Këshilltarët e Unionit Demokratik Shqiptar në Medvegjë me gjasë do ta bojkotojn punën e Kuvendit Komunal
Medvegjë,23 tetor(medvegja.net)
Situata e rëndë e shqiptarëve në Medvegjë dhe Çeshtja e mëtutjeshme e pjesëmarrjes së Këshillëtarëve të UDSH-së në Kuvendin Komunal të Medvegjës
UDSH, ish LDI në zgjedhjet e vitit 2008 fitoi tri vende në Kuvendin komunal të Medvegjës. Sipas vendimit të Kryesisë, për këshillëtarë u caktuan
1.Rexhep Abazi,
2.Hamdi Halimi dhe
3.Kadri Hyseni.
Mbetëm në opozitë, pasi që nuk u pranuan kërkesat tona për përfaqësimin e shqiptarëve sipas rezultateve të regjistrimit të vitit 2002, me 26.8% në të gjitha organet e kuvendit dhe në tërë komunën.
Duke pasur para syshë se ne jemi të zgjedhur nga populli si përfaqësues të tij dhe për interesat e tij, atëherë mendoj se ky obligim nuk permbushet vetëm me prezentimin dhe kërkesën e gjërave që u takojnë shqiptarëve në seancat e Kuvendit. Pra ne nuk e kishim as nuk do ta kemi këtë qellim dhe nuk vepruam as që duam të veprojmë kështu.
Ne do të mundohemi që fjalën e popullit ta prezentojmë aty ku duhet dhe ashtu siç duhet. Kështu vepruam prej ditës së parë të mandatit tanë në kuvendin komunal të Medvegjës. Mbase, provuam që si perfaqësues te shqiptarëve të ngrisim problemet e pazgjidhura të shqiptarëve që jetojnë në këtë komunë. Hasëm në moskuptim por edhe në rrezistencë e mbivotim nga shumica e këtij kuvendi, të cilin fatkeqësisht e përbën edhe një pjesë e shqiptarëve nga subjekti politik i PVD, të cilët bënë koalicion me Grupin qytetar S.Drashkoviq.
Kështu problemet e shqiptarëve edhe më tutje mbesin të paprekura e të pazgjidhura.
Po i ceku disa nga ato
1. Disproporcioni joreal dhe diskriminues në dëm të shqiptarëve në punësim (në afro 1700 të punësuar gjithësejt, afro 60 të punësuar shqiptarë, duhet të ishin 26.8%),
2. Moszgjedhja e asnjë shqiptari në vende udhëheqëse në tërë komunën dhe në organet e dikasteret e saj,
3. Moszgjedhja e drejtorit të shkollës fillore në Tupallë, vetëm pse është shkollë shqipe, që nga viti 2008,
4. Mosshpallja e konkurseve për kuadro të kualifikuara në të gjitha shkollat me mësim në gjuhën shqipe,
5. Mospranimi i diplomave të studentëve shqiptar të fituara në universitetet e Republikës së Kosovës,
6. Angazhimi i shumë punëtorëve serb në shkollat me mësim në gjuhën shqipe, në kundërshtim me dispozitat ligjore ( në Bajë të Siarinës, SHMT Medvegjë,),
7. Mosangazhimi i asnjë punëtori shqiptar në administratën e shkollave në Bajë të Siarinës, në shkollën fillore në Medvegjë dhe të SHMT në Medvegje,
8. Mosangazhimi i asnjë punëtori shqiptar në administratën e gjendjes civile,
9. Mosangazhimi i asnjë shqiptari në S.Policisë e as në sektorin e dhënjes së dokumenteve të udhëtimit dhe të identifikimit,
10. Moslejimi i hyrjes se shqiptarëve të Medvegjës me makina të regjistruara në Kosovë,
11. Moskrijimi i kushteve për kthimin e shqiptarëve të zhvendosur,
12. Shlyerja e vendbanimeve të perhershme të shqiptarëve pa kurfar arsyeje dhe baze ligjore,
13. Shlyerja e numrave personal dhe e shtetësisë për shumë shqiptarë të Medvegjës,
14. Pengimi i punimeve të afaristit të vetëm shqiptar të kësaj treve z. Agim Ukiqit në Bajë të Siarinës edhe pse paraprakisht kishte të gjitha lejet e duhura nga organet kompetente komunale,
15. Mosangazhimi ne rregullimin e infrastrukturës dhe kushteve tjera per jetë në vendbanimet ku jetojnë shqiptarët, me qellim të vështirësimit të jetes së njerëzve që aktualisht jetojnë dhe të atyre që ndoshta do të ktheheshin për të jetuar aty.
16. Mospërfillja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në komunën e Medvegjes në asnjë nivel, madje as në të gjitha shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, siç u cek më lart.
17. Mospranimi i kuadrove të kualifikuara shqiptare në konkurset e shpallura.
18. Mosangazhimi i asnjë mjeku, tekniku a punëtori tjetër shëndetësor shqiptar në institucionet shëndetësore në komunën e Medvegjës.
