RSS

KDNj e shqetësuar me gjendjen e të drejtave të njeriut në Luginë

10 Dhjetor 2011

-Lajmet-

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Luginën e Preshevës, shprehu të shtunën,  shqetësimin e organizatës së vet, lidhur me shkallën e pamjaftueshme të realizimit të drejtave të njeriut në këtë rajon.

KDNJ-së vlerëson se “me gjithë progreset simbolike në fushën e të drejtave individuale dhe në harmonizimin e legjislacionit vendor me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, gjendja e tanishme në fushën e të drejtave individuale dhe kolektive mbetet e rëndë”.

“Në shumë sfera; si në atë politike, juridike, ekonomike dhe sociale; gjendja e të drejtave të njeriut vazhdon të jetë e vështirë”, vlerëson KDNj, duke shtuar se “edhe gjatë këtij viti nuk ka pasur progres thelbësor në luftimin e diskriminimeve vendore”.

Sipas KDNJ-së, fusha e respektimit të të drejtave të njeriut në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kërkon pa dyshim më shumë përkushtim nga ana e institucioneve shtetërore, sidomos nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoritetet.

Ndaj, Këshilli për të Drejtat e Njeriut kërkon nga institucionet shtetërore që të jenë më aktive në zbatimin e sundimit të ligjeve, sidomos të legjislacionit që ka të bëjë me respektimin e të drejtave të njeriut dhe të ligjit kundër diskriminimit.

“KDNj kërkon njëkohësisht nga bashkësia ndërkombëtare mbështetje të mëtejme në vazhdimin e përkushtimit të saj për përmirësimin e nivelit të të drejtave të njeriut në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë; në funksion të inkurajimit të autoriteteve shtetërore në ndërmarrjen e masave konkrete dhe efikase, për përmirësimin e gjendjes së të drejtave të njeriut në këtë rajon”, thuhet në komunikatën e Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginë të Preshevës, të udhëhequr nga Belgzim Kamberi, kryetar./koha/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply