Kanë filluar përgatitjet për shënimin e Takimeve të Vendlindjes në Tupallë
Tupallë/Medvegjë 3 prill(medvegja.net)
Shkruan Albert Salihu
Bashkësia Lokale e Tupallës ka filluar përgatitjet intensive për shënimin e takimeve te vendlindjes qe do të mbahen me 1 maj në Tupallë të Medvegjës. Sipas organizatoreve, edhe këtë vit do të ketë një program te begatshëm kulturor, artistik e sportiv. Është paraparë të marrin pjesë shoqëri kulturore – artistike nga Bujanoci, organizimi i një turniri ne futboll të vogël, si dhe shume befasi te tjera.
Pritet qe në këto takime te marrin pjesë rreth 1000-1500 qytetarë të Medvegjës, të shpërngulur gjithandej nëpër botë.

“Takimet e Vendlindjes” mbahen tradicionalisht tash e 45 vjet me 1 maj në vendbanimin më të madh shqiptar në Medvegjë – Tupallë. Janë takimet e para dhe të vetme që mbahen dhe organizohen nga shqiptarët e Medvegjës. Ndaj këto takime nuk duhet të harrohen, sepse janë takimet e vetme që i tubojnë shqiptarët e Medvegjës në të njëjtin vend.

Deri tash, organizimi më i madh i një takimi në vendlindje ishte 1 maj te vitit 2006, ku numri i te pranishmeve kalonte shifrat e 3000 personave. Atë botë vetëm nga Kosova kishin ardhur mbi 20 autobusë me medvegjas të shpërngulur nga trojet e veta.medvegja.net dhe Zëri i Medvegjës do të përcjellin nga afër këtë aktivitet.
/medvegja.net/
Foto:arkivat e medvegja.net



2 Prill 2011
-Lajmet-