19. Deformimi dhe sllavizimi i emrave dhe mbiemrave shqiptarë.
Nuk po vazhdojmë më tepër të sjellim fakte këtu, por këtë do ta bëjmë kur të ketë gadishmëri për t’i zghidhur këto probleme të popullatës shqiptare në këtë komunë.
Prandaj mendoj që është e paefekt dhe e pa arsyeshme, e pakuptimtë, madje edhe e dëmshme që ne si perfaqesues te zgjedhur të shqiptarëve të marrim pjesë edhe më tutje në punën e Kuvendit komunal të Medvegjes, deri sa ky Kuvend as që qanë kokën për problemet jetike të shiptarëve si banorë të kësaj komue. Mbase, duhet të ngrijmë mandatet tona deri në momentin kur Kuvendi komunal të tregoj gadishmëri për tu marrë seriozisht dhe në mënyrë të drjetë me zgjidhjen e problemeve jetike të popullatës shqiptare të Medvegjës.
Do te marrim pjesë vetëm në ato séanca, apo pika të rendit të ditës së seancave në të cilat do të shyrtohen çështje me interes për shqiptarët dhe banorët e rëndomtë të kësaj komune.
Me kete qendrim te njoftohen:
1. Kuvendi Komunal i Medvegjës,
2. Ministria për qeverisje lokale e Republikës se Serbisë,
3. Qeveria e Republikës se Serbisë,
4. Kryetari i Republikes se Serbisë,
5. OSCE, Bujanoc
6. Ambasada e SHBA në Beograd,
7. Ambasada e Shqiperisë në Beograd.
U shqyrtua dhe u aprovua në mbledhjen e kryesisë së UDSH për Medvegjë, të mbajtur më 2 prill 2011.
U njoftua edhe Kuvendi Komunal i Medvegjes ne seancen e rregullt.
Kërkojme të ndërmirren masa adekuate sipas kompetencave të organeve që u drejtohemi.
Medvegje, 24 shkurt 2011
prof. Rexhep Abazi, keshilltar komunal
Kryetar i UDSH-se për Medvegjë,
Bajë e Siarinës, “Zenel Hajdini”nr.12,



23 Tetor 2011 at 6:21 pm
Vendimi i keshilltareve te Unionit Demokratik Shqiptare ne Medvegjes,sipas mendimit tim, eshte i drejte, madje edhe i domosdoshem. Eshte ceshtje e udheheqjes, por, mendoj se do te ishte mire qe edhe subjekti tjeter politik, pjese e “Koalicionit te Grupit te qytatareve- Drasghkoviq” te mendoje per nje hap te tille).
Sepse, qeveritaret e Serbise dhe te Medvegjes,vet nuk dojne te kuptojne, kurse, s’ka kush t’ju thote:
– se, per te qene pjese e Botes, duhet kultivua vlerat Evropjane dhe Boterore;
– se Kosoven, tani me Shtet i Pavarrur e Sovran, e kane njohur 85. shtete te Botes,nder to ato me te medhate dhe me relevantet ne Bote;
– se Shqiptaret, me kulturen tradicionale dhe te re te tyre, me besen dhe vlerat tjera te larta, po artikulojne, per cdo dite, vetem zere qe t’i perforcojne lidhjet politike e kulturore me popujte tjere ne Bote, Rajon e sidomos me fqinjet;
– se Popujt me nuk duhet dhe nuk mund te jetojne me tensionet dhe komplekset qe vijne nga e kaluarja, por, ne paqe e harmoni;
– se Kosova, si cdo shtet normal, jo vetem qe ka te drejte, por, ka edhe obligim (ndaj Popullit dhe Botes) qe t’i kete nen kontrolle cdo pike te kufirit te vet, andaj edhe ne Veri te Vendit;
-se Serbia ka obligim te respektoje te drejtat themelore njerezore te qytetareve, andaj, edhe te Shqiptareve te Lugines (Medvegjes, Bujanocit e Preshes);
– se, si shtet serioz qe pretendon te jete,Serbia duhet te krijoje te gjitha kushtet per kthimin e te shperngulurve me presione te ndryshme ne vitin 1999. dhe me vone;
– se duhet mundesua qe edhe Shqiptaret e Lugines te jetojne me dinjitet e te lire, pa diskriminim dhe pa mohim te te drejtave njerezore, sipas standardeve qe i kerkon dhe njeh Konventa Nderkombetare;
– qe edhe Shqiptaret e 3. komunave te Lugines, te konsiderohen dhe respektohen se qytatare te barabarte me te tjeret;
– qe qeveritaret e komunes se Medvegjes te detyrohen qe te mos vazhdojne me politikat per destimulimin e kthimit te Medvegjasve ne pronat e veta dhe qe ata te trajtohen si Serbet dhe te tjeret; E tj. E tj.
