Ndërroi jetë Avdi Zymberi nga Dukati i Medvegjës
Me pikllim të thellë ju njoftojmë se në moshën 59 vjeçare, papritmas, ndërroi jetë AVDI ZYMBERI nga fshati Dukatë-Sijarinë komuna e Medvegjës.I ndjeri ishte antar i medvegja.net/forum që nga themelimi e deri në momentet e fundit të jetës së tij.Ai u lind më 24 dhjetor 1952 në fshatin Dukat të Sijarinës,nderroi jetë më 11 korrik 2011 në Kanada. Që nga koha e luftës së Kosovës ai jetoi dhe veproi në Amerik rrespektivisht në Kanada.
Avdi Zymberi do të varroset ditën e enjte më 21 korrik 2011 në varrezat e qytetit të Fushë Kosovës pas namazit të Ikindis.Funerali do të niset në orën 17:00 nga Xhamia e Fushë Kosovës.
medvegja.net i shpreh ngushllimet më të sinqerta mbarë familjes Zymberi



18 Korrik 2011 at 10:22 pm
ngushllime mbar farefisit si dhe shokve per nipin tone per te cilin ndiejm dhimbje te madhe edhe ne
18 Korrik 2011 at 10:53 pm
Ju faleminderit Medvegja.net ne emër te familjes Zymberi
19 Korrik 2011 at 7:18 am
Me tronditje te thelle morem lajmin per vdekjen e papritur dhe te hershme te NIPIT tone shume te dashur- AVDIUT.
Bashkeshortes se nipit tone-Nazifes dhe femijve, nipave: Hamdiut e Fetiut, mbesave Qamiles e Fatmires dhe tere Familjes se madhe e bujare ZYMBERI- ngushllime te sinqerta per kete humbje te madhe.
Familjen Mustafa (ne Tupalle, Kosove dhe Diaspore) e tronditi thelle vdekja e hershme e NIPIT, AVDIUT. Do te jete veshtire me zbrastine qe mbeti pas vdekjes se Tij, por, kurre nuk do te shkoi nga zemrat tona.
Nipi yne, AVDIU, ishte familjar e farefise i madhe, shoke e mik i mire, i sinqerte e i ndershem-ISHTE NJERI i madhe. Posedonte shume energji pozitive, ishte gojembel e zemergjere dhe jetoi nje jete te ndershme. I respektonte te gjithe dhe at e respektonin te gjithe.
Edhe njehere NGUSHLLIME te sinqerta per Familjen Zymberi dhe te gjitha ata qe e kane farefise, mik e shoke. I lehte i qofte dheu- i amshueshem i qofte shpirti.
20 Korrik 2011 at 1:56 am
Ngushllime mbar familjes, Zoti paqt ba rahmet ne shpiert te tij……
20 Korrik 2011 at 6:55 pm
Në emër të Familjes të Liman Selmani, ju shprehim ngushllimet e sinçerta Familjes të ndjerit Avdi Zymberi.Është pikllim i përhershëm kur marim lajmin për vdekjen e ç’do njeriu , ndërsa kur është në pyetje për bashkvendasë, atëherë pikllimi shtohet edhe më tepër. Zoti e Bekoft të ndjerin Avdi, çoft i paharruar kujtimi për te. Me rrespekt, Fadil Selmani