Një gjë që bie në sy ishte se këtë udhëtim e mbikëqyrnin vetëm pjesëtarët e njërit subjekt politik, të PVD-së (Partia për Veprim Demokratik).

Me të arritur ne B.Siarinës, pas kontakteve të para që pata me njerëz që ishin në rrjedha të këtij aktualiteti, mësova se subjekti tjetër politik që garonte në këto zgjedhje, UDSH – ja (Unioni Demokratik Shqiptar), ish LDI, kishin bojkotuar këto zgjedhje, si dhe kishin bërë thirrje publike tek popullata për këtë bojkot. Arsyetimi i tyre ishin parregullsitë në kutitë e votimit.
Me gjithë këto që u cekën, ditën e diel, përveç një numri më të madh se zakonisht të shqiptarëve në Medvegjë, nuk e karakterizoi asgjë tjetër. Formimi i këshillit nacional, edhe pse një ngjarje e rëndësishme për shqiptarët e Medvegjës, siç duket mbeti nën hijen e këtyre problemeve. Njëherit u duk se këto probleme kishin ndikim të madh edhe në procesin zgjedhorë, pasi që në orën 17, kur kishin mbetur edhe 3 orë deri në mbylljen e vendvotimeve, në qendrën e votimeve në B.Siarinës kishin votuar 88 persona! Mirëpo, në fund, rezultatet e konfirmuara nga PVD nuk treguan ndonjë ndikim shumë të madh të këtyre problemeve në këto zgjedhje, pasi që nga 1333 votues, në votime kishin dalë 1046, kurse PVD kishte fituar 1038 prej tyre

Për fund, pa dashur të komentoj për rregullsitë apo pa rregullsitë e këtyre zgjedhjeve, ne ju urojmë fitoren dhe ju dëshirojmë suksese partisë fituese, dhe shpresojmë shumë në punën e tyre.
Arsim SYLA-Medvegja Forum


12 Qershor 2010
-Lajmet-