Eshte per t’u habitur se si ne Serbi (ne shtetin qe dha aq njerez te medhej si N. Teslla, M.Pupin, P. Saviq, B. Stankoviq e shume te tjere) nuk ka kush te thote se Serbia duhet te largohet nga ideologjite e errta Mesjetare dhe se duhet t’i kthehet realitetit. Kurse,ky realitet eshte se me, askush, nuk deshiron konflikte fetare as nacionaliste. Sot, ka ndodhur nje “Revolucion” me visione te reja te njerezve- vizione per jete me te mire dhe me dinjitoze te gjeneratave te tashme dhe t’ardhshme. Sot, Politika i sherben dhe duhet t’i sherbeje POPULLIT. Por, S’do mend, e gjithe kjo, nje dite, do te kuptohet edhe nga politikanet dhe udheheqesit serb. Opsioneve naciolaliste, si programe per te fitua zgjedhjet ne Serbi, u ka ardhur fundi. Tani, me siguri, elektorati do t’u kthehet atyre qe do te aktivizojne potencialet, jo te pakta, ekonomike, atyre qe do te mundesojne punen e me se 70.000 ndermarrjeve qe tani gjenden nen blokade per afarizem, atyre qe do te pamundesojne vazhdimin e shkaterrimit te bujqesise ne kete Shtet dhe atyre qe do t’a zvoglojne skamjen dhe papunesine ne Serbi.
Shqiptaret e Medvegjes nuk munden dhe nuk duhet te jene pjese e qeverise komunale qe mohojne dinjitetin, historine, kulturen, gjuhen, qe diskriminojne te arsimuarit e poshtrojne punetoret e bujqit e vyeshem Shqiptar. Shqiptaret e Medvegjes nuk duhet te jene pjese e qeverise e cila asgje nuk ka bere ne aktivizimin e ndermarrjeve qe dikur ishin shume rentabile dhe atraktive duke u perkushtua nde ndertimin e burgjeve dhe gjerave te ngjashme qe Shqiptareve (por edhe qytetareve te tjere) u sjellin vetem mjerim e shqetesim.
Dhe deri sa kjo te mos ndryshoje, mendoj se vendimi i keshilltareve te UDSH ne Medvegje- eshte i qelluar. Por, mendoj se gjithemone si kerkese numer 1. duhet te jete kthimi i te shperngulurve e pastaj te gjitha 19. kerkesat tjera te Kryesise se Uniionit Demokratik Shqiptar ne Medvegje.
23 Tetor 2011 at 11:04 pm
Vendim shume i drejt, besoj se do te jete hap i njejt edhe per keshilltaret e PVD-se gabimet e se kaluares nuk munde te permisohen por te pakten te ndalen , un kam shume besim te disa keshilltar te PVD-se se do ta bojkotojn kuvendin qe ua mohon te Flas, e te jetojn shqiptarisht te pakten per nder dhe respekt te parve ton qe lan mundim dhe vuajtje vetem e vetem qe ta ruajn dinjitetin shqipetar te ketyre trojeve.
Pajtohem plotesisht me “Gyrbetqarin” kushti Nr.1 eshte kthimi sa me i shpejt
i popullates
24 Tetor 2011 at 11:47 pm
Elementi thelbësor i një personaliteti, i një subjekti politik është VENDOSSHMËRIA për të pasur sukses, për të drejtat e tua nuk duhet kërkuar rrotull me hamendje se lë vend dhe zbrastirë për mos me u realizu dhe mos me pas sukses prej shkarkimt të dhunshëm të Kuvendit Komunal në Medvegjë, e deri sot shqiptarët veç kan qenë argat të dreqit e jo për interes të shqiptarëve prandaj kjo është veç për me na qit hi syve se politika serbe nuk ka ndryshaur as atëherë e as sot çka të rrin më shumë veç bëjnë dëmë edhe më të madh.!
25 Tetor 2011 at 1:53 am
Pershendetje,
duke cmuar lart pershkrimin e gjendjes se Lugines e ne vecanti te Medvegjes,nga Prof. R.Abazi,jo vetem permes vedimeve partiake sic eshte fjala tani, por ne menyre permanente dhe kronologjike, per c’do dite, nga c’do vend, tash sa e sa vite me radhe,shifet qarte se motoja LUMI I QETE RRENON BREGUN vazhdon te jete aktuale.
Shteti i Serbise nuk ka rruge tjeter pa u reformuar/demokratizuar simbas kerkesave te UE-se,por fatkeqesisht eshte duke e bere shum ngadale aqe ngadale sa duket se do te rrezistoi nje minut me shum se ne. Nje minut i cili vertet eshte shum i gjate per Medvegja e cila eshte periferia me ekstreme e shtetit Serbe, dhe si rrjedhoje edhe informacionet nga pushteti qendrore arrijne me vonese ose fare.
Koha eshte armiku jone…
Duhet te ndrrojme rolet patjeter, se nuk ben ndryshe.
Ne kuvende duhen shqiptare e jo vetem shqip-foles, qe jan ne gjendje te mos behen pjese e padrejtesive ndaj nesh, ne rast se nuk munde te bejne me shume.
Dhe keshtu do te mjaftonte ,se paku kohen do ta ndalonim, do ta ndalonim sepse bojkoti do te sensibilizoi nivellet me te larta, te cilave ne ket moment, nuk ju duhen fare problemet me minoritete.
Ket munde dhe duhet t’a bejme.T’a bejme sepse keshtu mundemi edhe t’a bejme kthimin dhe shum gjera tjera.