e paparanueshme, sepse në këtë rast, vendbanimet apo etnitetin shqiptar do ta shkëpusë nga dalja në korridorin 10 dhe nga hekurudha. Kjo ide çon në getoizimin e shqiptarëve dhe si e tillë nuk mund të jetë e pranueshme.

Si është puna me Medvegjën.Keni bashkëpunim me veprimtarët e kësaj ane dhe sa janë të kënaqur me punën që bënë PVD?

Sh. Kamberi: Pozita e shqiptarëve në medvegjë është shumë e vështirë. Diskriminimi sistematik i shtetit serb ndaj shqiptarëve më së miri mund të pasyrohet në Medvegjë. Atje nuk kanë mbetur as 1 mijë shqiptarë. Pjesa më e madhe vazhdojnë të mbeten në Kosovë, ndërsa pasurtitë e tyre të boshatisura.

Çka i duhej me emergjencë Bujanocit e me rrethinë?

Sh. Kamberi: Urgjenca më e madhe është për vende të reja pune dhe investiture të huaj. Ne jemi duke përgatitur ndryshimet në Planet tona urbanisiez dhe me planet e reja to të parashohim zonën e biznesit dhe zonën industriale, poashtu, jemi të gatshëm që të ofrojmë lehtësira dhe benefite për investitorët e huaj, e pse jo edhe për diasporën tonë.

Si qëndron puna me lirinë e medias në këtë komunë?

Sh. Kamberi: Mediat kanë një rolë të rëndësishëm në shoqëri. Në luginë ato po e Kyren detyrën e vet të informait, por se ka nevojë për nxitjen e gazetarisë hulumtuese. Ato kanë liri veprimi, janë të ndihmuara nga vetëadinistrimi lokal, por, mendoj se kanë nevojë për nérite e kapaciteteve të veta për të qenë në nivelin e detyrës.

Po me çështjen e arsimit?

Sh. Kamberi: arsimi është çështja më problematike me të cilën ballafaqohën shqiptarët. Mungesa e teksteve mësimore, paqartësitë në planprogramet shkollore, mosnjohja e diplomave të Kosovës dhe mungesa e contrôlait pédagogie të vetë processif të arsimit janë vetëm disa nga problemet e shumta me të cilat po ballafaqohet shoqëria jonë në këtë sferë. Ne jemi duke punuar, në parnteritet me OSBE-në dhe Komesarin e saj për pakica që për vitin shkollor të ardhshëm në Luginë të hapet një apo dy institucione të arsimti të lartë, po shpesojmë se bisedat e ardhshme Pristina-Beogard do të ofrojnë një zgjidhje për diplomat nga UP-ja, ky proces poashtu dhet të oforjë një zgjidhje për tekstet shkollore për shqipatrët e këtushëm.

Në kabinetin tuaj, i jepni hapësirë të rinjëve?

Sh. Kamberi: Po mendoj se të rinjve duhet dhënë mundësia, pasi që ata paracelsien pjesën më vitale të shoqërisë sonë. Të rinjtë në Bujanoc përbëjnë 32 purin të numrit të gjithmbarshëm të popullatës. Prandaj, sidomos kur kanë përgatitjet shkollore meritojnë ti jepet shansi. Unë jam munduar të ofornjë të rinjtë në disa nga funksionet me përgjegjësi, dhe pres që në të ardhmen e afërt ata të jenë të gatshëm të ballafaqohen me çdo sfidë.

Sa orë në ditë i kushtoni politikës?

Sh. Kamberi: Kur njeriu politikën e ka profesion, atëherë orari nuk mund të matet me orë. Duhet te jesh i disponueshëm gjithnjë. Dihet kur shkon në vend pune e jo kur kthehesh prej tij.

Ju falënderojmë dhe ju dëshirojmë punë të mbarë.

Sh.Kamberi: Gjithashtu edhe juve suksese dhe gjithë bashkatdhetarët kudo që janë i dëshiroj gjitha të mirat.

Intervistoi: Dashnim HEBIBI

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply