RSS

KLUBI I VENDLINDJES “TROJET’’ MBAJTI TAKIMIN E FUNDIT PËR KËTË VIT

25 Dhjetor 2011

-Lajmet-

KLUBI I VENDLINDJES “TROJET’’ MBAJTI TAKIMIN E FUNDIT PËR KËTË VIT

 


Foto : Medvegja

Fushë Kosovë, më 24 dhjetor (medvegja.net)

Kryesia e Klubit të Vendlindjes ,,Trojet’’,me seli në Prishtinë, zhvilloi takimin e fundit për këtë vit. Përveç anëtarëve të Kryesisë, ishte i pranishëm edhe një delegacion nga Medvegja. Takimin e drejtoi kryetari i Klubit, zotri Ismail Muharremi, i cili fillimisht prezantoi punën dhe aktivitetin e zhvilluar të Klubit për vitin që tashmë po e lëmë pas, si dhe vuri në dukje detyrat që na presin në vijim.

Në diskutimin e tij, prof.dr.Gani Jashari shtroi nevojën që në të ardhmen të punohet edhe më shumë, në mënyrë që t’i kontribuojmë edhe më shumë vendit tonë. Në diskutim morën pjesë edhe z.Imer Abazi, z.Shefki Ajeti, z.Bislim Musliu e z.Zymer Halimi,anëtarë të Kryesisë së Klubit “Trojet”.

Në diskutim u inkuadrua edhe z.Fehmi Beha, kryetar i Degës së Partisë për Veprim Demokratik, i cili prezantoi situatën e përgjithshme në Medvegjë gjatë vitit 2011. Sipas tij, ajo që më së shumti i preku shqiptarët e Medvegjës, ishte maltretimi i familjes Ismajli, nga Gërbaci, nga ana e policisë serbe. Ai gjithashtu tha se popullata shqiptare që jeton në Medvegjë bojkotoi procesin e regjistrimit të popullsisë që u mbajt në muajin tetor të këtij viti. Ndërkaq, Ramadan Jakupi elaboroi problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen banorët shqiptarë të Jabllanicës.

Pas diskutimeve të frytshme, Kryesia e Klubit të Vendlindjes “Trojet” vendosi që në të ardhmen të organizohen një varg takimesh me bashkëvendësit tanë që kryesisht jetojnë në Republikën e Kosovës.

Kryesia e Klubit të Vendlindjes “Trojet” shfrytëzoi rastin që të gjithë bashkatdhetarëve t’u urojë festën e Vitit të Ri! /medvegja.net/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

4 Responses to “KLUBI I VENDLINDJES “TROJET’’ MBAJTI TAKIMIN E FUNDIT PËR KËTË VIT”

  1. hasan Says:

    mir boll qe kenkan taku po me punu diqka per vendlindje jo.esa i perket rastit te familjes ismajli ketyre ju kan dasht nji jav dit me u taku dhe me dal me nji komunikat qesharake .than ne popull sa per sy e faqe.po mos ishin shqiptaret e bujanocit qe e sensibilizun problemin ne at mas ,per keta te klubit trojet as qe ishte marr vesh ai problem .po pytni keta zotni cili nga ju ket dhe e vizituat sokol ismajlin e rrahur dhe qfar perkrahje apo kurajo i dhat qe ai te qendroj ne ato troje . une personalisht i njoh keta te kryesis dhe edi sa ponojn per vendlindje

  2. sokoli Says:

    Me vjen mire qe jane takuar por sedi se kush nga medvegja mori pjes dhe se nje numer i personave te klubit trojet kane marr pjes ne regjistrimin e popullates, ku ne qe jetojm ne medvegj nuk kemi marr pjes kurse nje numer kane ardhe nga republika e Kosoves dhe kane marr pjes ne regjistrim.
    Sa i perket familes ismajli nuk besoj se e ka vizituar ndonje antar i klubit trojet ne kosov e jo trojet e tupalles.
    Bashksia lokale e Tupalles e ka vizituar disa her ket famile dhe ka reaguar ashper dhe ka kerkuar protesta nga perfaqsuesit tane por jane duke e shuejtur ket rast te rende.

  3. Gurbetqari Says:

    Medvegjasve kurre nuk u ka mungua mencuria dhe trimeria. Dhe,ata vet, me asgje nuk kane kontribua qe pronat e tyre sot jane,po thuaj, te shkreta. Ky perkushtim i Medvegjasve per Trojen e tyre te shejte eshte shpresa me e madhe se e qendrimit te Shqiptareve ne kete Vend te dashur.

    Medvegjasit kane Diasporen e organizuar mire dhe te perkushtuar per Vendlindje. Medvegja ka intelegjencen e vet me te cilen krenohen. Medvegja ka perfaqesues dhe lidere te mire te denje qe,para se gjithash, punojne qe Shqiptaret te mos e braktisin me tej kete vend dhe qe te kthehen te gjitha ata qe jane shperngul me dhune e presione.

    Ne kete drejtim, kontribut te madhe jep edhe Klubi i Vendlindjes- “Trojet”, te cilin e udheheqin keta intelektual dhe Medvegjas te mire dhe te afte qe mund t’a udheheqin edhe Shtetin.

  4. sokoli Says:

    O gerbetqar mir po e di se kush je edhe sa te kam larg nga shtepija ime sa shpi i kemi nermjet por nuk mundet me i dhan perkushtim ma shum se sa migjallaret tu e une e tegjith qe jetojm ne kto troje, ne krenohmi qe jetojm ne kto troje por dije se ne nuk jemi gerbetqar dhe kur te dojm shkojm ne kosov edhe kemi ku me shku por si foleja e jone e lindjes nuk mundet te jete as ne kosov e as ne leban por me e mir se Tupalla nuk ka.
    Dijaspora ka njerz te menqur edhe ne e dim por ne kohen e juaj kto i ka pru komunizmi se mir e dim se kush jemi.
    Bashksia ime lokale ku ne krye te saj jame une mbas 23 viteve kur ka organizuar koncert dhe ka ftua daullet ne Tupalle disa kane ik se mos po i shef ndokush i partis socijaliste, kurse tegjith ata qe kane ardhe i ka kapluar vaji nga gezimi se prap ne Tupall ndegjohet tupani.

Leave a Reply